Vrasje në Tiranë, një person gjendet i qëlluar me thikë
Një person rreth 50 vjeç është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Babrrusë në Tiranë. Dyshohet se viktima ka plagë me thikë në trup. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia. Top Channel
Sulmi në Mançester, reagon Starmer: Urrejtja po rritet në Britani, do të bëjmë gjithçka për të garantuar…
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, ka reaguar për herë të parë për sulmin që ndodhi në sinagogë në Mançester, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe katër të tjerë mbeten të plagosur. Duke folur pas një takimi urgjent në Downing Street, Starmer dënoi sulmin, që e cilësoi si të neveritshëm, duke […]
Batutat e Ramës me Macron dhe Alijev jehonë në median britanike, The Telegraph: Liderët ‘tallën’ Trumpin
Video e kryeministrit Edi Rama në samitin e Komunitetit Politik Evropian, ka marrë edhe vëmendjen e medias britanike The Telegraph. Rama i tha presidentit të Francës Emanuel Macron që të kërkojë falje se pse nuk e ka uruar Shqipërinë dhe Azerbajxhanin që e kishin nënshkruar tashmë paqen, batutë e cila lidhet me ngatërresat e Trump. […]
Zgjedhjet në Tiranë, debat PS-PD/ Opozita akuzon presidentin Begaj për shkelje dhe përplasen me socialistët për vakancat në KQZ
Dita e duelit për Tiranën u shpall nga kreu i shtetit, por dekreti presidencial për garën e kryeqytetit për demokratët është arsye që Bajram Begaj të mos jetë më në zyrën e Presidentit. “Shkelja është brutale, Presidentin e Republikës nuk e lënë më të ushtrojë detyrën dhe kjo është një nder arsyet pse Bajram Begaj nuk […]
Përsosmëria e Kadaresë/ Analiza e dorëshkrimeve të shkrimtarit tregon korrigjimet e vazhdueshme
Dorëshkrimet e një shkrimtari janë rrugëtimi i një procesi të gjatë krijues, nga hedhja e mendimeve në letër deri te vepra që lexuesi merr në dorë. Duke analizuar qindra dorëshkrimet e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, studiuesja Persida Asllani tregon se vepra e tij ka qenë gjithmonë në rikrijim, me korrigjime të herëpashershme. “Po […]
Ankimi i Dekretit të Presidentit/ Dervishaj: GJK duhet ta pezullojë menjëherë, është precedent tejet i rrezikshëm…
Për avokatin dhe ish këshilltarin ligjor të ish Presidentit, Ilir Meta, Bledar Dervishaj, e konsideron një precedent tejet të rrezikshëm, nëse Gjykata Kushtetuese nuk shprehet menjëherë për pezullimin e Dekretit të kreut të shtetit, Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës, të ankimuar në Kushtetuese këtë të enjte nga kryebashkiaku i […]
Zbulohet plani sekret i Francës kundër dezinformimin rus: 40 milionë euro për luftën e influencës
Një plan i Ministrisë së Jashtme franceze për të luftuar dezinformimin rus, i cili duhej të mbahej i fshehtë, u zbulua për shkak të neglizhencës së diplomatëve francezë. Sipas shkrimit me titull ‘Ministria e Jashtme e Francës në një gjueti spiunësh’, teksa Franca përpiqet të rikthejë kontrollin në luftën e ndikimit kundër Moskës, u zbulua […]
Hetimet për vdekjen e kenianes, telefoni çohet në SPAK për të kryer ekspertim telefonik të avancuar
Nga Elton Qyno Me shpresën e zbardhjes së misterit dhe rrethanave të vrasjes së shtetases Keniane, Joy Ayoko, prokuroria e Tiranës ka marrë një vendim për ekspertim të avancuar të dy telefonave të vajzës që kishte ardhur nga Kenia në Tiranë për të punuar në një kazino në zonën e Stadiumit. Dy aparatet e telefonit, […]
Gara për Tiranën, Bamir Topi kundër Bajram Begajt: S’ do ta firmosja dekretin për zgjedhjet
Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur kundër dekretit të presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli dekretin për datën e zgjedhjeve për Tiranën më 9 nëntor ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vazhdimësinë e procedurave pas ankimimit të Erion Veliajt. Në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Topi tha se nuk do ta firmoste dekretin nëse do të ishte në detyrën e kreut të […]
Mes shiut dhe të ftohtit, pa strehë: Apel urgjent për një grua të moshuar në Sarandë
Mes shiut dhe të ftohtit, pa strehë: Apel urgjent për një grua të moshuar në Sarandë Përshëndetje Saranda WebTek rruga përballë marketit Spar, pranë Stadiumit në Sarandë, jeton prej muajsh një grua e moshuar. Ajo ka kaluar gjithë verën duke fjetur mbi kartona të shtruar në trotuar, dhe tani, mes shiut e të ftohtit, vazhdon […]