Bastiste biznese dhe magazina në seri, arrestohet 37-vjeçari vlonjat
Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim për disa vjedhje në seri në qytetin e Vlorës, është arrestuar nga policia vendore pas një operacioni. I arrestuari është Dritan Bardhi, banues në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është autor i disa vjedhjeve dhe tentativave të vjedhjes të […]
Humbet lushnjari 77-vjeçar, gruaja shkon e kërkon në polici
Gruaja denoncon humbjen e bashkëshortit të moshuar, i cili vuan edhe nga probleme shëndetësore. Policia e Lushnjës bëri sot me dije se ditën e djeshme (25 gusht), në Komisariat është paraqitur dhe ka kërkuar ndihmë, e moshuara Rr. H., se po atë ditë ishte larguar nga banesa bashkëshorti i saj, A. H., 77 vjeç, i […]
Pjesë e grupit që trafikon 356 kg drogë Itali-Shqipëri, GJKKO lë në burg Dorian Beun
Gjykata e Posaçme caktoi masën “arrest në burg” për Dorian Beun, 46-vjeçarin e arrestuar të dielën në Malin e Tomorrit. Beu ka pretenduar në Gjykatë se në 2023 për të njëjtën çështje ka një masë sigurie në Itali, e cila e ka lënë në masën e arrestit në shtëpi, për dy muaj dhe më pas hetim në […]
Kosova i jep fund krizës, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit
Dimal Basha është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke marrë 73 vota pro në seancën plenare, ku ishin të pranishëm 115 deputetë. Kandidatura e tij, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, mori gjithashtu 30 vota kundër dhe 3 abstenime.Ky votim i jep fund ngërçit disa mujor për konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet […]
Franca në prag të kaosit, Qeveria rrezikon të bjerë, demostrata të fuqishme në shtator
Qeveria e pakicës në Francë rrezikon të rrëzohet muajin e ardhshëm, pasi tre partitë kryesore të opozitës kanë deklaruar se nuk do të mbështesin votëbesimin e shpallur nga kryeministri François Bayrou më 8 shtator, në lidhje me paketën e tij të thellë të shkurtimeve buxhetore. E djathta ekstreme dhe të Gjelbrit kanë bërë të qartë […]
Video/ Të paktën tre të vdekur në Vietnam pas goditjes nga tajfuni Katziki
Tajfuni Katziki ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur 10 të tjerë në Vietnam, thanë autoritetet të martën, duke paralajmëruar se shirat e rrëmbyeshëm mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të tjera toke. Stuhia shkatërroi gati 7,000 shtëpi, përmbyti 28,800 hektarë fusha orizi dhe shkuli rreth 18,000 pemë, tha qeveria. Ai gjithashtu rrëzoi […]
Trump kërcënon me tarifa të reja për vendet që “diskriminojnë” kompanitë amerikane të teknologjisë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të martën se do të vendoste tarifa dhe kufizime eksporti për vendet që ai thotë se po synojnë kompanitë amerikane të teknologjisë. “Taksat ose ligjet e shërbimeve dixhitale, si dhe rregulloret në tregjet dixhitale, janë hartuar në çdo rast për të diskriminuar ose dëmtuar kompanitë amerikane”, tha zoti Trump […]
Vdekja e dy motrave në Sarandë, reagimi i fortë i Erion Braçes: Ishte vrasje! Të ndryshojnë urgjent 2 ligje në Kodin Rrugor dhe Penal
Pas lajmit tragjik të vdekjes së dy motrave nga Delvina në aksidentin e ndodhur pak ditë më parë, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe. Ky i fundit kërkon menjëherë ndryshimin e dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, që kanë të bëjnë me aksidentet rrugore dhe abuzimin me fuqinë e detyrës të punonjësve të […]
Australia dëbon ambasadorin iranian pas zbulimit të sulmeve Antisemite në territorin e saj
Australia po dëbon ambasadorin iranian në Canberra, pasi agjencia e inteligjencës së vendit zbuloi se Irani qëndronte pas të paktën dy sulmeve antisemite në tokën australiane. Organizata e Inteligjencës së Sigurisë e Australisë (ASIO) e kishte lidhur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit me dy sulme zjarrvënëse vitin e kaluar, që synonin një […]
U arrestua në Malin e Tomorrit gjatë pelegrinazhit, GJKKO lë në burg Dorian Beun! I akuzuar si pjesë e grupit kriminal
Gjykata e Posaçmes la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dorian Beun, i arrestuar dy ditë më parë në malin e Tomorrit. Beu akuzohet për “prodhim e shitje të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal” dhe masa në mungesë ndaj tij ishte caktuar në mars 2023. Në sallën e gjyqit, përmes avokatit […]