FOTOLAJM/ Zjarri ‘dëbon’ banorët në Gramsh, familjet largohen me lot në sy
Zjarri që përfshiu mbi shtatë fshatra në Gramsh ka nxjerrë nga shtëpitë qindra banorë, të cilët iu kërkua të evakuohen sa më parë. Një imazh i trishtë vjen nga fshati Skënderbegas, ku situata është më e rëndë se në zonat e tjera. Një familje largohet nga banesa në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve. Të dëshpëruar, […]
Policia e Elbasanit apel banorëve: Largohuni nga zonat me rrezik nga zjarret, telefononi në rast nevoje
Edhe Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan iu bëri thirrje të gjithë banorëve të fshatrave që rrezikohen nga zjarri, të bashkëpunojnë me punonjësit, me kryetarët e fshatrave dhe të njësive administrative, si dhe me Emergjencat Civile, me qëllim që të largohen nga zona e rrezikut të zjarrit. “Të gjithë inspektorët e Policisë së zonave janë në […]
Tentoi të korruptonte policin me 2 mijë lekë, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë
Një 18-vjeçar tentoi të korruptonte efektivin e Policisë Rrugore, por përfundoi në prangat e uniformave blu, teksa 2 të tjerë gjithashtu u arrestuan dhe 2 u morën nën akuzë pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe shkaktuan aksidente, ku i dëmtuar mbeti edhe një këmbësor. Në pranga ra i pari A. Ll., 18 vjeç, […]
Fëmijë e të rritur mësojnë së bashku mbi xhubletën
Në Durrës u zhvillua aktiviteti krijues i cili mblodhi fëmijë dhe të rritur në një proces ndërveprues, ku përmes artit dhe dorës së tyre, ata u njohën me simbolet tradicionale të xhubletës dhe disa nga elementet karakteristike të dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit. “Trashëgimia kulturore nuk është vetëm për t’u ruajtur, por për […]
’10 mln € të fshehura në vetëm 2 vite!’ DPT: Kryente evazion, zbulohet subjekti në..
Zbulohet një subjekt në periferi të Tiranës që kryente evazion fiskal gjatë tregtimit të prodhimeve blegtorale. Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, subjekti kishte fshehur në dy vite rreth 10 milionë Euro. ‘Në periferi të Tiranës, gjatë kontrollit të përbashkët të Task Forcës së Administratës Tatimore dhe strukturave të Ministrisë së Bujqësisë, […]
Zjarret në Gramsh,MM:Dhjetëra mjete në dispozicion, 4 helikopterë operojnë nga ajri
Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë tërësisht të angazhuara në menaxhimin e situatës së rënduar nga zjarret në bashkinë Gramsh, me trupa të FA në terren, së bashku me zjarrfikës lokalë, forca policie, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat bashkiake. ‘Dhjetëra mjete janë vënë në dispozicion, përfshirë zjarrfikëse, autoambulanca dhe […]
Zjarret në vend, Begaj:Banorët të bashkëpunojnë me strukturat për të mbrojtur jetën
‘Me shqetësim të thellë po ndjek situatën kritike të shkaktuar nga zjarret, me të cilat po përballet vendi ynë.’ Kështu shkruan në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ku ndër të tjera ai shkruan se ‘në këto momente sfiduese dua të bëj thirrje për ndërgjegjësim maksimal nga secili […]
De Winter firmos me Milanin
Milan ka mbyllur me sukses marrëveshjen për mbrojtësin belg Koni De Winter, duke finalizuar një operacion të shpejtë dhe efikas në merkato. Ish-lojtari i Genoas ka mbërritur sot në Milano, ku pasdite kreu vizitat mjekësore në klinikën “La Madonnina” dhe më pas nënshkroi kontratën pesëvjeçare me kuqezinjtë, me një pagë prej 1.8 milionë eurosh në […]
BE, kundër Trump për Ukrainën, unioni deklaron se kufijtë nuk mund të ndryshojnë me forcë
Ky qëndrim i bllokut evropian vjen pak ditë para se presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, për të biseduar mbi përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës që ka nisur më 2022. “Ne, udhëheqësit e BE-së, mirëpresim përpjekjet e presidentit Trump drejt përfundimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës […]
Shqipëria nën pushtetin e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve për evakuim, ministri Vengu mbërrin në Gramsh
Situata e zjarreve në vendin tonë paraqitet mjaft problematike ku më e rënduar duket në zonën mes Gramshit dhe Skraparit, ku është dashur edhe evakuimi i disa prej banorëve për arsye sigurie, ndërsa forcat zjarrfikëse janë në luftë me flakët. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur në Harunas të Gramshit ku ju është bashkuar […]