“Ju mund të riktheni buzëqeshjen melodioze të fëmijëve”, zbardhet letra që Melania Trump i dërgoi Putinit
Është zbardhur letrën që Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, i ka dërguar presidentit rus Vladimir Putin, gjatë takimit që ky i fundit pati me presidenti amerikan, Donald Trump në Alaska. Letra iu dorëzua personalisht nga Presidenti Donald Trump dhe u lexua nga Putin në prani të delegacioneve amerikane dhe ruse. Në letër, Melania […]
Liderët europianë krah Zelenskit/ Do të marrin pjesë në takimin me Trump në Shtëpinë e Bardhë
Liderët europianë do t’i bashkohen presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelenky, në udhëtimiijn dhe takimin e tij me presidentin Donald Trump të hënën në Uashington. Lajmin e ka bërë të ditur shefja e komisionit europian Ursula von der Leyen. “Me kërkesë të Presidentit Zelenskyy, unë do t’i bashkohem takimit me Presidentin Trump dhe udhëheqës të tjerë […]
Macron: Nuk duhet të tregojmë dobësi sot përballë Rusisë
Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh pesimist për qëllimet e Moskës, para takimit të rëndësishëm që do të zhvillohet nesër me Presidentin amerikan Donald Trump në Uashington. “Më pyetni nëse mendoj se Putin dëshiron paqe. Mendoj se përgjigjja është jo,” tha Macron, duke theksuar se “situata është jashtëzakonisht serioze, jo vetëm për Ukrainën, por edhe […]
Witkoff: Putini ra dakord që të lejojë SHBA-në dhe aleatët evropianë të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën, si një marrëveshje për…
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka thënë të dielën se lideri rus, Vladimir Putin është pajtuar në samitin e zhvilluar me presidentin amerikan, Donald Trump që ta lejojë SHBA-në dhe aleatët evropianë të ofrojnë garanci të sigurisë për Ukrainën, që i ngjajnë mandatit të mbrojtjes kolektive të NATO-s, në kuadër […]
Vrau me thikë 14-vjeçarin, zbardhet dëshmia e autorit të mitur sot në Gjykatë: Nuk doja… ngushëllime familjes
Gjykata e Korçës ka dhënë masat e arrestit për vrasjen e 14-vjeçarit në Korçë, teksa la në burg autorin e mitur, babanë dhe xhaxhanë e tij, ndërkohë për 4 të miturit e tjerë është dhënë masa detyrim paraqitje nën mbikëqyrjen e prindërve. Burime brenda sallës gjyqësore thanë se autori gjatë seancës ka folur mes lotësh […]
Mirditë, përkujtohen martirët e 17 Gushtit 1949, Berisha: Nderim të përjetshëm martirëve të lirisë
Në Mirditë u përkujtua sot 76-vjetori i Masakrës së Qafë Valmirit. 14 burra prej dyerve të fisme të kësaj treve u dënuan me vdekje në shenjë hakmarrje pas vrasjes së Sekretarit të Parë të Mirditës Bardhok Biba nga Komiteti i Maleve, një formacion i armatosur që ishte kundër regjimit komunist dhe që kërkonte bashkimin e […]
Paralajmërimi i Macron-it: Putin kërkon kapitullimin e Ukrainës, Trump synon paqen
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dhënë një paralajmërim të fortë për situatën në Ukrainë, duke theksuar se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka në plan paqen, por dëshiron kapitullimin e Kievit. “Për sa i përket presidentit Putin, a mendoj se ai dëshiron paqe? Përgjigjja është jo. Ai kërkon kapitullimin e Ukrainës, kjo është ajo që […]
‘Lufta vazhdon, liria s’është larg!’ Zemërimi kundër Vuçiç s’ndalet, edhe sot në mbrëmje protesta në mbarë Serbinë
Protestat nuk ndalen në Serbi. Mediat serbe shkruajnë se studentëve dhe qytetarëve u është bërë thirrje të mblidhen sot në mbrëmje në sheshet e disa qyteteve të Serbisë, duke hyrë kështu në ditën e pestë të protestave. Deri tani janë shpallur koha dhe vendi i tubimit për Novi Sad, Niš, Kruševac dhe Leskovac. Në Novi […]
‘Ja një version i shkurtër dhe i fortë’, demokratët i kërkojnë ndihmë Chat GPT për të bërë politikë
Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit dhe humbjes së besimit të qytetarëve, Partia Demokratike si duket do të ulet në karriget e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me deputetë tashmë dhe ‘përtacë’. Një prej demokratëve, konkretisht Albana Vokshi ka publikuar një denoncim lidhur me Onkologjikun por që ka nxjerrë zbuluar autorin e denoncimit. […]