Ndezi zjarr në Dajt duke djegur 600 hektarë tokë, arrestohet 63 vjeçari
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. H., 63 vjeç, banues në Fushë-Stanë. Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas dyshohet se gjatë punës si bari në zonë, ka ndezur […]
Dhunoi kamarierin për një shishe ujë, pezullohet oficeri i Policisë Kufitare Dibër, Ardian Isufi
Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve […]
Propozimi për ridimensionimin e PD, Mustafaj: Do e prezantoj në shtator
Andi Mustafaj, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, deklaroi se do të çojë para Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike propozimin për një ridimensionim të partisë. Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit tha: “Po diskutohet dhe do e çoj para Këshillit Kombëtar. Në shtator […]
Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 21 mbeten aktive dhe 16 nën monitorim, ndërsa 8 janë shuar. Situata mbetet kritike në zonat e Lurës, Bulqizës, Delvinës, Tiranës dhe Korçës, ku janë angazhuar mbi 1350 forca operacionale dhe 65 automjete zjarrfikëse. Përveç ndërhyrjeve nga toka, po përdoren […]
106 vite me parë, Fan Noli emërohej peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare
106 vite me parë, më 27 korrik të vitit 1919, Fan Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare. Figura e Nolit pranë atdhetarëve të tij në Amerikë po fitonte rritje te menjëhershme duke i përfaqësuar ata si kryeredaktor i gazetës “Dielli” në Boston. Fan Noli, themelues i revistës “The Adriatic Review” dhe kryetar i […]
Zjarret në Borsh, Piqeras dhe Lukovë/ Niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair për shuarjen e flakëve në jug të vendit
Bashkimi Europian i ka ardhur në ndihmë vendit tonë duke dërguar një avion Candair nga Italia për shuarjen e flakëve në jug Avioni zjarrfikës Canadair do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë. Ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të […]
Zjarri në Shijak/ Vihet në pranga autori i dyshuar, zjarri doli jashtë kontrollit kur po digjte mbeturinat
Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë si autor i zjarrit në Shetel të Shijakut. Arrestimi i 58-vjeçarit u bë pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar në fshatin Shetel, duke rrezikuar […]
Shqipëria nën pushtetin e flakëve/ Zjarre nga veriu në jug, 45 vatra në 24 orët e fundit, evakuohen 6 banesa
Shqipëria ndodhet nën pushtetin e flakëve prej disa ditësh tashmë, ndërsa në 24 orët e fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri. 21 vatra janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë shuar. Mbeten aktive këto vatra: – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, vazhdon aktiv Vatra e […]