“Shqipëria, mes vendeve më të bukura të Europës”, Dhërmiu përshkruhet si alternativë ndaj Kroacisë dhe Greqisë
Shqipëria po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi, prestigjiozja kanadeze “The Star” ka renditur plazhin e Dhërmiut mes gjashtë plazheve më të veçanta të Europës, ku turistët mund të gjejnë freski në ditët përvëluese të verës. Në artikullin e botuar, riviera shqiptare përshkruhet si një alternativë e re ndaj bregdeteve […]
Ikona e përjetshme: Një udhëtim përmes hitëve të Michael Jackson
Më 29 gusht 1958 lindi Michael Jackson, një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop të shekullit XX. Trashëgimia e tij muzikore nuk është vetëm një koleksion hitesh; është një ndikim i jashtëzakonshëm që ka ndryshuar mënyrën se si prodhohet dhe perceptohet muzika në botë. Fillimet: Jackson 5 dhe fëmijëria e artit Karriera e […]
George dhe Amal Clooney shkëlqejnë në premierën e “Jay Kelly” në Venecia
Çifti i famshëm, George dhe Amal Clooney, bëri një paraqitje të veçantë në premierën e filmit “Jay Kelly” në Festivalin e Filmit në Venecia, duke lënë pas hije shqetësimet shëndetësore të aktorit. 64-vjeçari George Clooney dukej në humor të mirë dhe kaloi rreth 20 minuta duke dhënë autografe për fansat, megjithatë u pa duke mbajtur […]
Alarm në Sarandë! Dalja në det ndalohet për shkak të motit të keq
Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit. Ky ndalim […]
Rama kritikoi gjyqtarin Toshi, KLGJ: Deklaratat minojnë pavarësinë e gjyqësorit
Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama për gjyqtarin Ligoraq Toshi, ka reaguar Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në një reagim publik, KLGJ thotë se deklarata të tilla cënojnë figurën e gjyqtarëve dhe minojnë pavarësinë e gjyqësorit. Këshilli i Lartë Gjyqësor apelon që për çdo pretendim në lidhje me vendimet gjyqësore, të bëhet ankim në një gjykatë më […]
Reshje shiu në gjithë vendin në fundjavë, ndalohet lundrimi i peshkarexhave në Vlorë
Gjatë fundjavës priten reshje shiu në disa qarqe në vend, pas temperaturave të larta që na kanë shoqëruar përgjatë këtyre muajve të verës. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje intensive priten në qarqet Lezhë dhe Durrës. Ndërsa, në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, në qarkun Kukës priten reshje mesatare […]
Rama i përgjigjet KLGJ: Mos e harxhoni kohën për të gjykuar se si e bëj unë punën
Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj kritikave të kryeministrit ndaj një gjyqtari një ditë më parë. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vijuar t’i cilësojë skandaloze vendimet e disa gjyqtarëve, që sipas tij janë në dëm të interesit publik. Po ashtu, në postimin […]
Spiropali: Kuvendi përfundoi shqyrtimin e pozicioneve negociuese për 6 grupkapitujt
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaron se në mbledhjen e kësaj të premteje të Komisionit për Çështjet Europiane, Kuvendi përfundoi shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt. Në një reagim në “Facebook”, Spiropali shkruan se në këtë mbledhje Kuvendi shqyrtoi draftpozicionin negociues për Grupkapitullin V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”. Më tej kryeparlamentarja shkruan se pritet […]
Propozimi i Trump: Kina të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një propozim të papritur për përfshirjen e forcave paqeruajtëse kineze në Ukrainë, duke mbështetur një ide të ngritur më herët edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin, raporton Financial Times. Sipas burimit, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me liderë evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Trump sugjeroi që […]
Sulmi mbi Jemen, Izraeli pretendon se ka vrarë të gjithë kabinetin qeveritar të rebelëve Houthi
Izraeli pretendon se në sulmin e fundit ën jemen mudn të ketë vrarë të gjithë kabinetin qeveritar të lëvizjes Houthi, përfshirë kryeministrin dhe 12 ministra të tjerë. Mediat izraelite bëjnë me dije se këto janë vlerësime paraprake dhe jo përfundimtare, pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ende po analizojnë rezultatet e sulmit ajror. Channel […]