Ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan Brendan Hanrahan do të vizitojë Kosovën
Zyrtari i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, ka njoftuar përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter) se do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën pas diskutimeve të frytshme në Dayton dhe Uashington.“Jam nisur drejt Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës pas bisedimeve produktive […]
Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Balla: Dëgjojmë qytetarët cep më cep
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një inspektim në Njësinë Nr. 2 në Tiranë, së bashku me skuadrën socialiste të zgjedhjeve të 11 majit, për të bërë inventarizimin e problematikave që lidhen me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet publike. Ky inspektim kishte si qëllim kryesor dëgjimin e qytetarëve në çdo lagje dhe rrugicë, për të […]
Shkarkime masive të policisë së Shkodrës për Thethin
Janë shkarkuar nga detyra gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës. I pari që është shkarkuar është drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshi dhe shefi i komisiariatit Nik Nikolla. Gjithashtu është pezulluar edhe kreu i stacionit të policisë së Thethit. Kjo valë shkarkimesh vjen pas skandalit me ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit. […]
Aksident tragjik në rrugën Tiranë–Durrës, humb jetën një 66-vjeçar
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë- Durrës ku shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi E. M., rreth 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit 66-vjeçari ka humbur jetën, ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime […]
Jo më lokale mbi trotuare! Bizneset në Tiranë nisin lirimin vullnetar të hapësirave publike
Pas aksioneve në rrethe, edhe kryeqyteti i është nënshtruar lirimit të hapësirave publike. Ndryshe nga Thethi, bizneset në Tiranë, kanë zgjedhur që të çmontojnë vetë e strukturave metalike, të cilat kanë ‘zaptuar’ hapësirat publike në kryeqytet. Një gjë e tillë vjen për shkak të investimeve të bëra nga biznesmenet për këto struktura, përgjatë gjithë këtyre […]
Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohen nga detyra gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, përmes një deklarate për mediat, njoftoi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj, si dhe shefit të komisariatit. Shkak për marrjen e këtyre vendimeve janë bërë ndërtimet pa leje të konstatuara në fshatin turistik të Thethit, ku ditët e fundit IKMT ka […]
Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas një person që po lëvizte me biçikletë
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në një segment të rrugës ku po punohet dhe është i paaksesueshëm. Shtetasi 38-vjeçar F.Z. ka përplasur me mjetin e tij shtetasin 66-vjeçar E.M., i cili po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në orën 23:20, ndërsa si pasojë e aksidentit 66-vjeçari ka […]
Rama, rreziku kryesor i uzurpimit me ligj të pronave publike
Pasi korri një fitore të thellë për mandatin e tij të katërt, kryeministri Edi Rama iu rikthye aksionit të tij të preferuar këtë fillim korriku: ai premton një aksion kombëtar për çlirimin e hapësirave publike. Aksioni nisi nga Bashkia e Vlorës pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura më 3 korrik, ku Rama fajësoi zyrtarët lokalë për një sërë […]
Zbardhet projekti – Rama, Oppenheim dhe Shytët shndërrojnë Vlorën në një geto me ngjyra
Një projekt masiv që parashikon rreth 90 mijë metër katror ndërtim do ta shndërrojë bregdetin e Vlorës në një koktejl kullash me ngjyra. Projekti është hartuar nga studio arkitekturore Oppenheim për llogari të kompanisë Feniks Konstruksion. I vendosur në një kryqëzim midis qytetit të vjetër, Pyllit të Sodës dhe një marine të ndërtuar rishtazi, projekti […]
MM bën bilancin e zjarreve: 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, ja ku paraqitet rreziku më i lartë
Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e vatrave aktive të zjarrit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive. Po ashtu bëhet e ditur se këto vatra zjarri janë evidentuar […]