Gaza “përçan” SHBA me aleatët e saj, Europa dhe Kanadaja i kthejnë shpinën Trump
Një përçarje e thellë po shfaqet mes SHBA-ve dhe aleatëve të saj tradicionalë mbi të ardhmen e Gazës dhe zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez. Ndërsa Franca, Britania dhe Kanadaja kanë shpallur planet për të njohur Shtetin e Palestinës, administrata e Donald Trump jo vetëm që refuzon të bashkohet, por edhe e bojkoton iniciativën diplomatike të udhëhequr […]
Lufta në Gaza/ Trump e zbulon: Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund konfliktit është lirimi i pengjeve
E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund krizës në Gaza është që Hamasi të dorëzohet, tha Trump Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu rikthye çështjes së Gazës, duke theksuar se zgjidhja më e shpejtë për krizën humanitare në rajon është dorëzimi i menjëhershëm i Hamasit dhe lirimi i pengjeve. “Mënyra më e shpejtë për t’i […]
Kosova ende pa qeveri, çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë me terma të prerë mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe të tregojë se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nuk është konsumuar. Kështu vlerëson Zahir Çerkini, profesori i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ai pret që Gjykata Kushtetuese […]
Vajza e Hulk Hogan kërkoi të hiqej nga testamenti
Hulk dhe Brooke Hogan SHBA- Vajza e Hulk Hogan, Brooke kërkoi që të mos merrte pjesë nga testamentit i të atit. Ajo shpjegoi se gjatë dy viteve të fundit ishte distancuar nga babai i saj për të mbrojtur shëndetin e saj mendor. Vajza e Hogan nuk do të trashëgojë asnjë nga pasuritë e babait të saj […]
Medvedev kërcënon Trump, presidenti amerikan: Ish-president i dështuar, kujdes se çfarë thua!
Dmitry Medvedev dhe Donald Trump SHBA- Ish-presidenti dhe kryeministri rus, dhe tani zëvendëspresident i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Dmitry Medvedev ka nisur një “konflikt” me presidentin amerikan, Donald Trump. Në reagimet e tij, Medvedev iu referua fjalëve të Trumpit, i cili e cilësoi Rusinë si një “ekonomi të vdekur”. Po ashtu, nuk e kurseu ironinë […]
Hajdari sërish mbrohet në heshtje për rastin e rezervave shtetërore
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është intervistuar më 31 korrik nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurës sa i përket dyshimeve për keqpërdorime me rezervat shtetërore. “Zonja Hajdari është ftuar me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, për të gjitha dyshimet që janë pjesë […]
“Arkitekti i kanabizimit me 3 mln euro pasuri”/ Berisha: Një trafikant droge është emëruar në ‘Ministrinë e Brendshme’
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në Ministrinë e Brendshme është emëruar një emër i njohur për drejtësinë. Nga konferenca e përditshme për shtyp, Berisha u shpreh se në sektorin shkencor të kësaj ministrie, është emëruar Perlat Çullhaj, sipas tij trafikant i shkarkuar nga Policia e Shtetit në vitin 2010. “Mësoj këto […]
“Pandora” godet grupin kriminal shqiptaro-gjerman, 365 mijë euro dëm me mashtrime përmes call-center
Konferenca TIRANË- Një grup kriminal është shkatërruar në kuadër të një operacioni të zhvilluar mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe autoriteteve gjermane. Objekti i këtij grupi ishte mashtrimi kompjuterik përmes një call center-i që ishte ngritur në Tiranë. Në total kanë rënë në prangapesë persona, tre janë vendosur në […]
Bizneset dorëzojnë pasqyrat financiare/ Sot afati i fundit, kush nuk e dorëzon do të përballet me penalitetet
QKB rikujton se kush nuk e dorëzon, do të përballet me penalitetet që parashikon ligji “Për regjistrimin e biznesit” i ndryshuar. Brenda ditës së sotme, bizneset duhet të dorëzojnë online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. Detyrimin për të dorëzuar pasqyrat financiare për vitin 2024 e kanë rreth 35 […]
Zjarret në vend, qeveria ofron paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë
Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave të zjarrit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se do të ketë rritje të gatishmërisë për muajin gusht dhe shtoi se do të mobilizohen strukturat përkatëse për […]