Temperatura deri në 40 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme
Kjo e enjte do të sjellë sërish një rritje të temperaturave. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 17 gradë Celsius, ndërsa vlerat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë 40 gradë Celsius. Era do të fryjë me intensitet të ulët deri mesatar, duke shkaktuar në dete një dallgëzim të lehtë. Top Channel
Një sy gjumë gjatë ndeshjes në Wimbledon, aktori britanik rrëmben vëmendjen! “Harrohet” çerekfinalja mes Cobolli dhe Djokovic
Wimbledon-i, një nga ngjarjet më prestigjioze të sportit botëror, është gjithmonë një pikëtakim për yjet e famshëm nga e gjithë bota. Një moment i pazakontë ndodhi gjatë ndeshjes së zhvilluar në fushën qendrore mes Novak Djokovic dhe Flavio Cobolli, kur vëmendja e publikut u zhvendos nga loja në tribunë. Gjatë barazimit të setit të parë, […]
Riaktivizohet sërish zjarri në zonën e malit të Dukatit, banorët kërkojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve
Prej orëve të natës flakët e zjarrit në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut të Llogorasë janë aktivizuar dhe nga era e cila mëngjesin e sotëm ka ndryshuar drejtim veri – lindje, kjo ka sjellë që zjarri të përparoj drejt zonën me pisha të Llogorasë. Banorët e fshatit Dukat këtë mëngjes kanë kërkuar ndërhyrje sërish […]
Emri/ Aksident i rëndë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, automjeti del nga rruga dhe bie në liqen! Ndërron jetë shoferi 34-vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Mjeti i cili drejtohej nga 34-vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga, e më pas ka rënë në liqen. I riu ka ndërruar jetë. “Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, […]
Shkrumbohet gjatë natës restoranti në qendër të Thethit, evakuohen dhjetëra turistë që ishin të akomoduar në bujtinë
Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate dhe është vënë re fillimisht nga familjarët dhe fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të ndalur përhapjen e flakëve drejt bujtinës ngjitur. Zjarri […]
Shqipëria po plaket, rritet numri i pensionistëve! Grup-mosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë më 2024
Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve. Të dhënat më të fundit nga INSTAT për vitin 2024 tregojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të qytetarëve mbi moshën 60 vjeç, ndërkohë që numri i përgjithshëm i popullsisë është […]
Trump paralajmëron vizitë në Afrikë, premton ulje të tarifave tregtare dhe marrëdhënie më të mira ekonomike
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se planifikon të vizitojë Afrikën “në një moment të caktuar”, ndërsa mirëpriti udhëheqësit e pesë vendeve afrikane në një samit të shkurtër të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë takim, ku morën pjesë liderët e Gaboni, Guinea-Bissau, Liberia, Mauritania dhe Senegali, Trump njoftoi se […]
Gjykata serbe zgjat paraburgimin për ish-policin e Kosovës, Arbnor Spahiu
Një gjykatë serbe ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilin e akuzon për gjoja “vrasje të rëndë” në Banjskë të Zveçanit, njoftoi të mërkurën Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJD). Spahiu u arrestua më 7 qershor nga autoritetet serbe në […]
Itali/ Shqiptari kapet me drogë dhe mijëra euro
Një operacion i policisë Italiane ka çuar në arrestimin e një 34-vjeçari shqiptar për trafik droge, si dhe të kunatit të tij, i cili ishte shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale. Shqiptari u ndalua teksa udhëtonte me automjetin e tij dhe u shfaq i dyshimtë gjatë kontrollit. Në banesën e tij, karabinierët zbuluan 130 gramë […]
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 10 korrik 2025…
Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e e enjte, 10 korrik 2025: Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon […]