Kapet telefon në burgun e Drenovës, zbulohet në qelinë e një të dënuari për drogë
Grupi i sigurisë së Institucionit të Vuajtjes së Dënimit në Drenovë ka sekuestruar një aparat celular brenda një qelie në sektorin e sigurisë së lartë. Telefoni iu gjet një të dënuari për veprën penale të lëndëve narkotike. Rasti është referuar për hetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria e Korçës, të cilat po […]
Seanca paraprake për Erion Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës përballet me disa akuza
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në orën 12:00, do të mbahet seanca paraprake ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë në këtë çështje. Veliaj akuzohet për disa vepra penale, të cilat do të bëhen publike gjatë seancës. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Veliaj përdori pushtetin […]
Profesori italian prej dy muajsh në burgun e Fierit, flet gruaja e tij: Aksidenti kur po shkonim në një dasëm, apeli për Giorgia Melonin
Intervistë me Vanessa Castelli, partneren e Michele D’Angelo-s, profesor i Biologjisë në Universitetin e Aquila-s, i ndaluar prej gati dy muajsh pas një aksidenti rrugor në Fier. Nga qelia, zëri i tij: “Nuk dua privilegje, por respektim të të drejtave themelore”. Apel për Giorgia Meloni: “Të angazhohet që procesi të transferohet në Itali”. Nga burgu […]
994 mijë shqiptarë udhëtuan jashtë, INSTAT: Shifrat janë 10% më të larta se një vit më parë
Shifrat e INSTAT treguan që këtë vit ka qenë më i lartë numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë vendit gjatë verës. Në muajin gusht, 994.573 persona dolën nga Shqipëria, duke shënuar një rritje me 10.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Arsyet janë nga më të ndryshmet. Por […]
Prona, dyqane, poste parkimi, vilë e makina, kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestron pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetases Sanja Telhallari me profesion notere si dhe të familjarëve të saj. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë periudhës 2013–2024, 35-vjeçarja ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, […]
“O mashtrusa, ulu aty dëgjo. Jam vlonjat, s’ka shanse që…”, momentet e tension në mbledhjen e Këshillit bashkiak, i riu hap derën me forcë dhe kërcënon zyrtarët
Me tensione dhe incidente është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, bën me dije se një banorë ka hyrë me forcë në sallën ku po zhvillohej mbledhja. Banori ka pretenduar se i është prishur banesa, e cila ndodhet në rrugën që lidh Portin e Vlorës me rrugën Transballkaniken. […]
Konferenca e Kryetarëve, Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend
Në Konferencën e Kryetarëve, opozita ka kërkuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, lidhur me shkarkimin e drejtuesit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në fjalën e tij, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka thënë: Kuvendi ka miratuar fushën e përgjegjësisë së komisioneve. Modeli i ndjekur është një model […]
Ndarja nga jeta e sopranos së shquar, reagon Pirro Çako: Lamtumirë nëna ime
Është shuar sot në moshën 88-vjeçare soprano e njohur, Luiza Papa Çako. Pas lajmit të vdekjes, ka reaguar djali i saj, kantautori Pirro Çako. Ai ka publikuar një fotografi të vjetër nga fëmijëria, ku ai shihet në krahët e nënës. “Lamtumirë Nëna ime”, ka shkruar Çako krahas fotos së veçantë. Top Channel
Blushi: Shumë shpejt opozita do ketë emrin e kandidatit të saj për Bashkinë e Tiranës
Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, ka folur për mediat edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ndërsa denoncoi mazhorancën për shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit në seancat e kaluara, duke iu bashkuar kërkesave të Partisë Demokratike, sekretari i përgjithshëm i PL bëri komente edhe për situatën politike në […]
BE-ja konfirmon rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit
Bashkimi Evropian (BE) njoftoi të hënën se i ka rivendosur sanksione Iranit, duke e ndjekur hapin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). “Sot, BE-ja riktheu sanksionet ndaj Iranit si përgjigje ndaj mosrespektimit të vazhdueshëm të marrëveshjes bërthamore. Dera për bisedime diplomatike mbetet e hapur”, thuhet në një deklaratë të presidencës së BE-së. BE-ja bëri […]