Vatër e rrezikshme zjarri në Terpan dhe Plashnik, evakuohen banorët në lagjen Rexhaj! Zona mbulohet nga tymi dhe flakët
Vatra zjarresh masive kanë përfshirë edhe Njësinë Terpan në qarkun e Beratit dhe rrethinat e saj. Më problematike paraqitet situata nga tymi dhe flakët në kodrat e Terpanit dhe luginën poshtë saj që lidhet me fshatin Plashnik. Informohet se në Plazhnik situata është më kritike, ku janë evakuuar banorët e lagjes Rexhaj. Nga pamjet e […]
Zjarri i Gramshit tmerron banorët, ngrihen kampe në qytet
Ndërkohë që zjarret kanë përfshirë disa fshatra në zonën e Gramshit, autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për mbrojtjen dhe mbështetjen e banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Deri më tani, 8 persona janë trajtuar me ndihmë mjekësore për shkak të problemeve të shkaktuara nga tymi dhe nxehtësia, ndërsa rreth 200 banorë janë evakuuar […]
U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 pacientë! Flasin për momentet e tmerrit
Kanë mbërritur 10 pacientët e parë në spitalin e Gramshit, ku gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar, kryesisht me asfiksim dhe ankth. Ndërkohë mësohet se një repart është hapur posaçërisht nëse do të ketë pacientë të prekur nga zjarri. Pavarësisht thirrjes së autoriteteve për të lënë shtëpitë vetë banorët pohojnë se kanë refuzuar, pasi kanë […]
Zjarret në Gramsh, Brataj flet për dy viktima: Jemi gati me të gjitha mjetet
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi nga Gramshi se numri i viktimave nga zjarret në këtë zonë mund të jetë dy, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë gjë. Brataj deklaroi se në spital kanë marrë ndihmë 8 persona nga zonat e rrezikuara nga zjarret, teksa shtoi se Urgjenca Kombëtare me ekipet e saj ndodhet […]
Takimi Trump-Putin, bisedimet do të zhvillohen në qytetin më të madh të Alaskës
Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin do të mbahen në Anchorage – qyteti më i madh i Alaskës. “Presidenti Trump është i vendosur të përpiqet t’i japë fund kësaj lufte dhe të ndalojë vrasjet”, tha në një konferencë, sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shkruan Sky News. “Siç e ka […]
Dy gola për 2 minuta, Real Madrid “argëtohet” në Austri (video)
12 Gusht 2025 19:26 Telesport Real Madrid e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer miqësoren që po luan aktualisht në Austri ndaj Tirol, duke shënuar 2 gola për 2 minuta, brenda 12 minutave të para të lojës. Madrilenët e drejtuar nga Xabi Alonso, e nisin me këtë formacion zyrtar: Courtois; Trent, Militao, Huijsen, Carreras; Tchouameni, […]
Qarabag shumë i fortë për Shkëndijën, tani sytë janë nga Europa League
Qarabag fiton edhe ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës, madje bindshëm 5-1, duke i dhënë fund këtu rrugëtimit të kuqezinjve të Tetovës në Champions League, por që mbeten ende në lojë për Kupat e Europës. Qarabag kishte fitar ndeshjen e parë 0-1, ndërsa me fitoren e sotme kalon në raundin e play-off me rezultatin e përgjithshëm […]
Bayern fiton miqësoren në Zvicër, bien në sy dy emrat e rinj. Titullarët nuk bëjnë diferencën (video)
Bayern Munich ka fituar 1-2 në Zurich në miqësoren ndaj Grasshopper. Vincent Kompany e nisi me këtë formacion titullar: Urbig, Boey, Dalpiaz, Kim, Guerreiro, Bischof, Santos Daiber, Karl, Chávez, Gnabry, Kusi-Asare. Lennart Karl, vetëm 17 vjeç, zhbllokoi rezultatin me një gol fantastik në minutën e 20-të, pas një goditjeje plot klas dhe topi përfundoi në […]
Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit! INSTAT zbulon shifrat
Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4% krahasuar me vjet në të njëjtën periudhë, kur erdhën në jetë 5380 bebe. “Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2025 rezultoi pozitive, duke regjistruar 48 lindje më shumë sesa […]
Liverpool gati të shpenzojë 334 milionë euro këtë verë, ja mbrojtësi që po tenton të afrojë
Liverpool duket se do të vazhdojë merkaton e jashtëzakonshme të kësaj vere me afrimin e mbrojtësit qendror të Crystal Palace, Marc Guéhi. Sipas “The Times”, klubi nga Anfield është gati të bëjë një ofertë që mund të arrijë në total 35 milionë paund (rreth 40.5 milionë euro) për 25-vjeçarin. Nëse marrëveshja finalizohet, Guéhi do të […]