Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të hapet të premten
Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të hapet për qarkullim ditën e nesërme (e premte). Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ka nisur që në vitin 2008 dhe është ndryshuar disa herë. Rruga Qukës-Qafë Plloçë shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin.Kjo rrugë është 43 kilometra dhe ka kushtuar 260 milionë euro. “Projekti Qukës-Qafë Plloçë është një projekt me […]
Rakipi: Shpifja nuk i bën dëm Shqipërisë, por gazetarët duhen mbajtur nën kërcënim penal
Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, në dëgjesën publike për Kodin e ri Penal, u ndal me theks të veçantë te neni më i debatueshëm i draftit – shpifja. Përpara ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe të pranishmëve të tjerë, Rakipi mbrojti idenë se gazetarët nuk duhen përjashtuar nga përgjegjësia penale. “Nëse ne i […]
Përplasen dy makina dhe një motor në aksin Klos-Burrel, plagosen dy persona
Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të enjte, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Klos-Burrel. Autoritetet policore raportojnë se janë përplasur me njëri-tjetrin dy automjete dhe një motor, me drejtues shtetasit G.N., S.S dhe Xh.T. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur shtetasit G.N., dhe Xh.T., të cilët janë dërguar në spital […]
Denar Biba tërhiqet nga gara, ja kandidatët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për vendin vakant të kreut të Kushtetueses, pas tërheqjes nga gara të Denar Bibës. KED njofton se procedura për verifikimin e Denar Bibës përfundoi për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi. Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese […]
Të dyshuar me të shkuar kriminale, KQZ mbyll procedurat pa vendim përfundimtar për dy kandidatë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi sot përfundimin e procedurave administrative për dy kandidatët Euglen Gjini dhe Ilir Mollaj, që i ishin nënshtruar verifikimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, pa një vendim përfundimtar. Celibashi theksoi se “ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës”, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. “U shqyrtua rezultati i […]
KQZ konfirmon 5 këshilltarët e rinj bashkiakë në pesë bashki
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike, në të cilën u miratua plotësimi i vakancave në pesë këshilla bashkiakë, si dhe u trajtuan dy çështje që lidhen me procedura verifikimi të kandidatëve për zgjedhjet e kaluara. Pesë këshilltarët e rinj bashkiakë Në kuadër të detyrës ligjore për garantimin e funksionimit të organeve të […]
“Janë 1 mln automjete për 3 muaj në tunelin e Llogarasë”/ Balluku zbulon shifrat e turizmit këtë verë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka treguar disa shifra për turizmin këtë verë. Gjatë fjalës së saj, Balluku ka theksuar se për 3 muaj kanë kaluar 1 milion makina në tunelin e Llogarasë. Ndërkohë që në fjalën e saj theksoi se Bulqiza tashmë do kthehet në destinacion të turizmit arkeologjik, për shkak të […]
Veliaj i përlotur nga qelia: Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar me një letër fëmijëve që në 8 shtator pritet të nisin vitin e ri shkollor. Ai kërkon ndjesë që projekti për drekën falas në institucionet arsimore nuk u arrit, por sipas tij kjo erdhi për shkak të izolimit të tij. Siç e quan Veliaj, ndalim i vullnetit të popullit. […]
E rëndë në Tiranë, 40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e 3 shtatorit. Sipas asaj që raporton policia, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” një grua 40-vjeçare, me inicialet A. S. ka rënë aksidentalisht nga ballkoni dhe si pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Putin fton Zelenskyn në Moskë, Trump premton lëvizje të reja: A po riformatohet loja për Ukrainën?
“Mendoj se ka njëfarë drite në fund të tunelit. Do të shohim si do të zhvillohet situata”, tha dje Vladimir Putin. Por më pas shtoi: “Përndryshe, do të na duhet të përmbushim detyrat që na takojnë me forcën e armëve”. Presidenti rus foli me gazetarët gjatë vizitës së tij në Kinë, ku ndoqi paradën ushtarake të Xi […]