VIDEO/ Donald Trump: Besoj se kemi një marrëveshje për Gazën
“Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump. “Marrëveshja do t’i kthejë pengjet. Do të jetë një marrëveshje që do t’i japë fund luftës”, u tha Trump gazetarëve pak para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në turneun e golfit Ryder Cup në Nju Jork. 🚨BREAKING: […]
KFOR: Nuk janë identifikuar shkelje me dronë që rrezikojnë sigurinë në Kosovë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se nuk ka vërejtur ndonjë hyrje të dronëve nga jashtë në hapësirën ajrore të Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë e gjithë vendit. KFOR-i e tha këtë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë të premten, pas pretendimeve nga autoritetet kosovare se hapësira ajrore […]
Berisha: Rama të japë dorëheqjen, kryeministri u takua me kartelet botërore të drogës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në themel të kërkesës së liderit të opozitës qëndron një shkrim i gazetarit italian Nello Trochia, i cili pretendon se ka dokumente të hetuesve italianë që tregojnë se përfaqësues të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama janë takuar në vitin 2019 […]
“Nuk është hakmarrje, është drejtësi”/ Trump reagon pas akuzave ndaj ish-drejtorit të FBI-së: Do të ketë edhe të tjerë
Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar aktakuzën e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, duke deklaruar se pret që edhe figura të tjera nga kampi i kundërshtarëve politikë të përballen me drejtësinë. “Nuk është se kam një listë, por mendoj se do të ketë të tjerë,” tha Trump për gazetarin e CNN, Kevin Liptak, të premten, […]
U dënua me pesë vite, ish-presidenti Sarkozi do të vuajë dënimin në një burg në Paris
Mediat franceze raportojnë se Nicolas Sarkozy pritet të vuajë dënimin në një burg në arrondissementin e 14-të të Parisit. Ish-presidenti francez, i cili u dënua të enjten me pesë vjet burg – tre prej të cilëve të ekzekutueshëm – për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal në lidhje me financimin e paligjshëm të fushatës […]
Video/ Tension në OKB, dhjetëra delegatë braktisin sallën kur Netanyahu ngjitet në podium për të folur për Gazën
Fjalimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk kaloi pa tensione. Dhjetëra delegatë u larguan nga salla në mënyrë demonstrative, në momentin që ai mori fjalën në podium. Pamjet nga salla tregojnë një numër të konsiderueshëm përfaqësuesish ndërkombëtarë që braktisin sallën në heshtje, në shenjë proteste ndaj qëndrimeve […]
Kremlini njofton rihapjen e një pjese të Nord Stream pas shpërthimeve të 2022
Kremlini njoftoi sot se pjesa e mbetur e tubacionit të gazit natyror Nord Stream, që transporton gaz nga Rusia në Gjermani dhe që u dëmtua nga shpërthimet tre vjet më parë, mund të vihet së shpejti në funksion. “Pjesa tjetër e linjës është ende aty dhe mund të nisë funksionimin që tani, në fakt,” tha […]
Vdekja tragjike e vëllait të mitur të Gjestit, zbardhen detaje nga aksidenti i rëndë, shoku i tij në gjendje kritike
Ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte vëllai i fituesit të Big Brother Vip Albania 4, Gjesti. Korrespondentja e Top Channel në Kosovë Leonita Bajrami bën me dije se dy persona kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humb kontrollin e mototmjetit dhe janë përplasur me një makinë. Top Channel disponon pamje nga vendi […]
Spiropali prezanton “Diellën” në OKB: Hap konkret se si teknologjia mund t’u shërbejë qytetarëve
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë në Këshillin e Sigurimit mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në fjalën e saj, Ministrja Spiropali deklaroi se “Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të ndërtuar një kuadër global për përdorimin […]
Forumi i Investimeve promovon Shqipërinë si një qendër të re për investime në rajon, mundësi strategjike për investitorët që nxit zhvillimin ekonomik
Vjenë – Tiranë, 25 shtator 2025 – Raiffeisen Bank International (RBI) dhe Raiffeisen Bank Shqipëri, në partneritet me Korporatën Shqiptare të Investimeve, organizuan me sukses forumin “Shqipëria: Horizont i Ri”. Qëllimi i këtij forumi me dy pjesë ishte të prezantonte dhe promovonte Shqipërinë si një destinacion strategjik për investime dhe si një qendër rajonale për […]