Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ende nuk ka caktuar një datë për betimin e anëtarit më të ri të gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, duke sjellë për pasojë zvarritje në procesin e zëvendësimit të kryegjyqtares kushtetuese Holta Zacaj. Gjykata e Lartë zgjodhi Asim Vokshin si anëtar të Kushtetueses, edhe pse ai mori më pak vota se […]
Sarkozy zhvilloi një festë lamtumire përpara se shkonte në burg
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, mblodhi të gjithë miqtë e tij këtë të mërkurë që kaloi për një festë lamtumire përpara se të shkonte në burg. Mësohet nga mediat lokale se ndër të ftuarit e Sarkozy-t ishin, natyrisht, avokatët e tij, ministrja franceze në largim e Kulturës dhe bashkëpunëtorja e tij prej vitesh, Rachida Dati, kryetari […]
Ministrja Sala: Spitalet rajonale drejt shërbimeve terciare dhe autonomisë së plotë
Spitali Rajonal i Lezhës është gati për të ofruar shërbime të plota dhe moderne për banorët e qarkut, pas përfundimit të rikonstruksionit të godinës qendrore, një investim i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë inspektimit të ambienteve të këtij spitali, tërësisht të transformuar, […]
“Journal of Nutrition”: Të ngrënit më shumë se një vezë në javë ul rrezikun e Alzheimerit me 47%
Një studim i botuar në “Journal of Nutrition” zbuloi se të rriturit – që hanin më shumë se një vezë në javë kishin një rrezik prej 47% më të ulët për të zhvilluar demencë të Alzheimerit krahasuar me ata që hanin rrallë vezë. Studimi 6-vjeçar me mbi 1000 pjesëmarrës zbuloi gjithashtu se 39% e kësaj […]
Eurodeputeti: E papranueshme, ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës
Eurodeputeti Riho Terras përmes një postimi ne “X” ka thënë se ndërhyrja e hapur e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës është e papranueshme. Sipas tij manipulimi i sponsorizuar nga shteti dëmton demokracinë. “Bashkimi Evropian duhet të marrë një qëndrim të qartë: zgjedhja e lirë i përket popullit të Kosovës dhe jo politikanëve në Beograd, ka shkruar Terras. ‘s […]
Vrasja e Astrit Kalasë/ Avokati: Gjyqtari, viktimë e sistemit! Drejtësia në krizë nga politika dhe…
I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, avokati Gylsen Zhllima deklaroi se gjyqtari Astrit Kalaja ishte më tepër viktimë e sistemit dhe ndikimeve politike, sesa përgjegjës për shkelje personale. “Plumbat që qëlluan mbi gjyqtarin nuk ishin për të, por për gjithë ata që futen në sistem nga korridoret e politikës dhe jo nga dera e shkollës së […]
U dënua me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla ankimon vendimin në Apelin e GJKKO
Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla ka ankimuar dënimin me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, dhënë nga shkalla e parë e Gjykatës së Posaçme. Me anë të postës elektronike në Apelin e GJKKO-së është dorëzuar ankimimi nëpërmjet avokatit të tij. Me 24 janar të vitit 2024, Gjykata e Posaçme e gjeti dhe e shpalli fajtor Memollën. Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës nisën pasi në media u publikua një […]
Dosja CEZ-DIA/ Kushtetuesja rrëzon Kastriot Ismailajn, kërkoi shfuqizim të dënimit me 11 vite burg
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish-administrator i kompanisë DIA, i dënuar në vitin 2017 nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, në lidhje me marrëveshjen CEZ–DIA. Në ankim, Ismailaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi dënimin […]
Federata Serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin ku do të luhet ndeshja, e hoqën për të shmangur incidentet.. (FOTO)
Federata Serbe ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin “Dubocica” ku do të luhet takimi mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një ditë më parë, gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare në këtë stadium, flamuri kuqezi nuk ishte vendosur. Të pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata reagoi duke thënë se nuk vendosën flamurin në mënyrë që të […]
Video/ Nuk “ngopen” nga provokimet serbët! Vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë në qytetin ku ndodhet Kombëtarja shqiptare
Teksa pak orë na ndajnë nga “finalja” e Shqipërisë në Leskovc kundër Serbisë, këta të fundit duket se nuk i kursejnë ende provokimet. Përveç heqjes së flamurit nga stadiumi, një gjest që ata e cilësuan vetëm si një veprim për të shmangur incidentet e pakëndshme, kësaj radhe ishin tifozët vendas që kanë provokuar ekipin Kombëtar shqiptar. Në […]