Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në atdhe! Ja akuzat që rëndojnë ndaj tyre
Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet italiane dhe Interpolin. Dy shtetas shqiptarë, vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Të arrestuarit janë -Erion Hoti alias Erion Lamallari, 35 vjeç, i cili […]
Berisha refuzon të hapë Parlamentin e ri: S’mund t’ia lejoj vetes, kurrë!
Pas pushimeve verore, politika shqiptare rikthehet me nisjen e legjislaturës së re në shtator. Sali Berishës si ligjvënësi më i vjetër në moshë, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, sipas rregullores i takon ta drejtojë këtë seancë, por kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar prerë se do ta refuzojë këtë privilegj. Në një dalje […]
Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt
Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt Çdo drejtues automjeti papritur mund të bëhet pjesë e një aksidenti rrugor. Vetëm shërbimi i ambulancës raporton mesatarisht 13 aksidente në ditë. 300 aksidente me dëme të tjera mendohet se ndodhin çdo ditë. Sigurimi i detyrueshëm, i njohur si TPL, mbulon vetëm dëmet e […]
Australia akuzon Iranin për dy sulme të vitit të shkuar
Australia ka njoftuar se do ta dëbojë ambasadorin e Iranit nga shteti, pas dyshimeve për përfshirjen direkte të qeverisë iraniane në sulmet antisemitike në Sydney dhe Melbourne. Kryeministri Anthony Albanese ka thënë se sulmet ishin “akte të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme të agresionit, të orkestruara nga një shtet i huaj”. Askush nuk ishte lënduar në […]
Rekord aksidentesh në Fier, dominojnë shpejtësia dhe parakalimet e gabuara
Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Sipas shefit të sektorit të Policisë Rrugore, Altin Dervishi, ndër shkaqet kryesore kanë qenë mosrespektimi i normave të shpejtësisë, parakalimi i gabuar, ndryshimi i menjëhershëm i korsisë dhe ndërprerja e menjëhershme e […]
Berisha refuzon drejtimin e seancës: Parlamenti jo legjitim, Rama mbron interesat e karteleve të drogës
Në prag të mbledhjes së Kuvendit të ri dhe miratimit të qeverisë “Rama 4”, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se për opozitën ky Kuvend është jo legjitim pasi 11 maji ishte farsë elektorale. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se emrat e përveçëm të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk […]
“Shpresoj që Trump t’i humbë durimi me Rusinë sa më shpejt”, presidenti finlandez: Ta detyrojë Moskën të ulet në tryezën e negociatave
Presidenti finlandez, Alexander Stubb i bëri thirrje sot presidentit amerikan, Donald Trump të ndërmarrë hapa për ta detyruar Rusinë të ulet në tryezën e negociatave me Ukrainën, duke shprehur shpresën se durimi i Trump me Moskën të soset shpejt. Stubb, i cili është një mik golfi i Trump dhe drejton një vend që ndan një […]
U bë kryefjalë e mediave botërore pasi nuk iu “gjunjëzua” Trumpit, kush është presidentja zvicerane?
Karin Keller-Sutter ende nuk ishte presidente e Konfederatës zvicerane dhe as e kishte treguar plotësisht para botës atë veprim të guximshëm që sot ose mund t’i kushtojë shtrenjtë ose mund ta kurorëzojë si lidere që i bëri ballë presidentit amerikan, Donald Trump. Cili prej këtyre fundeve e pret “KKS-në”, akronimi me të cilin e identifikon […]
Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë për shuarjen e flakëve
Vijon zjarri për të dytën ditë radhazi në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës. Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se vatrat e shumta janë përhapur në të gjithë sipërfaqen pyjore, ndërsa forcat zjarrfikëse, ushtria dhe emergjencat civile po punojnë për shuarjen e flakëve. Në ndihmë janë angazhuar edhe […]
Turistë e qytetarë bashkohen vullnetarisht për të pastruar plazhet, kryeministri Rama ndan fotot: Me qytetari, angazhim e stil të bukur jetese
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje ku disa qytetarë e turistë i janë bashkuar vullnetarisht nismës për pastrimin e plazheve të Shqipërisë. Në fotot e postuara nga kryeministri, vërehen qytetarë e turistë që i janë bashkuar Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për të pastruar plazhet. “Turistë dhe qytetarë vullnetarë i janë bashkuar ekipeve të […]