E rëndë në Fier! Babai abuzon seksualisht me vajzën 12-vjeçare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare. Policia njofton se ka arrestuar 36-vjeçarin Z.M., banues në fshatin Sheqishtë, Patos. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Top Channel
Mbante kokainë, armë zjarri dhe detonatorë brenda në banesën, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Kryebushat të Shkodrës, pasi u kap me lëndë narkotike, armë zjarri dhe pajisje luftarake në posedim. Gjatë kontrollit në automjetin e Gjovalin Manit u gjetën disa doza kokaine, ndërsa në banesë iu sekuestruan 110 kapsolla detonatore, dy pistoleta, një silenciator dhe municion luftarak. I arrestuari rezulton me […]
6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor! Kos-Ramës: Shqipëria mund t’i hapë të gjithë grup-kapitujt këtë vit
Të mbledhur në Shkup me komisioneren europiane të zgjerimit, Marta Kos, liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë me zyrtaren e lartë të bllokut Planin e BE-së për Rritjen në rajon. Në takimin me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Kosovës, të Malit të […]
“Shqipëria, më afër se kurrë me BE-në, Rama nga samiti në Shkup: Do i përmbushim të gjitha detyrimet tona
Në nisje të takimit, BE – Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, i cili po mbahet në Shkup, Maqedoni e Veriut, Kryeministri Rama u shpreh për mediat e pranishme: Kryeministri Edi Rama: Sot jemi këtu për një tjetër ndalesë të rrugës së përbashkët, që lidhet me zbatimin e Planit të Ri të Rritjes, një plan […]
Përkujtimore në nderim të Kadaresë, Gjinushi: Veprat e tij do ruhen si thesare për kulturën shqiptare
Në përkujtimoren e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, e vlerësoi si një nga figurat më të ndritura të kombit shqiptar. “Ismail Kadare është ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar, krahas figurave si Skënderbeu, Nënë Tereza etj, që dhanë kontribut të madh për […]
Besimtarët ortodoksë i japin lamtumirë Metropolitit Imzot Dhimitri
Me dhjetra besimtarë ortodoksë u mblodhën në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër për t’i dhënë lamtumirën e fundit Metropolitit Imzot Dhimitri, i cili ndërroi jetë 4 ditë më parë në spitalin e Janinës, pas një komplikacioni shëndetësor. Në ceremoninë e mbajtur ishin të pranishëm klerikë të shumtë të Kishës Ortodokse, përfaqësues të pushtetit vendor, […]
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, shtyllat ndihmëse të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe kërcënim për sigurinë Evropiane
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur ne Asamblenë Parlamentare të OSCE ku ka deklaruar se Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, shtyllat ndihmëse të agresionit rus ndaj Ukrainës. Në fjalën e tij politikani i lartë i PR ka deklaruar se ky bashkëpunim është një kërcënim për sigurinë Evropiane. FJALA E KRYETARIT TË PR, […]
A mund t’i neutralizojnë mikrobet në zorrë, ‘kimikatet e përjetësisë’?
Ato quhen “kimikate të përhershme” sepse qëndrojnë në mjedis për periudha jashtëzakonisht të gjata. Dhe gjenden në produkte të shumta industriale dhe të konsumit. PFAS – substanca për- dhe polifluoroalkil – shoqërohen me rreziqe të shumta shëndetësore, nga ulja e pjellorisë dhe vonesat në zhvillim tek fëmijët deri te një rrezik në rritje i disa […]
Izraeli transferoi fshehurazi avionë civilë në Greqi dhe Qipro para sulmit ndaj Iranit
Izraeli transferoi fshehurazi flotën e tij të avionëve nga aeroporti i tij kryesor Ben-Gurion në aeroportet në Qipro, Greqi dhe SHBA përpara përgatitjeve të tij për “Operacionin Lion në Ngritje”, sulmin e Izraelit kundër Iranit, raportoi të hënën Jerusalem Post, duke cituar një gazetë tjetër izraelite. Ministria e mbrojtjes udhëzoi El Al, Arkia, Israir dhe […]
Vrasja e Santiago Malkos/ Dëshmon babai i Leonard Dukës, Muhamet Duka, SPAK kërkon kohë për pretencën
Në seancën e kësaj të marte, Gjykata e Posaçme ka dëgjuar të gjithë dëshminë e Muhamet Dukës, babait të të pandehurit Leonard Duka, nën akuzë për vrasjen e ish-punonjësit të Policisë, Santiago Malko. Gjatë dëshmisë së tij përpara togave të zeza, Muhamet Duka, teksa ka pranuar njohjen miqësore me disa prej të pandehurve të tjerë, […]