Identifikohet autori i dyshuar nga Vlora për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë. Policia aksion për kapjen e tij
Identifikohet autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian në Salari të Tepelenës. Burimet bëjnë me dije për BW, se ai është një person nga Vlora dhe policia ka nisur aksionin për kapjen e tij. Sipas burimeve, policia u rikthye në vendngjarje për të gjetur gëzhojën. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person […]
Kolumbi, arrestohet pas një kontrolli në zyrën e emigracionit shqiptari i shumëkërkuar nga Italia për trafik droge
Një shtetas shqiptar u arrestua në Boyacá të Kolumbisë pas një kontrolli imigracioni , pasi u konfirmua se ai kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane me akuzën e lidhjes kriminale dhe trafikut të drogës. Procedura u krye nga oficerët kolumbianë të Imigracionit, të cilët e vunë të huajin në dispozicion të Policisë Kombëtare. Burri kishte udhëtuar nga […]
Redi Muçi lë të hapur kandidimin për Tiranën: Qori mund të marrë mandatin e deputetit
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, komentoi vendimin e kësaj force politike për të paraqitur një kandidat të saj në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës. Muçi tha në Euronews Albania se vendimi do të merret nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë dhe nëse emri i tij zgjidhet për kandidaturë për Bashkinë e Tiranës, mandati i deputetit do t’i kalojë Arlind Qorit. […]
Rritet bilanci i viktimave në tragjedinë e mitingut të djeshëm në Indi, 39 persona humbën jetën, prej tyre 9 fëmijë
Të paktën 39 persona u vranë, përfshirë nëntë fëmijë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën në tragjedinë që ndodhi të shtunën në një tubim zgjedhor në shtetin jugor indian Tamil Nadu. “Deri më tani, 39 persona kanë vdekur dhe 51 janë plagosur dhe po marrin kujdes mjekësor”, u tha shefi i qeverisë […]
Dalin sondazhet e reja në Gjermani, ekstremi i djathtë forcë e parë, ja sa përqind do merrte koalicioni qeveritar
Alternativa për Gjermaninë (AfD) është forca kryesore dhe pakënaqësia ndaj kancelarit Friedrich Merz po rritet, sipas një sondazhi të ri, sipas të cilit koalicioni aktual qeveritar nuk do të siguronte shumicën. Në veçanti, sipas sondazhit të Institutit INSA për llogari të BILD, AfD mbetet forca më e fortë politike me 26%, e pandryshuar nga matja […]
Asgjësohen mbi 1,400 bimë të dyshuara narkotike në Shkodër, 4 kryetarë fshatrash në hetim për shpërdorim detyre
Në vijim të kontrolleve në pesë njësitë administrative të qarkut Shkodër janë zbuluar dhe asgjësuar 1,447 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjatë hetimeve janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” katër kryetarë fshatrash: Y. D. nga Brucaj, M. M. nga Nicaj, N. M. nga Abat dhe D. V. nga Pecaj. Në njësitë administrative Pult dhe […]
“Nuk po shpresoj për falje presidenciale nga Macron”, Sarkozy pas dënimit 5-vjeçar: Nuk mund të falem për diçka që nuk e kam bërë
Nicolas Sarkozy ka thënë se nuk ka “asnjë shpresë” për të marrë një falje presidenciale pas dënimi pesëvjeçar me burg që iu dha para disa ditësh dhe në një intervistë që do të publikohet të dielën, ish-presidenti francez thotë se synon që “ndershmëria” e tij të njihet. Rasti i financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore […]
Morën ryshfet 9 milionë lekë dhe 10 mijë dollarë nga një subjekt privat, Gjykata lë në burg dhe arrest shtëpie dy inspektorë të ISHTI
Dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) janë vendosur në masë sigurie nga Gjykata e Posaçme, pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ata akuzohen për korrupsion të kryer në bashkëpunim dhe marrje ryshfeti për të mbuluar një aktivitet tregtar pa leje në Korçë. Më 23 shtator 2025, […]
‘DASH rrëzon propagandën e Ramës’, Boçi: Shqipëria, parajsë e krimit dhe korrupsionit nën drejtimin e një karteli kriminal!
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit ka tronditur skenën politike në vend, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale duke e cilësuar atë si një aktakuzë të plotë ndaj regjimit të Rilindjes. Në një reagim publik, Boçi thekson se DASH nuk flet më me gjuhë […]
Të shtëna me armë zjarri në një bar në SHBA, 3 viktima dhe 8 të plagosur
Një person i armatosur iu afrua një bari plazhi në Karolinën e Veriut nga një varkë dhe hapi zjarr, duke vrarë 3 persona dhe duke plagosur të paktën 8 të tjerë, thanë autoritetet. Personi i armatosur është arrestuar, sipas oficeres së marrëdhënieve me publikun të qytetit, ChyAnn Ketchum. E gjitha ndodhi në Southport pak para […]