Lapaj do mandatin, i shkruan KQZ-së: Dorëheqjet e listës së mbyllur i keni pranuar me heshtje
Nisma Shqipëria Bëhet kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve një dokument zyrtar ku të konfirmojë njohjen e dorëheqjeve të kandidatëve të listës së mbyllur për Tiranën. Në një letër drejtuar KQZ, partia e drejtuar nga Adriatik Lapaj thotë se për sa kohë komisioni nuk ka kthyer përgjigje kur janë dporëzuar letrat e dorëheqjeve, e ka […]
Anuela Ristani ndan pamjet: Terminali i ri Veri-Perëndimor, drejt përfundimit
Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka shpërndarë një video nga punimet për Terminalin Veri-Perëndimor të autobusëve, i cili po shkon drejt përfundimit. Në postimin e saj, Ristani e cilëson këtë si një tjetër investim të rëndësishëm për transportin publik të qytetit. Ajo thekson se terminali i ri do t’u shërbejë qytetarëve […]
“Pa bukë e ujë…” 9 marinarë të huaj, prej muajsh të bllokuar në portin e Durrësit
Nëntë marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, ndërkohë që situata për mbijetesën e tyre bëhet gjithnjë e më e vështirë. Sipas Klan News, Tonin Gjinaj, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, apeloi për ndërhyrjen e autoriteteve për të […]
“Partizani”/Shtyhet gjyqi në GJKKO, Gjokutaj: Të përjashtohet treshja e gjyqtarëve!
Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Mësohet se procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe të bashkëpandehurve të dosjes “Partizani”, u shty për në 15 shtator. Pas këtij vendimi, avokati i Berishës, Genci Gjokutaj ka kërkuar përjashtimin e treshes gjykuese. Sipas Gjokutajt, gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim […]
Dosja ‘Partizani’/Malltezi:Shtet sazesh, Rama kontrollon drejtësinë! KLGJ duhet të..
Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të PD Sali Berisha foli sot për mediat lidhur me vendimin e GJKKO për të shtyrë në datë 15 shtator gjyqin ndaj tij për dosjen “Partizani” . Ndërsa foli për një drejtësi të manipuluar, Malltezi tha se gjyqtarët e GJKKO nuk janë të lirë dhe se kontrollohen nga qeveria. Ai […]
Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga mandati, kërkesë KQZ: Mirato dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur
Kreu i Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është i vendosur që të marrë mandatin e deputetit në Tiranë. Ditën e nesërme kryekomisioneri Ilirjan Celibashi pritet që të bëjë shpërndarjen e mandateve, por Lapaj përmes një shkrese që mban datën e sotme, i kërkon KQZ që të miratojë dorëheqjet e 12 kandidatëve të listës së mbyllur. […]
Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, seanca e radhës më 15 shtator
Procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe të bashkëpandehurve të tjerë të dosjes “Partizani” është shtyrë për në datën 15 shtator, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. Të pandehur lidhur me këtë dosje janë marrë ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa […]
Misteret pas hekurave të ish partneres së Epstein, Ghislaine Maxwell e gatshme të tregojë listën e të përfshirëve: Trump…
Pas hekurave, në një burg në Florida ku është e mbyllur prej tre vitesh, Ghislaine Maxwell, vajza e botuesit Robert Maxwell, i cili vdiq në mënyrë misterioze në vitin 1991 (me sa duket ra në det nga jahti i tij luksoz, Lady Ghislane) dhe shoqe e Jeffrey Epstein, miliarderit pedofil që vrau veten në vitin […]
Përshkallëzohet situata në Gaza! Tanket izraelite futen për herë të parë në Deir Al-Balah, raportohet për tetë viktima
Tensionet në Rripin e Gazës janë përshkallëzuar sërish, teksa ushtria izraelite ka avancuar për herë të parë në zonat jugore dhe lindore të qytetit Deir Al-Balah. Sipas agjencisë Reuters, forcat tokësore të Izraelit kanë hyrë në këto zona nën dyshimet se aty mund të mbahen disa nga pengjet e mbetura në duart e Hamasit. Sulmet […]
Aktive shtatë vatra zjarri në vend, qindra forca zjarrfikëse në terren! Problematike Vlora, flakët vijojnë ende në Parkun Kombëtar të Lurës
Zjarret po vijojnë ende në vendin tonë, teksa problematike mbeten disa zona në të cilat flakët vijojnë ende. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 7 janë ende aktive dhe 2 të tjera janë nën monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Elbasan, Librazhd, Kurbin, […]