Agjencitë turistike kanadeze: Shqipëria, bukuri ballkanike me trashëgimi të pasur
Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një nga destinacionet e kësaj vere. Një prej tyre është “G Adventures”, një nga operatorët e tureve turistike në Kanada që është njëherësh partner me “National Geographic”, dhe që shkruan se “e fshehur në një cep të […]
Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi shiste doza kanabisi, në zonat bregdetare të Shëngjinit. Gjatë kontrollit fizik ndaj 50-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një aparat celular, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtarinë kriminale. “Seksioni për Hetimin […]
1.32 mln vizitorë të huaj në qershor/Rama: Përgjegjësi e shtuar për monitorimin e…
4.76 milionë turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë 6 muajt e parë të këtij viti. Kështu shkruan kryeministri Rama, në një postim në rrjetin social Facebook ku ndër të tjera nënvizon se ky është një tregues i një rritjeje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike. Nga […]
Kishte ardhur me pushime në Dhërmi, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova
Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e djeshme, pranë një plazhi në Dhërmi. Uniformat blu njoftojnë se i riu dyshohet se humbi jetën për shkaqe natyrale. Ndërkohë do të kryhet autopsia mjekoligjore pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. 20-vjeçari kishte ardhur në Dhërmi me pushime […]
Kosova zhytet thellë në krizë, 10 ditë nga afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës mblidhen për herë të 47-të këtë të martë në atë që është kthyer tashmë në rutinë prej më shumë se katër muajsh. Shpresat për të kryer procedurën e zyrtarizimit të Kuvendit në këtë seancë janë pothuajse zero ndërsa kanë mbetur edhe 10 ditë nga afati që Gjykata Kushtetuese […]
Trump inkurajon privatisht Zelenskyn: Nëse ju sigurojmë raketa me rreze të gjatë do e godisni Moskën?
Donald Trump e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të shtojë sulmet më thellë në territorin rus. Presidenti amerikan madje e pyeti Volodymyr Zelenskyn nëse ai mund të godiste Moskën nëse SHBA-të i siguronin armë me rreze të gjatë veprimi. Në këtë kontekst, vendosmëria e Trump për të rritur presionin ndaj Vladimir Putin u shpreh javën e […]
Pronari i dënuar me 9 vite në Itali, sekuestrohen pasuritë me vlerë 287 mijë euro në Tiranë
Sekuestrohen 4 pasuri me vlerë rreth 287 000 euro, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale jashtë vendit. Pronari, i dënuar në Itali me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për pjesëmarrje në grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë […]
Opera dhome, shfaqet për herë të parë në kishën Shën Lucia në Durrës
Në Kishën Shën Lucia në Durrës, u shfaq për herë të parë një opera dhome shqiptare, vepër e krijuar nga kompozitori Red Radoja. “Ëndrra e Gotfridit”, me muzikë dhe libret nga vetë autori, u ngjit në skenë në kuadër të edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës. Radoja, që prej vitesh jeton […]
SYRI TV/ Aksioni ndaj ‘rigonit’ dhe qumështit, reagojnë shitësit ambulantë në vend
Një ditë pasi administrata tatimore zbriti në terren, duke bllokuar prodhime bujqësore dhe blegtorale, kanë reaguar fermerë dhe shitës nga disa qytete të vendit. Për ‘Syri Televizion’, tregtarët e kanë cilësuar aksionin e qeverisje si goditje të qytetarëve të thjeshtë, që mbijetesën e sigurojnë duke shitur qumësht, prodhime bujqësore apo erëza që i rrisin në […]
Padi kundër Bashkisë Elbasan dhe ‘Eco-Elb’: Qytetarët kërkojnë drejtësi pas ndotjes nga zjarri në fushën e mbetjeve
Dy javë nga zjarri që përfshiu fushën e mbetjeve në Elbasan dhe në ajër u çlirua ajër toksik,dy qytetarë nga Elbasani depozituan këtë të martë në Gjykatë një padi civile kundër shoqërisë “Eco-Elb” dhe Bashkisë së Elbasanit, me akuzën për cenim të rëndë të mjedisit dhe shëndetit publik si pasojë e zjarrit të ndodhur më […]