Ulje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme
Këtë të enjte, Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane, duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat veriore dhe veriperëndimore priten rrebeshe afatshkurtra […]
Zbardhet vendimi i ri/ Ja cila kategori përfiton rritje pensioni
Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave, miratoi vendimin për përcaktimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 me indeksin 9.3%, i cili do të përdoret për llogaritjen e pensioneve në Republikën e Shqipërisë. Ky indeks, llogaritet në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 59 të ligjit nr.7703, datë 11 maj […]
Reagon Adriatik Lapaj: “O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem!”. Dakord, por përfunduat gazi i botës si parti?!
Pas përplasjes mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt lidhur me mandatin e deputetit që koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka reaguar kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Ai shkruan: “Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e […]
Aksioni për sigurinë ushqimore, Drejtoria e Tatimeve: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se po vijon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë. Në një deklaratë zyrtare, theksohet se rezultatet e tri ditëve të para të aksionit kanë nxjerrë në pah nevojën urgjente për formalizim të […]
Kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës
Sot në Apelin e Posaçëm mbahet seanca për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata do të shqyrtojë ankimimin e ish-presidentit kundër vendimit që e la në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024. Meta i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e […]
“Çfarë flet mo Muçi im”, kur shteti nuk di çfarë kërkon
Nga Sebi Alla Muçi zbarkoi në tregun e fruta-perimeve në Sarandë dhe me një dokument identifikues rreth qafës që vërtetonte se ishte punonjës i shtetit i mori mbarë gjithë tregtarët ambulantë, duke u kërkuar faturë tatimore për rigonin, çajin e malit, erëzat e fushës apo shalqirin. “Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi […]
Aksident në Shkodër, shoferi i makinës përplas të moshuarin me biçikletë
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës. Sipas informacionit paraprak, shtetasi Y. D., duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur shtetasin Sh. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Njoftimi Rreth orës 08:50, në lagjen […]
Fund tragjikomik për nismën që do të bënte Shqipërinë
Ai që nisi si një eksperiment i guximshëm për të sfiduar listat e mbyllura nga dy prej zërave më të njohur anti-establishment në Shqipëri, është shndërruar në një përplasje të shëmtuar publike, duke nxjerrë në pah sa i brishtë mund të jetë premtimi për idealizma në një sistem që është krijuar pikërisht për t’i zhbërë […]
Të mësosh hilet para rregullave
Nga Skënder Minxhozi/ Kjo është pikërisht kjo që po shohim të konsumohet këto orë mes dy prej figurave të reja që hynë në fushatën e 11 majit me synime të deklaruara për të prodhuar një revolucion politik. Në vend të revolucionit në fakt po prodhojnë zhgënjim tek mijërat që i votuan, ose shpoti e […]
67 vite nga “Tana”, filmi që theu tabutë në kinemanë shqiptare
Më 17 korrik 1958, publiku shqiptar pa për herë të parë një film tërësisht shqiptar, me aktorë, regjisorë dhe skenaristë vendas. Bëhet fjalë për “Tana”, një prodhim i studios “Shqipëria Film”, nën regjinë e Kristaq Dhamos dhe me skenar të Fatmir Gjatës dhe Nasho Jorgaqit. Filmi trajtonte temën e kolektivizimit në fshat, një realitet i […]