Konflikt mes shqiptarëve në Britani! 31-vjeçari vret me thikë kushëririn e tij (EMRAT)
PAMJE NGA VENDNGJARJA BRITANI E MADHE-Një konflikt mes dy kushërinjve shqiptarë ka përfunduar me vrasjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes (29 gusht) në rrugën Cardigan Road, Headingley, ku 26-vjeçari Elsiado Marku u qëllua për vdekje me thikë. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje nga autoritetet, raportojnë mediat e huaja. […]
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, PDK dhe LDK bojkotojnë seancën
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk u mbajt, për shkak të mungesës së kuorumit. Të pranishëm, përveç Bashës, ishin dy nënkryetare: Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emilja Rexhepi nga partitë joserbe, por munguan ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. […]
Vdekja e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 Shtatorin ditë zie kombëtare
Dhimiter dhe Roza Anagnosti TIRANË- Qeveria ka vendosur që të shpallë këtë të martë të 2 Shtatorit ditë zie kombëtare, në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Në nderim të tij të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmështizë. Vendimi: Vendimim i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave: V E N D […]
Sigurimi vullnetar, kush duhet ta bëjë? – Garanton pension dhe më shumë të ardhura. Kuota vjetore, rreth 1 mijë euro
Çdo individ që nuk është në marrëdhënie pune dhe rrjedhimisht nuk bën pjesë në skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, ka të drejtën që të paguajë sigurim vullnetar në mënyrë që të mos penalizohet nga e drejta për pension pleqërie. Referuar të dhënave zyrtare të ISSH-së për vitin 2024 numri i kontribuuesve vullnetarë regjistrohet në […]
Disfata e 11 majit, propozimi i Kasos e Bozdos: ‘Këshill të urtësh’ për analizën e PD, Berisha të mos ‘preket’
Shtatori erdhi, e pas një vere të nxehtë që PD kaloi duke denoncuar atë që e quan farsë elektorale të 11 majit, vjen edhe nevoja për reflektim. Në selinë blu po artikulohet një tezë e re: ngritja e një “Këshilli të urtësh”, me personalitete të saj ndër vite, që do të kalojnë në “lupë” punën […]
Skema e Investimeve, Denaj: Fermerët përfitojnë deri në 50% grant të vlerës së investimit
Fermerët që zotërojnë ferma bujqësore apo blegtorale kanë tashmë mundësinë të përfitojnë mbështetje financiare në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, e cila synon të nxisë mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në sektorin bujqësor. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur dje se kjo skemë ofron grante deri […]
Tedi Blushi publikon raportin e Avokatit të Popullit: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar dje dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të rënda për ngjarjen e 21 tetorit 2024, kur ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua. Blushi tha se raporti është një “akt-akuzë e drejtpërdrejtë për SPAK-un”, të cilin e cilësoi si vegël […]
Rëndohet bilanci i aksidentit në aksin Fier–Vlorë, ndërron jetë pasagjeri i plagosur rëndë
Ka ndërruar jetë pas mesnate edhe pasagjeri i kamionçinës që u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur të hënën në autostradën Levan–Vlorë, duke e çuar në dy numrin e viktimave. Viktima e dytë është A. Muho, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës pas aksidentit, por nuk arriti t’i […]
Tërmeti fatal në Afganistan merr qindra jetë, vijojnë kërkimet për të mbijetuar
Tërmeti me magnitudë 6.0 që goditi natën e 31 gushtit zonat lindore të Afganistanit, duke përfshirë provincat Kunar dhe Nangarhar, ka shkaktuar tragjedi të mëdha. Autoritetet njoftuan se të paktën 800 persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.  Epiqendra e tërmetit ndodhej vetëm disa kilometra nën sipërfaqe, faktor që e bëri […]
Horoskopi për ditën e sotme, 2 shtator 2025
DashiEkziston një dëshirë e fortë për eksplorim dhe mësim, duke e bërë këtë një ditë për të përqafuar ide dhe perspektiva të reja. Financiarisht, mund të vini re mundësi që lindin nga vende të papritura, veçanërisht nëse jeni të gatshëm të bashkëpunoni ose të kërkoni këshilla. Në punë, Mërkuri mund të çojë në pengesa në […]