Përplasi me makinë këmbësoren, procedohet shoferja në Lezhë
Është proceduar penalisht shoferja që përplasi me makinë një këmbësore në kryqëzimin e Patokut, Lezhë. Uniformat blu bëjnë me dije, se e lënduar ka mbetur shtetasja me iniciale M.K., 77 vjeçe, banuese në Laç, e cila po merr mjekim në spital. Njoftimi: Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal […]
Një fitues i “Topit të Artë” për debutuesit e Botërorit 2026, Fabio Cannavaro drejt stolit të përfaqësueses aziatike
Federata e Futbollit të Uzbekistanit ka nisur zyrtarisht bisedimet për të emëruar trajnerin e ri të kombëtares, në prag të përgatitjeve për turnetë madhorë, përfshirë debutimin historik në Kupën e Botës 2026. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, kandidati kryesor aktualisht është ish-kampioni i botës dhe fituesi i “Topit të Artë”, Fabio Cannavaro. […]
Situata me dronët rus, kryeministrja daneze ngre alarmin: Europa në rrezikun më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me sigurinë në kontinentin evropian, duke e cilësuar situatën aktuale si më të vështirën dhe më të rrezikshmen që nga Lufta e Dytë Botërore, madje më të rëndë se gjatë Luftës së Ftohtë. “Mendoj se është serioze. Lufta në Ukrainë është shumë serioze. […]
E rëndë në Shkodër, 2-vjeçarja bie aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë, përfundon në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një 2-vjeçare ka përfunduar në spital pasi ka rënë në një enë me ujë të nxehtë. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Skënderbeg”. “Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, […]
‘E vështirë të gjesh një mace të zezë në një dhomë të errët, veçanërisht kur nuk është aty’, Medvedev tallet me Trump për nëndetëset pranë Rusisë
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka tallur Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kishin dërguar nëndetëse bërthamore në bregdetin rus, siç kishte premtuar Trump. Trump të martën e quajti Medvedevin një “person budalla” dhe tha se ai kishte zhvendosur “një ose dy nëndetëse” në bregdetin rus. Ai tha në gusht […]
Diella shfaqet me 6 gishta në mesazhin e postuar në Facebook, foto e “ministres” bëhet virale
Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella është shfaqur sot sërish për publikun në ditën e parë të muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Përmes një fjale të shkurtër Diella ka dhënë edhe një mesazh sensibilizues, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut në rrjetet sociale ishte fakti se dora e Diellës kishte […]
Dënime maksimale për mafian ballkanike që futi lavanderitë e kokainës në Belgjikë, Prokuroria kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës
Në një seancë gjyqësore të zhvilluar në Antverpë, Belgjikë, dy prej figurave kryesore të mafies ballkanike – Sani “Shade” Al Murdaa dhe Ermir “Cinco” Ndreaj – po përballen me kërkesa për dënime të rënda nga prokuroria, pas akuza serioze kundër tyre. Autoritetet belge thonë se organizata kriminale e udhëhequr nga këta dy persona ka kontrabanduar […]
Jep dorëheqjen shefja e kabinetit e Ramës, ja kush e zëvendëson
Shefja e kabinetit e kryeministrit, Vali Bizhga ka dhënë dorëheqjen nga detyra që e mbante që prej ditës së parë kur Edi Rama mori detyrën e kreut të qeverisë. Bizhga ka qenë një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Ramës, duke e mbajtur këtë detyrë edhe në kohën kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Në […]
Gara për Bashkinë/ “Unë nuk e mund dot Manastirliun”, ish-deputeti i PD: Vetëm Berisha mund t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel, ku komentoi procesin e zgjedhjes së një kandidati të përbashkët nga opozita. Sula sfidoi hapur kreun e PD-së, Sali Berishën, duke thënë se vetëm kryedemokrati mund t’i fitojë zgjedhjet. Po ashtu në studio ishte dhe Tedi Blushi i […]
Komisioni për Edukimin/ Boçi kërkon bashkëpunim, Baçi-anëtarëve të PS: Funksiononi vetëm me urdhra
Mbledhja e parë e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportin nisi me thirrjen për bashkëpunim nga kryetari i komisionit, Luçiano Boçi, i cili ftoi anëtarët të kontribuojnë për ngritjen e sistemit arsimor dhe zhvillimin e shkencës e sportit në vend. Luçiano Boçi: Ftoj secilin prej jush që është pjesë e këtij komisioni, që me përgjegjësinë, […]