Adriatik BALLA
Kilian Mbape kap shifrën e 50 golave me Realin e Madridit, ndërsa madrilenët u kthyen nga disavantazhi 1:0 për të fituar 2:1 ndaj Marsejës, të martën mbrëma në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së ligës në Champions. Mbape shndërroi në gola penalltitë e minutës së 29-të dhe të 81-të në ndeshjen në “Santiago Bernabeu”. 50 golat e Mbapesë janë shënuar në 64 ndeshje me gjigantin spanjoll. “Është kënaqësi të jesh këtu dhe të shijosh një tjetër natë të Ligës së Kampionëve. Ishte një natë disi e vështirë, pasi mbetëm me 10 lojtarë për një kohë. Por ofruam shpirtin e Ligës së Kampionëve në “Bernabeu”. Është gjithnjë kështu në stadiumin tonë, pavarësisht se çka ndodhë. Ne gjithnjë presim të fitojmë. Këtë herë fituam dhe jemi të lumtur”, tha ai. Marseja kaloi në epërsi me golin e Timothi Ueah në minutën e 22-të, ndërsa Madridi mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 72-të. Dani Karvajal u përjashtua pasi goditi me kokë portierin e ekipit francez. “Po ndihem shumë mirë”, theksoi Mbape, që ka gjashtë gola në pesë ndeshjet me Madridin në fillim të edicionit. “Dua që të lëvizim së bashku në drejtim të njëjtë, që të fitojmë trofe”.
Mbape ka thënë se i duhet të ndiej presionin e situatave, si në rastin e gjuajtjes së penalltive të martën. “Më duhet kjo për të ofruar më të mirën. Kështu që jam shumë i kënaqur që i kam realizuar penalltitë dhe kam kontribuuar që të fitojmë ndeshjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve”. Golat e tij ndihmuan Madridin që të arrijë 200 fitore dhe 700 gola në epokën moderne të Ligës së Kampionëve. Mbape, që u zgjodh më i miri i ndeshjes, ishte golashënuesi më i mirë i Madridit në edicionin e kaluar, që ishte i pari pas transferimit nga PSG-ja. “Nuk vendosi limite për veten. Dua vetëm që ta ndihmojë ekipin. Nëse kjo do të thotë shënim i golave, atëherë duke shënuar gola.
Nëse do të thotë të bëj presion, atëherë do të bëj presion, nëse do të thotë të asistoj, atëherë do të bëj asistimet. Dua të ofroj atë që ekipi ka nevojë”, ka vazhduar 26-vjeçari. Mbape ka treguar që trajneri Ksabi Alonso ka kërkuar intensitet nga lojtarët në sulm. “Ai dëshiron që ne ta fitojmë topin shpejtë. Ne duhet të kuptojmë çka po bëjmë dhe të kemi përkushtimin ta bëjmë këtë pasi duam të fitojmë. Unë gjithnjë bëj atë që e kërkon trajneri. Këtë herë më kërkoi të bëj presion përpara, pasi kishim një bllok të lartë dhe është dashur të rikuperojmë topin. Sa më shumë që e bëjmë këtë, më e lehtë do të jetë. Dhe kjo do të ndihmojë ekipin që të fitojë trofe”, nënvizoi Mbape.
Day: September 18, 2025
-

Mbape bën 50 gola me Realin e Madridit: Nuk i kam vendosur limite vetes
-

Teuta thyen Dinamon në ndeshjen e prapambetur, ngjitet në renditje dhe zhyt më keq “nëndetësen”
Adriatik BALLA
Ndeshja e prapambetur e Teutës me Dinamon, e planifikuar në kalendar që në javën e parë të Superiores, u luajt vetëm dje dhe prodhoi jo vetëm befasi në rezultat, por edhe kartonë e rivalitet, por me një humbje që dhemb për Dinamon e trajnerit Ilir Daja. Ndërkohë, Teuta ka dhënë një tjetër provë të “ringjalljes” së saj teksa ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë pretendentëve të Dinamos në ndeshjen e prapambetur të javës së parë mes dy skuadrave. E sotmja ishte një ndeshje e hapur mes ekipeve në startin e saj, por me Dinamon që mori kontrollin e plotë, sidomos pasi durrsakët mbetëm me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të shpejtë të Vidal. Gjithsesi, ishin vendasit të cilët goditën në zhvillimin e një goditje nga këndi duke gjetur avantazhin me Kotobellin e më pas u mbrojtën me rregull. Dinamo provoi në çdo mënyrë që të gjente barazimin, duke rrezikuar disa herë Selmanin, por pa sukses. E njëjta tablo vazhdoi edhe kur Jorgji baraspeshoi forcat në fushë me kartonin e kuq për Nanin, pasi Dinamo vijoi sulmet. Por ata deri në minutën e fundit nuk prodhuan një gol, duke bërë që sfida të mbyllej me suksesin 1-0 për Teutën që bën hapa para në renditje.
Qëndrimi i trajnerit Daja
Trajneri Ilir Daja nuk e fshehu zhgënjimin e tij nga rezultati i djeshëm, ku skuadra e tij humbi 1-0. Daja kritikoi lojtarët që nuk u angazhuan sa duhet. “Jam rikthyer se klubi pagoi detyrimet financiare, nuk jam kthyer se më ka folur ndonjë Komision. Po të filloj të justifikohem, do kem kundër të gjithë opinionin, por në fund fare, Teuta e meritoi për shkak të sakrificës dhe dëshirës që kishin për të marrë rezultatin. Nuk kam asgjë me të. Fakti që nëse janë bërë më shumë se 12 minuta lojë efektive, këtë i thashë kryesorit, as pse nxori të kuq e të verdhë. I thashë duam të luajmë futboll, me 12 minuta lojë efektive nuk kemi çfarë bëjmë. Ai më tha nuk ju e keni në dorë. Unë kam në dorë ekipin tim, nëse ekipi im shtrihet në tokë, heq topin. Por të kaloj te ekipi im. Kur doli lojtari më karton të kuq, në vend të rritnim ritmin, ne bëmë sikur e fituam ndeshjen. Ndeshja ndonjëherë bëhet më e vështirë me një lojtar më shumë se kundërshtari zbret e duhet të ruash ekuilibrat që të mos të kapë në hapësira boshe. Nuk shtuam një marsh më shumë. Ishim në kushte të barabarta se kemi luajtur të dy ekipet të dielën. Kërkuam të ndryshonim në pjesën e dytë, krijuam volum, por në fund ne trajnerët duhet t’i çojmë në zonën e golit, pastaj është aftësia individuale për të shtyrë topin në rrjetë apo jo. Kishim rastet tona u përpoqëm me të gjitha mënyrat, por duket që po na mungon prania e Guindos apo eksperienca jo e madhe e Hekuran Berishës, për të bërë atë që bënin vjet Itodo dhe Zabërgja. Sot nuk është se u panë shenja lodhje. Lojtarët kishin gjendjen dhe ritëm deri në mbyllje të ndeshjes. Problemet e tjera ishin më shumë të tipit të strategjisë që duhej të përdornim kur ishim me një lojtar më shumë”, theksoi Daja. Pas tri xhirosh në Superiore, Dinamo ka marrë vetëm një fitore e dy humbje, duke pasur kështu një start sezonal jo dhe aq të mirë.
Renditja
Nr.Skuadra Pikë
1.Elbasani 7
2.Vllaznia 6
3.Teuta 5
4.Partizani 4
5.Egnatia 4
6.Vora 4
7.Dinamo 3
8.Flamurtari 2
9.Bylis 2Tirana 2
-

Egnatia e pëson me gjobë të rëndë nga UEFA, shkak sjellja e tifozëve
Adriatik BALLA
Dinamo Siti ishte skuadra që iu afrua shumë afër fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, pasi mundi të kapërcejë disa raunde dhe u ndal vetëm në “play-off”. Natyrisht, prej saj pritej më shumë në atë fazë nokauti, por duhen kuptuar limitet e futbollit shqiptar, niveli i kampionatit tonë në tërësi. Nga ana tjetër, Vllaznia dhe Egnatia kaluan nga një raund, madje rrogozhinasit e nisën nga Champions, pasi ishin fitues të kampionatit të kaluar, por u eliminuan aty dhe vijuan në Conference League, ku shkuan deri në turin e tretë. Por kjo ecuri, e cila duhet të sillte fitime të majme, ka sjellë edhe penalitete që kushtojnë në aspektin financiar.
Gjobat e UEFA-s
Sikurse shkruajnë mediumet sportive por edhe raporti i UEFA-s i mbërritur në FSHF e më tej në klub, ndeshjet mes KF Egnatia dhe NK Olimpija Ljubljana, të vlefshme për raundet kualifikuese të kupave europiane, nuk kanë kaluar pa pasoja për kampionët e Shqipërisë. Përveç rezultatit sportiv, që solli eliminimin e rrogozhinasve pas barazimit 0- 0 në Slloveni dhe humbjes 2-4 në Shqipëri, klubi është penalizuar rëndë edhe nga UEFA për sjelljen e tifozëve dhe ekipit. Në takimin e zhvilluar më 14 gusht 2025, në Shqipëri, UEFA ka zbardhur një sërë shkeljesh disiplinore, duke i vendosur Egnatias një total gjobash prej 60,000 eurosh. Konkretisht, vendimet përfshijnë sjellje të papërshtatshme të skuadrës dhe gjobë prej 5,000 euro. Hedhje sendesh në fushë dhe gjobë prej 45,000 eurosh, transmetim mesazhi të papërshtatshëm për një aktivitet sportiv me gjobë prej 10,000 eurosh. Kjo e çon shumën në një rekord negativ për klubin rrogozhinas, i cili për herë të parë në historinë e tij po përballet me dënime të tilla në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër, edhe NK Olimpija Ljubljana nuk i shpëtoi gjobave. Në ndeshjen e parë, më 7 gusht 2025 në Slloveni, që përfundoi pa gola, UEFA ndëshkoi skuadrën vendase me një gjobë prej 15,125 euro, për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët.
Ndeshja në kampionat përballë Tiranës
Të shtunën Egnatia do të presë Tiranën, në duelin e rëndësishëm të javës së katërt të Kategorisë Superiore. të dy ekipet pretendojnë maksimumin në këtë përballje, por statistikat mes tyre tregojnë një dominim të qartë të Tiranës. Nga 21 ndeshjet të luajtura deri tani, Tirana ka arritur të fitojë 13, ndërsa Egnatia vetëm 4, dhe 4 takime janë mbyllur barazim. Pra, Tirana ka ruajtur superioritetin në historikun e përballjeve. Në aspektin e rezultateve në shtëpi dhe jashtë fushe, Egnatia ka fituar vetëm njëherë në 10 ndeshje në shtëpi, ndërsa në transfertë ka triumfuar 3 herë. Tirana, nga ana tjetër, ka qenë më e fortë sidomos jashtë fushës, duke fituar 8 nga 11 përballjet jashtë shtëpisë. Në planin ofensiv dhe mbrojtës, Tirana ka treguar një bilanc të fortë, 37 gola të shënuar kundrejt 17 të Egnatias, dhe ka pësuar vetëm 17 gola, ndërsa skuadra rrogozhinase ka pranuar 37 gola. Kjo diferencë tregon se Tirana ka pasur një sulm efikas dhe një mbrojtje të organizuar, ndërsa Egnatia shpesh ka pasur vështirësi në mbajtjen e linjave dhe realizimin e golave. -

Shkarkimi i Veliajt, avokati: Standard i dyfishtë! Berisha nuk u paraqit në Kuvend për 6 muaj, por nuk iu hoq mandati
Avokati Romeo Kara komentoi për studion e ‘Ora e Fundit’ dosjen Veliaj dhe kërkesën e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij. Avokati tha se nëse çështja kalon në Gjykatë Kushtetuese, mund të pezullohet.
Në fokus ai solli ‘precedentin Berisha’ i cili gjatë arrestit të shtëpisë nuk u paraqit në Kuvend. Avokati tha se ky është një standart i dyfishtë sepse edhe pse Berisha nuk u paraqit për 6 muaj, mandati nuk iu hoq.
“Kemi një rast i cili duhet vlerësuar hap pas hapi, duhet të reagonte Këshilli Bashkiak për mungesën mbi 3 muaj. Duhet të mësojnë të jenë korrekt me ligjin, problemet partiake nuk mund të kapërcejnë ligjet. Nëse vendi ka ngelur bosh më shumë se 3 muaj duhet të ndërmerret iniciativa. Nëse goditet ky akt në Gjykatën Kushtetuese, atëherë pezullohet çdo gjë. Ligji njeh drejtimin me një nënkryetar që e delegon kryetari dhe kjo nuk ka ndodhur. Mendimi im personal, Veliaj duhet të jepte dorëheqjen, por nëse Gjykata Kushtetuese e merr në dorë mund të pezullohet vendimi.
Berishës nuk iu hoq mandati si deputet kur nuk u paraqit për 6 muaj kur tha isha i detyruar sepse ndodhej në arrest shtëpie. Kjo mund të japi një indicie për vendimin pro Veliaj.
Në rastin e Veliaj do të konstatojnë që nuk është paraqitur në zyrë, nuk je paraqitur fizikisht për 3 muaj dhe ky është procedent në politikë. Është vakum ligjor dhe duhet të shihet e mira publike.” -

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.Deti – Valëzimi i forcës 3-4 ballë.Top Channel
-

OBSH ngre alarmin: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar
Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor.
Të dhënat e fundit në një publikim të Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH) mbi sfidat e vendeve në zhvillim për forcën e punës në shëndetësi tregojnë se mesatarisht rreth 150 mjekë planifikojnë të largohen çdo vit nga Shqipëria, një shifër që pothuajse barazohet me numrin vjetor t të diplomuarve në universitetin e vetëm publik të mjekësisë në vend.
Praktikisht, çdo brez i sapodiplomuar rrezikon të emigrojë menjëherë pas marrjes së diplomës.
Sipas të dhënave të përbashkëta OBSH-së stoku i mjekëve të trajnuar në Shqipëri që punonin në 38 vende të huaja arriti në 1060 në vitin 2020, ndërsa vetëm Gjermania numëronte 988 mjekë shqiptarë në 2021, nga 149 në vitin 2013, një rritje mbi gjashtëfish.
Ky fluks lidhet me politikat gjermane pas vitit 2015, që njohën diplomat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ofruan procedura të shpejta punësimi.
Numri i Certifikatave të Mirëqenies Profesionale, dokumenti i domosdoshëm për punë jashtë që lëshohet nga urdhri i mjekut në Shqipëri është rritur vazhdimisht nga 2013 deri në 2023, thekson studimi i OBSH-së.
Një anketë online me mjekë shqiptarë jashtë vendit tregon se 73.6% janë 25–40 vjeç, me një shpërndarje pothuaj të barabartë gjinore. Pjesa më e madhe është e martuar, shpesh me jo-shqiptarë, duke e ulur mundësinë e rikthimit.
Sipas studimeve të Gëdeshi – King rreth 22% e mjekëve të trajnuar në Shqipëri punojnë sot jashtë, ndërsa emigracioni i infermierëve ka ndjekur një rrugë të ngjashme, ku mes 2010–2019 janë larguar 2246 profesionistë, kryesisht drejt Italisë e Gjermanisë.
Largimi i mjekëve po dobësojnë me tej kapacitetet për të ofruar shërbime shëndetësorë. Në vitin 2019, Shqipëria regjistronte numrin më të ulët të mjekëve për 1 000 banorë në Ballkanin Perëndimor dhe të dytin më të ulët për infermierë.
Migrimi i brendshëm drejt Tiranës e thellon mungesën e stafit në spitalet periferike, duke e bërë pothuajse të pamundur garantimin e shërbimeve në zonat rurale.
Qeveria ka aplikuar rritje pagash, ku për mjekët specialistë arrijnë 1 600 euro në muaj bruto, ndërsa mjekët e përgjithshëm përfituan 1200 euro në muaj në 2024 dhe infermieret gati 800 euro. Megjithatë, diferenca mbetet e thellë, pasi një infermier në Gjermani fiton rreth 2 900 euro bruto, më shumë se trefishi i Shqipërisë.
Me 45–50% të studentëve të mjekësisë ende të pavendosur për të ardhmen dhe Gjermaninë si destinacion kryesor, ekspertët paralajmërojnë se emigrimi do të vazhdojë. Përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të krijuar stimuj kthimi do të jenë vendimtare për të shmangur boshatisjen e mëtejshme të spitaleve shqiptare, vëren studimi i OBSH-së./ Monitor
-

Çaj detox që ju vjen në ndihmë sa herë që keni ndjesinë e fryrjes së barkut
Një nga shkaktarët krysorë, që ju ndiheni të fryer dhe të shqetësuar nga gazrat janë: konsumimi i alkoolit, ushqimet e shpejta dhe ëmbëlsirat.
Pastrimi adekuat i zorrëve është shumë më i lehtë se që e keni menduar.Në vend të ndonjë trajtimi të shtrenjtë apo me barna, që kanë efekte të dëmshme anësore, ju mund t’i pastroni zorrët duke përgaditur një çaj detox.
Përgaditja e këtij çaji përfshinë disa përbërës shumë të thjeshtë dhe aspak të kushtueshëm.
Duke përdorur gjysmë luge shafran të Indisë, piper të zi, pluhur xhenxhefili dhe 1 lugë mjaltë, ju do të arrini të krijoni një kombinim perfekt për të detoksinuar zorrët tuaja.
Ky çaj do të qetësojë barkun, eliminon ndjesinë e fryrjes dhe do të kthejë funksionimin normal të zorrëve.
-

BE propozon ‘sanksione tregtare’ kundër Izraelit për shkak të luftës në Gaza
Komisioni Evropian, organi kryesor ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka paraqitur një propozim për të “pezulluar disa dispozita të lidhura me tregtinë të Marrëveshjes së Asociimit midis BE-së dhe Izraelit” në përgjigje të luftës së Izraelit në Gaza.
Megjithatë, sanksionet aktualisht nuk kanë mbështetje të mjaftueshme midis 27 vendeve anëtare të BE-së për t’u miratuar.
Propozimet e njoftuara të mërkurën përfshinin gjithashtu sanksione të sugjeruara ndaj ministrave “ekstremistë” izraelitë dhe kolonëve të dhunshëm, si dhe ndaj Hamasit, shkruajnë mediat e huaja.
Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, u kërkoi vendeve anëtare të rrisin tarifat për disa mallra izraelite dhe të vendosin sanksione ndaj 10 udhëheqësve të Hamasit, kolonëve izraelitë dhe dy anëtarëve të ekstremit të djathtë të Kabinetit të kryeministrit Benjamin Netanyahu: Ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe Ministrit të Financave Bezalel Smotrich.
Komisioni tha gjithashtu se po ndalonte mbështetjen e tij dypalëshe për Izraelin me përjashtim të mbështetjes për shoqërinë civile dhe Yad Vashem, Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit.
E presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha: “Ngjarjet e tmerrshme që po ndodhin në Gaza çdo ditë duhet të ndalen. Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm, qasje të pakufizuar për të gjithë ndihmën humanitare dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi”.
“Duke reflektuar këto angazhime parimore dhe duke marrë parasysh zhvillimet serioze të fundit në Bregun Perëndimor, ne propozojmë të pezullojmë koncesionet tregtare me Izraelin, të sanksionojmë ministrat ekstremistë dhe kolonët e dhunshëm, dhe të pezullojmë mbështetjen dypalëshe për Izraelin pa ndikuar në punën tonë me shoqërinë civile izraelite ose Yad Vashem”, shtoi von der Leyen.
-

Masakër në SHBA, vriten tre policë dhe plagosen dy të tjerë. Ekzekutohet autori
Tre oficerë u vranë dhe dy të tjerë mbeten në gjendje kritike, por të qëndrueshme, pas një të shtëne të ndodhur të mërkurën pasdite në një zonë rurale të Pensilvanisë qendrore, tha zyrtari i Policisë Shtetërore të Pensilvanisë, Kolonel Christopher Paris.
Autori është vrarë pasi u qëllua nga policia, thanë zyrtarët.
Ngjarja duket se ka ndodhur ndërsa oficerët po ekzekutonin një urdhër gjykate, tha për CNN një burim i njohur me situatën.
Incidenti ndodhi pak pas orës 14:00, kur operatorët e 911 morën thirrje për ngjarjen në North Codorus Township në Pensilvaninë qendrore, rreth 2 orë e gjysmë në perëndim të Filadelfias.
Policia u dërgua në Haar Road në Spring Grove, një lagje kryesisht bujqësore e qarkut York, e mbushur me hambarë të vegjël dhe toka të mëdha bujqësore.
Një helikopter mjekësor u pa në një nga fushat me bar të zonës, i rrethuar nga rruga e lakuar e ndriçuar nga dritat vezulluese të disa makinave zjarrfikëse, makinave të policisë dhe ambulancave.
Zyrtarët shtetërorë dhe të qarkut nuk kanë dhënë ende informacion shtesë për mënyrën se si ndodhi incidenti.
Kryemjekja ligjore e qarkut York, Pamela Gay, i tha më herët CNN-it se zyra e saj ka reaguar ndaj incidentit, por refuzoi të jepte detaje.
FBI-ja së bashku me agjentë nga Departamenti i Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve ndodhen në vendngjarje duke mbështetur autoritetet lokale, tha Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi, në një postim në X.
“Dhuna kundër zbatuesve të ligjit është një plagë për shoqërinë tonë dhe kurrë e papranueshme. Lutuni për oficerët e përfshirë,” shtoi Bondi.Top Channel