Melania Trump i dërgon letër Putinit për fëmijët e rrëmbyer nga Ukraina
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, e ka ngritur çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi, përmes një letre personale që ia ka dërguar presidentit rus, Vladimir Putin, kanë thënë dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan, Donald Trump ia ka dorëzuar letrën Putinit gjatë samiti të […]
Skandal në Londër! Afganët që punuan me trupat britanike në rrezik, zbulohet shkelja e të dhënave që preku mbi 3000 persona
Mijëra afganë të sjellë në Mbretërinë e Bashkuar përmes skemës së zhvendosjes dhe ndihmës për bashkëpunëtorët e trupave britanike janë prekur nga një shkelje e sigurisë së të dhënave, pasi një nënkontraktor i Ministrisë së Mbrojtjes pësoi sulm kibernetik. Sipas raportimeve, deri në 3,700 persona mund të kenë pasur të ekspozuara të dhëna të ndjeshme […]
Deputetët britanikë kërkojnë evakuimin urgjent të fëmijëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza: Sillini menjëherë këtu për kurim
Një grup prej 96 deputetësh ndërpartiakë i ka bërë thirrje qeverisë britanike të sjellë pa vonesë fëmijët e sëmurë dhe të plagosur nga Gaza në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor emergjent, për shkak të rrezikut të menjëhershëm për jetën e tyre dhe kolapsit të sistemit shëndetësor në territorin palestinez. Në një letër drejtuar ministrave […]
Situata e zjarreve në vend, ende 10 vatra aktive! Tre të tjera nën monitorim, dhjetëra forca zjarrfikëse në terren
Situata e zjarreve në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm, teksa aktive mbeten vetëm 10 vatra, ndërsa tre të tjera janë nën monitorim. -Bashkia Bulqizë: Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të Vjetër Bulqizë. Në operacion sot janë […]
Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike në vendin tonë. Krahas videos ku shihet se trotuari, dikur i zënë nga bizneset tashmë po lirohet, Rama ka ndarë edhe një mesazh. “Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari”, shkruan kreu i socialistëve. Top Channel
SYRI TV/ Vlorë, mungojnë korsitë e emergjencave, ambulancat ngelen gjithmonë në trafik
SYRI TV Në Vlorë, një nga qytete e frekuentuara në sezonin veror mungojnë korsitë e emergjencave. Por edhe në ato akse rrugore ku janë, bllokohen nga automjete të tjera, ose janë jashtë funksionit. Qytetarët shprehen se bashkia duhet te marrë masa për këtë situatë. Korsia e ndërtuar në rrugën “Ali Demi” në Vlorë prej vitesh […]
Peka: Rama nuk preket, SPAK arreston për herë të 4-t Lefter Kokën dhe Bllakon, këtë radhë për ‘EcoParkun’
Alqi Bllako dhe Lefter Koka, pritet të përballen me arrestime të tjera nga SPAK për aferën e ‘Eco Parkut’. Kështu shkruan gazetari Çim Peka, sipas të cilit ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako pritet të përballen për herë të 4-t me masa arresti të vendosura nga SPAK, kësaj here për çështjen […]
SHBA-të ndalojnë vizat për vizitorët nga Gaza
Departamenti Amerikan i Shtetit tha të shtunën se po ndalonte të gjitha vizat e vizitorëve për individët nga Gaza, ndërsa kryen “një shqyrtim të plotë dhe tërësor të procesit dhe procedurave të përdorura, për të lëshuar një numër të vogël vizash të përkohshme mjekësore-humanitare ditët e fundit”. Nga ana tjetër Mbrojtja Civile e Gazës raportoi […]
‘Policët po plagosen çdo ditë’, Vuçiç përballet me protestat më të mëdha në Beograd
Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës të premten në mbrëmje në Beograd, për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë të cilët hodhën fishekzjarre dhe flakë të forta ndaj oficerëve të policisë, në atë që shihet si një përshkallëzim i madh i protestave nëntëmujore. Protestuesit u mblodhën rreth orës 8 të mbrëmjes […]
Pogradec, vatër zjarri në Lin
Një vatër ka përfshirë ditën e sotme fshatin Lin në Pogradec. Konkretisht zjarri ka renë në afërsi te varrezave të fshatit, ndërsa flakët po përhapen. Gjithashtu në vendngjarje po mbërrin ekipi i zjarrfikës së Pogradecit. Po ashtu bëhet me dije se në afërsi të vatrës ka dhe banesa. Por pritet që me mbërritjen e zjarrfikëseve […]