08 Korrik 2025 Faqeja 12
753 rezultate u gjendën
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

Vazhdon zjarri në fshatin Dukat të Vlorës. Prej katër ditësh zjarri i cili ka përfshirë zonën e malit mbi fshatin Dukat, ka djegur shkurre, pemë të ndryshme bredha dhe pisha. Zjarrfikëset janë duke punuar për shuarjen e flakëve por terreni është mjaft i vështirë. Forcat e armatosura dhe banorë te zonës janë duke luftuar me […]
Gaz Bardhi kërkon përfshirjen e opozitës në seancën e Gjykatës Kushtetuese për mandatet e gjyqtarëve

Gaz Bardhi kërkon përfshirjen e opozitës në seancën e Gjykatës Kushtetuese për mandatet e gjyqtarëve

Kreu i Grupit Parlamentar të PD i dërgon shkresë zyrtare kryeparlamentares Spiropali, në prag të seancës për çështjen e mandateve kushtetuese. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i ka dërguar një shkresë zyrtare kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke kërkuar përfshirjen e opozitës parlamentare në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën […]
Banorët kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve në Theth/ Përplasen ashpër me policinë, paralajmërojnë protesta

Banorët kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve në Theth/ Përplasen ashpër me policinë, paralajmërojnë protesta

Banorët e zonës së Thethit janë përplasur me policinë ditën e sotme pas aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë fshat turistik. E ndërsa IKMT ka nisur shembjen e objekteve pa leje, ata janë përballur me rezistencën e banorëve të zonës, të cilët janë ngritur në protestë për të mbrojtur pronat e tyre […]
Paralajmërim për shkarkime masive të drejtorëve në bashkitë Fier dhe Durrës

Paralajmërim për shkarkime masive të drejtorëve në bashkitë Fier dhe Durrës

Pas Vlorës, kryeministri vijon aksionin kombëtar për lirimin e hapësirave publike. Largime në grup paralajmërohen edhe në Fier dhe Durrës. Aksioni i nisur nga kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike po trondit administratën lokale në disa bashki të vendit. Pas ndërhyrjes së fortë në Vlorë, ku u larguan 21 drejtorë, kreu i qeverisë […]
Vazhdon zjarri tek Liqenet e Lurës, Emergjencat Civile: Kemi 4 vatra aktive në qarqe

Vazhdon zjarri tek Liqenet e Lurës, Emergjencat Civile: Kemi 4 vatra aktive në qarqe

Qendra Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, njofton seprej orës 09:00, deri në orën 20:30, datë 08.07.2025, janë raportuar 15 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 11 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri. “Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ka vijuar […]
Ministri Gonxhja takon Kryepeshkopin Joan: Nisim projektet për trashëgiminë kulturore dhe çështjet humane

Ministri Gonxhja takon Kryepeshkopin Joan: Nisim projektet për trashëgiminë kulturore dhe çështjet humane

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka takuar sot Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi, ku ndau ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet humane e sociale. Gonxhja i shprehu Fortlumturinë së tij gatishmërinë e ministrisë që drejton dhe vlerësimin për kontributet […]
Urat mbi Ibër që sjellin tensione? Ekspertët: Nuk ka vend për shqetësim, siguria në veri nuk rrezikohet

Urat mbi Ibër që sjellin tensione? Ekspertët: Nuk ka vend për shqetësim, siguria në veri nuk rrezikohet

Lista Serbe kundërshtoi përmes një peticioni ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër, reagimi ky që erdhi pasi edhe presidenti i serb Aleksandër Vuçiç dënoi këtë projekt. Ndërsa lëvizjet kanë shtuar frikën për ndonjë tension në veri, ekspertët e sigurisë nuk shohin ndonjë arsye për shqetësim lidhur me ndërtimin e dy urave që do […]
Dalin pamjet se si vdiq Agon Zejnullahu në duart e policëve, vëllai i viktimës: Dhunë çnjerëzore!

Dalin pamjet se si vdiq Agon Zejnullahu në duart e policëve, vëllai i viktimës: Dhunë çnjerëzore!

Pamje të publikuara së fundmi nga Tv Dukagjini në Kosovë, zbulojnë momentet që i paraprinë vdekjes së 30-vjeçarit Agon Zejnullahu më 7 korrik në Lipjan. Videoja nis rreth 15 minuta përpara arrestimit fatal, dhe dokumenton në mënyrë të qartë sjelljen e zyrtarëve policorë në raport me të ndjerin. Vëllai i Agonit, Albani, ka thënë për […]
Tarifat, Trump: 1 gushti është afati i fundit, s’ka ndryshim! BE-së i çojmë letër brenda 2 ditëve

Tarifat, Trump: 1 gushti është afati i fundit, s’ka ndryshim! BE-së i çojmë letër brenda 2 ditëve

Afati i ri i Donald Trump , 1 gusht, për zbatimin e tarifave tregtare për produktet e huaja nuk do t’i nënshtrohet ndryshimeve të mëtejshme. Presidenti amerikan e shkroi këtë në një mesazh të publikuar në platformën e tij Truth Social, duke shtuar se “sot, nesër dhe në ditët në vijim” administrata e tij do […]
Franca, Britania dhe Gjermania kërcënojnë Teheranin: Do rivendosim sanksione nëse nuk bashkëpunoni për …

Franca, Britania dhe Gjermania kërcënojnë Teheranin: Do rivendosim sanksione nëse nuk bashkëpunoni për …

Fuqitë evropiane duhet të rivendosin sanksionet e OKB-së ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje mbi programin bërthamor të Teheranit që mbron interesat e sigurisë së Evropës, tha një burim diplomatik francez. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, Franca, Britania dhe Gjermania do të detyrohen të rivendosin sanksionet përmes mekanizmit “Snapback” të Këshillit të Sigurimit, tha […]