GJKKO i rrëzon kërkesën/ Ilir Meta mbetet në burg
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, duke lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Presidentin e Partisë së Lirisë. Hetimet për ish-kryeministrin, dhe ish-presidenti e Republikës përfunduan më 4 gusht nga SPAK. Siç bëhet me dije, avokatët e Metës braktisën seancën me argumentin se e dinin vendimin që do të merrte gjyqtari. […]
Zjarret/Rama: Dy ditë e net ekstremisht të vështira,flakët kanë qenë të pamëshirshme
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke thënë se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira për forcat zjarrfikëse. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama i ka bërë thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm dhe të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë […]
Aksident tragjik në Konispol, humb jetën 74-vjeçari
Një aksident tragjik është regjistruar këtë të mërkurë në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol. Dy motomjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjetit. Viktima është identifikuar si Urim Çaze, 74 vjeç. Ndërkohë që shoferi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. […]
Vendosja e Gardës Kombëtare në Uashington, kryebashkiakja i del kundër Trumpit: Duhet të mbrojmë qytetin nga kjo përpjekje autoritare
Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit e quajti marrjen federale të qytetit nga Trump një përpjekje autoritare’ ndërsa trupat e Gardës Kombëtare përmbytën kryeqytetin. Kryetarja Muriel Bowser kritikoi të martën mbrëma planin ambicioz të Trump për goditjen e krimit, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve gjatë një takimi virtual. Bowser u pyet se si grupet fetare […]
“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset, kam kujtimet këtu
Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon të lërë shtëpinë pasi thotë se i ka gjithë kujtimet aty. “Më dhimbset shtëpia, kam kujtimet e mia këtu. Jam për pushime, më bërtasin të gjithë nuk iki dot. Me dhimbset, […]
“Dy ditë dhe net të vështira”, Rama u bën thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm, sinjalizoni çdo vatër zjarri para se të jetë vonë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas situatës alarmante me zjarret në vend. Ai u ka bërë thirrje banorëve që të raportojnë në kohë çdo vatër zjarri. “Dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, […]
Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish presidentit
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish presidentit Ilir Meta dhe ka lënë në fuqi masa e arrestit në burg. Gjatë masës prokurori i çështjes Arben Kraja sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxhës ka thënë se nëse Ilir Meta lirohet ekziston rreziku që të intimidojë dëshmitarët. Avokatët sugjeruan më parë një masë më […]
“Motrën e kam atje lart”/ Banori mes lotëve në Gramsh: Më dridhen gjunjët, zoti na shpëtoftë
Banorët e fshatit Nartë në Gramsh po largohen sot nga banesat e tyre të tmerruar pasi zjarri po u djeg banesat. Me lot në sy, ata shprehen për gazetaren e Top Channel Bruna Kërçyku sesa të tronditur janë nga zjarri. Disa prej tyre mundohen të shpëtojnë edhe kafshët, bagëtitë e lopët, si të vetmet burime […]
Gjyqtaret e Kolegjit me leje vjetore, shtyhet seanca për mandatin e Adriatik Lapajt
Seanca në Kolegj Zgjedhor për padinë e Adriatik Lapajt për mandatin e Tiranës është shtyrë. Pas mungesës së dy gjyqtareve për shkak të lejes vjetore, seanca e radhës do të mbahet më 25 gusht në orën 10:00. Kujtojmë se kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, ndërsa KAS e kaloi tek Ana Dajko. Tashmë […]
Stafa: Zjarret përfshijnë Shqipërinë, Rama bën shpenzime luksi dhe lë vendin pa avionë zjarrfikës
Gazetari Osman Stafa, në një postim të tij në Facebook, shkruan se situata me zjarret që përfshijnë Shqipërinë çdo vit është një dështim i thellë i shtetit dhe i Kryeministrit Edi Rama. Ai thekson se ndërsa Shqipëria vazhdon të digjet çdo verë dhe ushtarët e zjarrfikësit janë të lodhur nga orët e gjata të punës, […]