18 Korrik 2025 Faqeja 35
729 rezultate u gjendën
Blushi: Ja kush është i vetmi ‘ndërtim i paligjshëm’ që duhet shembur një orë e më parë

Blushi: Ja kush është i vetmi ‘ndërtim i paligjshëm’ që duhet shembur një orë e më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tregoi këtë të premte se kush është i vetmi “ndërtim i paligjshëm” që duhet shembur një orë e më parë në vend. DEKLARATA E BLUSHIT Kryendërtuesi i paligjshëm Edi Rama, i cili shembi Partinë Socialiste me aksionin korruptiv dhe klientelist “një pallat, një votë” për të […]
Alarm global/ Një ‘supergjen’ po u jep baktereve rezistencë ndaj antibiotikëve dhe rrezikon spitalet

Alarm global/ Një ‘supergjen’ po u jep baktereve rezistencë ndaj antibiotikëve dhe rrezikon spitalet

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka zbuluar përhapjen e shpejtë të një gjeni të ri bakterial, të quajtur npmA2, që po trondit komunitetin shkencor për shkak të fuqisë së tij për t’iu dhënë baktereve rezistencë ndaj antibiotikëve, të përdorur në trajtime spitalore, veçanërisht në terapitë intensive. Gjeni npmA2, i cilësuar nga studiuesit si një “paketë superfuqish” […]
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së: Epstein s’kishte asnjë ‘listë klientësh’ inkriminues! Trump paralajmëron padi ndaj WSJ

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së: Epstein s’kishte asnjë ‘listë klientësh’ inkriminues! Trump paralajmëron padi ndaj WSJ

Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe FBI kanë arritur në përfundimin se dosja ‘Epstein’ nuk kishte “asnjë listë klientësh inkriminues”, që mund të implikonte bashkëpunëtorë të profilit të lartë. Rishikimi i tyre i përbashkët, i publikuar më 7 korrik, vjen pas spekulimeve që u përhapën në internet se ekzistonte një listë e klientëve të Epstein, që prisnin […]
Mallakastër/ Vijon aktive vatra e zjarrit në Belishovë

Mallakastër/ Vijon aktive vatra e zjarrit në Belishovë

Ndërsa në masivin pyjor të Drenovës dhe në kodrat me ullishte të Gorishovës, situata nga zjarri është nën kontroll, në Belishovë të Mallakastrës mbetet ende aktive një vatër zjarri . Shërbimet zjarrfikëse janë duke punuar në terren të vështirë për neutralizimin e flakëve me mjete rrethanore, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve duke […]
Kosova, vendi i arratisjes! Policia zbulon ku fshihen vëllezërit që vranë Renis Dobrën

Kosova, vendi i arratisjes! Policia zbulon ku fshihen vëllezërit që vranë Renis Dobrën

Renis Dobra TIRANË- Dy nga katër autorët e bashkëpunëtorët e vrasjes së Renis Dobrës ende nuk janë vendosur në pranga. Por, Policia e Shtetit ka një dyshim se ku mund të jenë duke u fshehur dy vëllezërit Aleksandër dhe Kristi Bushgjoka. Nga pamjet filmike dhe provat e mbledhura deri më tani ka dyshime se të […]
“Taksë për beqarët”/ Deklarata e kryeministrit nxit debate

“Taksë për beqarët”/ Deklarata e kryeministrit nxit debate

Një deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinionin publik, pasi ai sugjeroi mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për qytetarët beqarë si një masë për të frenuar rënien demografike në vend. Gjatë një deklarate për mediat, Mickoski u shpreh se qeveria po shqyrton të gjitha opsionet për të […]
Skandali i mbetjeve spitalore/ Qeveria harton rregulla të reja, kontroll më i rreptë për institucionet

Skandali i mbetjeve spitalore/ Qeveria harton rregulla të reja, kontroll më i rreptë për institucionet

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Mbetjet spitalore konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, ndaj menaxhimi i tyre ka qenë një problematikë e theksuar. Së fundmi qeveria shqiptare është duke finalizuar një projektvendim të ri që synon të vendosë standarde më të rrepta për menaxhimin e mbetjeve spitalore në të gjithë vendin.  Projektvendimi i ri synon të përmirësojë ndjeshëm praktikën, […]
PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

Partia e Lirisë ka reaguar mbi aksionin e ndërmarrë ditët e fundit nga kryeministri Rama për lirimin e hapësirave publike. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi u shpreh se Rama është kryendërtuesi i paligjshëm. Blushi tha se ai shembi Partinë Socialiste me aksionin korruptiv dhe klientelist “një pallat, një […]
Aksionet e Ramës, analisti Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Aksionet e Ramës, analisti Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai U shpreh se zbatimi i ligjit nuk duhet të vijë si fushatë, por si një veprim i përhershëm shtetëror që të kthehet në kulturë qytetare. “Zakonisht vera është një periudhë ku ka krizë lajmesh dhe mediat […]
Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj e ka pranuar takimin e të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiut me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti. Në një intervistë që ai ka dhënë për “ReportTV”, Sufaj është shprehur se takimi ka ndodhur por ka zgjatur shumë pak. E ndërkohë që në media qarkullojnë edhe iniciale të vajzave të […]