Ende asnjë gjurmë nga turisti çek i humbur në Durrës disa ditë më parë, vijojnë kërkimet
Vijojnë pa rezultat kërkimet për turistin çek, Pavel Pospisil, 68 vjeç, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në zonën e plazhit të Durrësit. Sipas policisë, po kryhen kërkime intensive, ndërsa në ndihmë janë angazhuar që nga dita e parë dhe familjarët e tij. Një ditë më parë, ambasada çeke në Tiranë iu drejtua […]
Vrasja e Bujar Nasufit/ Hetimet zbulojnë shkaqet, kush fshihet pas ekzekutimit mafioz
Detaje të reja janë zbardhur sa i takon ekzekutimi të Bujar Nasufit në zonën e Selitës. Sipas burimeve një konflikt pronësie dyshohet se është shkaku i vrasjes, bëhet fjalë për truallin e banesës që dikur i përkiste babait të Nasufit, por ishte shitur tek familja Xhani, fqinjë të tyre. Megjithatë, dokumentacioni vijonte të rezultonte ende […]
Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta
Kuvendi ka miratuar programin e qeverisë me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Seanca e parashikuar të zgjaste rreth dy ditë, zgjati vetëm 25 minuta. Kjo gjë erdhi pas tensioneve dhe kundërshtimet e opozitës për të dëgjuar kryeministrin Rama, me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi që procesi […]
800,000 protestues dalin në rrugë! Franca përballet me grevën më të madhe të viteve të fundit mes trazirave politike
Franca ndodhet në një valë të re tensioni social dhe politik, teksa sindikatat e mëdha kanë bashkuar forcat për të organizuar një nga grevat më masive të dekadës.Greva e sotme, që pritet të përfshijë rreth 800.000 protestues në gjithë vendin, është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj politikave shtrënguese dhe masave të kursimit të propozuara nga […]
Opozita bllokon Foltoren, nuk lejon kryeministrin të flasë, Peleshi mbyll seancën! Miratohet programi dhe kabineti i ri qeveritar
Seanca plenare, e cila ishte parashikuar të ishte maratonë, pasi kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisës, është mbyllur pas 30 minutash. Shkak është bërë opozita, e cila bllokoi Foltoren e Kuvendit, dhe nuk lejoi kreun e qeverisë që të fliste. Pas kësaj, kreyministri Rama u largua nga Foltorja, ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të […]
Mazhoranca miratoi programin dhe kabinetin e ri qeveritar, Berisha: Opozita do të marrë të gjitha vendimet, Rama i vuri drynin parlamentit brenda 5 minutave
Programi qeverisës ‘Rama 4’ dhe kabineti i ri u votuan me 82 vota pro në Kuvend, në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta, edhe pse ishte parashikuar të ishte maratonë. Shkak për ndërprerjen e seancës dhe kalimin në votim të projektvendimeve u bë kaosi i krijuar nga opozita, e cila bllokoi Foltoren dhe nuk lejoi […]
“Radikalë dhe të rrezikshëm”/ Pas vrasjes së Charlie Kirk, Trump shpall lëvizjen e majtë “Antifa” organizatë terroriste
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po e shpall lëvizjen e majtë Antifa si një “organizatë terroriste”, duke e bërë publik vendimin në platformën e tij Truth Social në orët e para të së enjtes sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar. “Jam i lumtur t’i informoj patriotët tanë se po shpall ANTIFA, një […]
Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimin disiplinor ndaj prokurores së Korçës, zbardhet arsyeja
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor me iniciativë ndaj Anjeza Kalanxhi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shkelje të dispozitave, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave/prokurorisë dhe shkelje të rregullave të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit që rezulton nga hetimi ose […]
Rama reagon pas mbylljes së seancës plenare, kryeministri: Brenda vitit, Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë
Edi Rama: 83 mandatet e 11 majit për ne, janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur, po edhe një detyrim ndaj zgjedhësve tanë për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që përdor duart, […]
Miratimi i programit të qeverisë për 25 minuta, reagon Berisha: As Maduro nuk e poshtëronte kështu Kuvendin
Pasi seanca plenare e sotme u mbyll për 25 minuta, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një prononcim për mediat. Beeisha u shpreh se ‘as Maduro (presidenti i Venezuelës) nuk e poshtëronte kështu Kuvendin’, referuar kryeministrit Edi Rama, i cili prezantoi programin e qeverisë. “Një akt tipik prej Kim Jong-Un. As Maduro nuk guxonte […]