Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Serbi
Protesta antiqeveritare në Serbi u mbajtën edhe të premten mbrëma në disa qytete serbe. Gjatë protestave janë shënuar incidente. Në qendër të Beogradit, xhandarmëria u përplas me demonstruesit antiqeveritarë, ndërsa përleshje pati edhe në Bulevardin e Mbretit Aleksandër. Protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe dogjën kontejnerë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe i shpërndau demonstruesit […]
Aleanca e Profesionistëve të Lirë kërkon përjashtimin nga tatimi të shitjes së banesës kryesore
Aleanca e Profesionistëve të Lirë, në një letër drejtuar ministrit të Financave Petrit Malaj, kërkon që të përjashtohet nga tatimi banesa kryesore ku ai jeton nëse e shet. Aktualisht tatimi për shitjen e banesës është 15%, por sipas aleancës është tepër e lartë dhe duhet të rishikohet në mbrojtjen e shtresave të mesme e të […]
Skema Kombëtare e Investimeve, Jaupllari: Nxisim zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë
Në kuadër të prezantimit të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari zhvilloi një takim informues me fermerë të qarkut Korçë, së bashku me ekipin teknik të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Gjatë këtij bashkëbisedimi, fermerët u njohën nga afër me mundësitë që ofron skema e re e […]
Mbreti Charles godet luftën: Kostoja e saj, në çdo aspekt të jetës!
Mbreti Charles përdori mesazhin e tij për Ditën e Luftës së Dytë Botërore, duke shënuar 80 vjet që nga përfundimi i kësaj luft në Lindjen e Largët, për të dërguar një mesazh të qartë në lidhje me konfliktet aktuale globale. Në fjalimin e tij të regjistruar, monarku theksoi se “kostoja e vërtetë e luftës shtrihet […]
Dy perlat e Jonit: Shpella e Pëllumbave dhe plazhi i Pasqyrave (Foto)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme disa pamje nga plazhet e detit Jon: Shpella e Pëllumbave dhe plazhi i Pasqyrave në Ksamil. “Dhe me dy perla të Jonit, Shpellën Pëllumbave e Plazhin Pasqyrave, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.
Trump pas takimit 170 minutësh me Putin: Nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje, por bëmë përparime të mëdha…
Takimi 170 minutësh SHBA-Rusi nuk prodhon marrëveshje. Trump: Bëmë përparime. Putin: Kievi dhe BE-ja të mos e sabotojnë “Nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje”: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, bënë “përparime të mëdha” por nuk dolën nga samiti i sotëm në Alaska me një marrëveshje […]
“Hojlund ka paguar fajet, që nuk ishin vetëm të tija. Në Itali mund të rilindë”
I intervistuar nga “MilanNews.it”, gazetari i “Daily Mail”, Chris Wheeler, që merret kryesisht me çështjet e lidhura me Manchester United, foli kështu për objektivin numër një të merkatos kuqezi, Rasmus Hojlund: “Te Manchester United nuk funksionoi shumë për të. Shënoi 16 gola në sezonin e parë, por vetëm 10 në të dytin, prej të cilëve […]
Chiesa: Juve më penalizoi, goli shpërblen punën e bërë. Diogo Jota më ndihmoi nga lart…
16 Gusht 2025 8:27 Alfred Lleshi “Mendimi shkon për familjen e Diogo Jota, më pëlqen të mendoj se nga lart ai më ndihmoi ta shtyja topin në rrjetë”. Pas golit të tij të parë në Premier League me fanellën e Liverpool-it, Federico Chiesa ia dedikoi suksesin shokut të skuadrës së ndjerë. “Sot ishte një moment […]
Serie A, edhe 8 ditë nga starti. Ja projeksionet për titullin, Kupat e Europës dhe mbijetesën
Serie A do të rikthehet pas 8 ditësh. Juventusi e hap kampionatin kundër Parmës, vetëm 54 ditë pas eliminimit nga Real Madridi në Botërorin e Klubeve. Pikërisht, kompeticioni amerikan dhe ngarkesa fizike mund të ndikojnë te Juventusi dhe Interi. Lufta për titull – Napoli është favoriti kryesore: vjen si ekipi kampion në fuqi, me Conten […]
Ku humbi Thiago Motta? Kthehet në Itali dhe bëhet… rezident në fshatin me 7 mijë banorë
“Sot është një ditë e veçantë. Me nder të madh kemi pranuar kërkesën për rezidencë të Thiago Motta, duke e bërë atë zyrtarisht një nga bashkëqytetarët tanë”. Me këtë njoftim, kryetari i bashkisë së Sutrit (komunë me diçka më pak se 7 mijë banorë në provincën e Viterbos), bëri të ditur se ish-futbollisti dhe trajneri […]