Zjarri përfshin zonën e Krastës në Krujë, rrezikohet depoja e dinamitit pranë guroreve
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e sotme në zonën e Krastës, në afërsi të fshatit Borizanë në Krujë, mbi fabrikën e çimentos dhe pranë guroreve. Dy vatrat e zjarrit, të ndodhura në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra, kanë alarmuar autoritetet lokale dhe shërbimin zjarrfikës të Krujës, për shkak të afërsisë […]
Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi, janë 325 mln euro dëme këtë verë
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata përsëritet cdo vit, është e patolerueshme mosmarrja e masave. Sipas Softës, duhet të ketë një qendër kombëtare dhe të bëhet më mirë parandalimi sesa përpjekja për të fikur. Eksperti deklaroi se […]
Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse! Qasja në financim vijon të jetë pozitive
Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, e konsiderojnë potencialin e tregut bankar të Shqipërisë si të mesëm dhe 25% si të lartë. Shumica e bankave me kapital të huaj në Shqipëri raportojnë fitimprurje më […]
Prishtina 2030 – Kryeqyteti gati për Lojërat Mesdhetare
Sipas një njoftimi të publikuar nga kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, kryeqyteti dhe gjithë Kosova kanë hyrë në një kapitull të ri historik: përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Në postimin e tij, Rama thekson se kjo ngjarje nuk është vetëm një organizim sportiv, por një projekt madhor që do të shënojë zhvillim, afirmim dhe një mundësi […]
Nga energjia për Kosovën, te makineritë nga Kina: Si ndryshuan eksportet dhe importet shqiptare në korrik?
Të dhënat e INSTAT-it për tregtinë e jashtme tregojnë vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve dhe eksporteve gjatë muajit korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Sa i përket eksporteve, rezulton se rritja më e madhe është regjistruar me Kosovën, me një […]
Nga djepi te ushqimi, 5 këshilla të kujdesit për foshnjat që kanë ndryshuar me kalimin e viteve
Pediatri me përvojë, Dr. David Hill, një baba i pesë fëmijëve dhe figurë e njohur në Akademinë Amerikane të Pediatrisë, ka ndarë pesë mesazhe thelbësore për kujdesin ndaj foshnjave që kanë ndryshuar ndjeshëm me kalimin e kohës. Në një kohë me shumë dezinformim, ai inkurajon prindërit të konsultohen me mjekët dhe të kërkojnë burime të […]
Himara International Music Festival: Muzikë, turizëm dhe artistë të rinj në bregdetin shqiptar
Qyteti bregdetar i Himarës nga 21 deri më 28 gusht do të mikpresë edicionin e katërt të Himara International Music Festival. Ky festival është një ngjarje e rëndësishme kulturore që po kthehet në një traditë të çmuar për artdashësit shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Festivali do të zhvillohet në sallën “Neço Muko” dhe do të ofrojë shtatë […]
“Vështrime të reja” – ekspozitë nga Lum Hajrullahu dhe Festa Ramoja në Europe House Prishtinë
Më 20 gusht 2025, në ora 19:00, hapet ekspozita “Vështrime të reja” në hapësirat e Europe House Prishtinë, ku do të prezantohen punimet e dy artistëve të rinj: Lum Hajrullahu dhe Festa Ramoja. E kuruar nga Laureta Hajrullahu dhe Shkamb Jaka, kjo ekspozitë përfaqëson një ftesë për të parë botën nga këndvështrimi i gjeneratës së […]
“Diplomacia, rruga e vetme për paqe në Ukrainë”/ Jehona e takimit shumëpalësh, reagon aktivisti: Me ardhjen e Trump…
Vazhdon jehona e takimi shumëpalësh në Uashington për të ndërprerë luftën në Ukrainë. I ftuar në një studio televizive, aktivisti Nador Bakalli, është shprehur se, deri para pak kohësh rruga diplomatike nuk mendohej si zgjidhja e kësaj çështje. Gjatë bisedës Bakalli u shpreh se, me ardhjen e presidentit Donald Trump në krye të SHBA-së, rruga […]
Dy të rinj shqiptarë aksidentohen me motor në Greqi, njëri humb jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në ishullin grek Naxos. Sipas mediave greke, dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç, po udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin. Motoçikleta u përplas me forcë në një trung peme, duke rezultuar në vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe […]