E quajti “bukurosh”, Klevis Balliu i kthehet Ballukut: Unë kështu kam lindur, ti u bërë me lekët e shqiptarëve
Seanca plenare e kësaj të hëne, më 29 shtator, është shoqëruar me replika dhe tone të ashpra mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Debati nisi kur Balliu ndërpreu fjalën e Ballukut gjatë diskutimeve për investimet e huaja në vend, çka solli reagimin e saj me një koment ironik: “Pusho ti […]
Ekskluzive/ Opsioni i rrallë, Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë… “të vegjël”. FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin për ndeshjen e 11 tetorit
Vendimi i FIFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri që do të luhet më 11 tetor në Leskovc të Serbisë është çështje orësh tashmë. Kur kemi hyrë më pak se 2 javë nga ndeshja dhe një javë nga grumbullimi zyrtar i ndeshjes më të rëndësishme të kësaj fushate eliminatore, ku ëndërrojmë kualifikimin e parë për finalet e një […]
Prokuroria kërkon dënimin me vdekje për vrasjen e Charlie Kirk, 22-vjeçari pritet të dalë para gjykatës
Tyler Robinson, 22 vjeç, i akuzuar për vrasjen e aktivistit Charlie Kirk, pritet të dalë në gjykatë këtë të hënën në një seancë vendimtare në qytetin Provo, Utah. Ai dhe avokatja e tij e sapoemëruar, Kathryn Nester, do të vendosin nëse do të kërkojnë një seancë paraprake dëgjimore, ku gjykata do të shqyrtojë nëse ka […]
Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE
Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka është zgjedhur sot me unanimitet Zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në një status në faqen e saj në Facebook, ajo thotë se ky është një mesazh i fortë besimi “se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion”. “Kjo detyrë sjell përgjegjësi të qarta: të forcoj zërin e vendit […]
Iu sekuestruan pasuri me vlerë 3 milionë euro, flet për TCH noterja 35-vjeçare: Vijoj punën, e shkuara e bashkëshortit nuk mund të më prekë mua
Pasuri me vlerë 3 milionë euro i janë sekuestruar sot noteres Sanja Telhallari. Nga hetimet e kryera nga prokurori Ndini Tavani ka rezultuar se gjatë 11 viteve, nga 2013 deri në 2024, 35 vjeçarja ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë […]
“Si dole më e votuara në burg”, Sara Mila-Besart Xhaferrit: Ke qenë listëmbyllur ti, e ke marrë falas karrigen
Deputetja e re socialiste Sara Mila, i është drejtuar deputetëve të opozitës me ironi, kur ata kërkuan që në Kuvend të mbahej një seancë normale. Deputetja e qarkut të Elbasanit tha me ironi se Parlamenti është në funksionim normal, pasi gjithnjë kështu ka qenë, ‘ju shkatërroni, këta punojnë”, tha ajo. “Për çfarë normaliteti po flisni […]
Queer Film Festival/ Nis sonte edicioni i 6-të dhe do të shtrihet në 11 qytete, i vetmi festival i zërave LGBTQI+
“Queer Film Festival” çel sonte në mbrëmje edicionin e gjashtë, i cili ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë do të shpërndahet në 11 qytete të vendit. I themeluar nga aktivisti Arbër Kodra, ky është festivali i vetëm që i kushtohet kinemasë dhe zërave LGBTQI+: “Përmes këtij programi të larmishëm filmash, diskutimesh të ndryshme në […]
Është bërë nevojë kombëtare hapja e kurseve të gjuhës shqipe për deputetët
Nga Lutfi Dervishi Në sallën e Parlamentit, shqipja po trajtohet si gjuhë e dushmanit që duhet asgjësuar me të gjitha mjetet. Disa deputetë të rinj, me shumë pasion për kameran, por me shumë pak mirkuptim për gjuhën e nënës, flasin një dialekt që as Google translate nuk e njeh. Në vend që të flasin shqip, […]
Mrekullia e mëngjesit: Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani gjysmë avokado çdo ditë
Avokado është një nga super ushqimet më të vlerësuara në botë dhe konsumimi i saj i rregullt në mëngjes mund të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin. Një gjysmë avokado në fillim të ditës jo vetëm që ofron energji, por edhe ndihmon trupin në disa procese jetike.ërfitimet kryesore: -• Stabilizon sheqerin në gjak – Konsumimi […]
Evropa riafirmon lidershipin e saj në turizëm dhe parashikon një tjetër rekord në vitin 2025
Samiti Global i Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit është rikthyer në Evropë, për herë të parë që nga pandemia COVID-19. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni hapi të hënën në Romë Samitin e 25-të Global të Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit, i cili për dy ditë mbledh së bashku përfaqësues të më shumë se 65 […]