KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot, më 1 gusht, shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho, duke ndryshuar vendimin që kishte marrë shkalla e parë e KPK-së tre vite më parë. Trupa gjykuese e kryesuar nga Natasha Mulaj vendosi unanimisht që Llaho duhej shkarkuar duke çmuar të drejtë pretendimin e Komisionerit Publik dhe […]
Rama akuzon ashpër gjyqtarin: Hoqi masën e sigurisë për një pallat pa leje. Institucionet e pavarura, inekzistente
Kryeminisitri Edi Rama ka denoncuar publikisht një tjetër rast që sipas tij është abuzim në sistemin e drejtësië. Në një komunikim live në facebook, kreu i qeverisë foli për rastin e gjyqtarit Hazbi Balliu, duke theksuar se ka marë vendim në favor të abuzuesve dhe kundër shtetit. “Rrugës na del edhe ndonjë si një gjykatës […]
Tarifa amerikane për Shqipërinë, eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë përballë vendeve të tjera
Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar i presidentit amerikan, për tregun shqiptar mund të jetë një mundësi për të përfituar dhe jo një kërcënim. Alban Zusi, kreu i Shoqatës së Eksportuesve, thotë se fakti që Shqipëria ka […]
Spanja lëshon 12 ton ushqime në Gaza me avion ushtarak, përgjegjësi i OKB-së për refugjatët palestinezë: Mënyrë e kushtueshme dhe joefektive
Spanja njoftoi sot se ka hedhur nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës, banorët e të cilit kërcënohen nga uria, sipas OKB-së, pas 22 muajsh lufte midis Izraelit dhe Hamasit. “Spanja po merr pjesë në misionin e ndihmës humanitare nga ajri duke përdorur një avion ushtarak të Forcave tona Ajrore, një A400”, njoftoi […]
100 milionë paund janë pak për klubin e sheikëve, refuzohet oferta e bujshme e Liverpool për yllin e Premier League
Newcastle United ka refuzuar një ofertë të majme nga Liverpool për sulmuesin suedez Alexander Isak. Sipas raportimeve, oferta ka qenë mbi 100 milionë paund, por nuk ka arritur vlerësimin që ka klubi i “sheikëve” për kartonin e tij – plot 150 milionë paund. Pavarësisht interesimit serioz të Liverpool, Newcastle nuk ka ndërmend të shesë 25-vjeçarin, […]
“Është ende draft”, gjyqtari Gerd Hoxha: Kemi marrë modele dhe praktika të huaja, ishte gati prej një viti
Është një draft dhe jo Kodi Penal përfundimtar. Me këtë argument njëri nga ekspertët si hartues i këtij projekti që u ftua të kontribuonte, gjyqtari dhe kreu i unionit të Gjyqtarëve insiston se me hapjen e debatit publik, konsultimet do sjellin përmirësimin e projektit për kodin e ri penal. Por gjatë një interviste për TCH […]
Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari që përndiqte dhe nxiste një të mitur të përdorte drogë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin H. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të vendosur nga gjykata për veprën penale “Përndjekja”. Nga hetimet rezulton se 26-vjeçari ka përndjekur një të mitur 12-vjeçar dhe e ka nxitur […]
Veliaj në spital i shoqëruar nga 30 efektivë policie, Avokati i Popullit nis verifikimin! Komisioneri Ahmet Prençi në paraburgimin e Durrësit
A i janë shkelur apo jo të drejtat në burg kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj? Me këtë pyetje Ahmet Prenci,komisioneri kundër torturës pranë avokatit të popullit ka nisur verifikimet në burgun e Durrësit jo vetëm për të paraburgosurin VIP por edhe për të tjerë, qofshin ata ish funksionarë apo qytetarë të thjeshtë. Por intervistimi i […]
Qafë Thanë/ Fluks i lartë automjetesh në dalje të Shqipërisë, pritje të gjata në kufi
Në pikën kufitare të Qafë Thanës është regjistruar sot një fluks i lartë automjetesh në dalje të Shqipërisë, duke krijuar një radhë pritjeje që tejkalon 1 kilometër. Shumica e udhëtarëve janë shtetas të huaj dhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët po kthehen nga pushimet verore në vendin tonë. Sipas tyre, pritjet janë të […]