Policia Rrugore në Tiranë bën bilancin e 72 orëve të fundit: Tërhiqen me karrotrec 19 mjete të parkuara gabim, arrestohen/procedohen 11 shoferë
Policia Rrugore e Tiranës bëri bilancin e 72 orëve të fundit të monitorimit intensiv në kryeqytet. Gjatë kontrolleve, 19 automjete të parkuara gabim u tërhoqën me mjet ngritës, ndërsa 11 shoferë u arrestuan ose u proceduan. Policia gjithashtu evidentoi shkelje të rregullave të qarkullimit nga përdoruesit e monopatinave dhe motomjeteve. Apeli i forcave të rendit […]
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
I dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij në Rusan të Delvinës Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Rusan të Delvinës, ku një banesë është përfshirë nga flakët si pasojë e pakujdesisë së pronarit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi S. P., 41 vjeç, ka shkaktuar aksidentalisht zjarr në banesën e tij, […]
Policia e Shkodrës arreston shoferin 24 vjeçar, u përfshi në aksidentin ku humbi jetën 63- vjeçari me motor
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor në fshatin Kryezi, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë. Nga përplasja e automjetit që drejtonte ky shtetas me motomjetin që drejtonte shtetasi […]
‘Bankers’, mln euro dëm shtetit! Prokuroria: Shmangu tatimet për 20 vite, deklaroi 11.7 mld lekë humbje
FOTO ILUSTRUESE FIER- Prokuroria e Fierit ka zbuluar detaje shtesë në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Në kuadër të aksionit u lëshuan 14 masa sigurimi ku 9 janë ekzekutuar dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim për veprat […]
Kosova në pritje të një kryetari Kuvendi, 41 tentativa të dështuara
Përpjekja e 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Kryetarit të tij përfundoi me dështim, duke shtyrë edhe më tej formimin e institucioneve të reja. Pas disa muajsh, bllokada politike që vijon nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, partitë politike nuk kanë arritur akoma të gjejnë marrëveshje për funksionimin e Kuvendit. As kësaj […]
LISTA/ Si fshihej fitimi- Drejtorët e “Bankers” i akorduan vetes miliona euro, emra fiktivë, paga të mëdha
Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao FIER-Një aksion i zhvillur një ditë më parë në zyrat e kompnisë “Bankers Petroleum” ka hedhur dritë mbi një skemë e dyshimtë abuzimi. Drejtori aktual ekzekutiv, Hongping Xiao, shtetas kinez, dhe ish-drejtori shqiptar Leonidha Çobo janë ndër 10 të arrestuarit, pasi dyshohet se i kanë shkaktuar dëme prej miliona eurosh shtetit […]
E pazakontë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve
Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë. Koci ka sjellë në ambientet e jashtme të Parlamentit katër gomerë. Sipas tij, ata simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve për moskonsitituimin e Kuvendit. Sot,për të 41-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet. Seanca zgjati sërish vetëm pak […]
Mes skandaleve të Bankers Petroleum, historia e një zhvatjeje prej tre dekadash
Bankers TIRANË- Në vitin 1993 qeveria hyri në negociata me kompaninë angleze Premier Oil dhe një vit më vonë, në vitin 1994 u lidh marrëveshja për Patos-Marinzën. Premier Oil dhe AlbPetrol krijuan një kompani të përbashkët të quajtur Anglo-Albanian Petroleum. Do të ishte kjo kompani që do të zhvillonte Patos-Marinzën. Premier Oil solli specialistët e […]
Edi Rama për 60 minuta në Bashkinë e Vlorës/ Kryebashkiaku Dredha nën presion, çfarë i tha kryeministri?
Kryeministri Edi Rama qëndroi për rreth 60 minuta në Bashkinë e Vlorës, ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun Ermal Dredha dhe kërkoi angazhimin maksimal nga stafi i bashkisë dhe deputetët e qarkut për sezonin turistik që po afron. Gjatë takimit, Rama theksoi rëndësinë e përqendrimit në sigurimin e ujit të pijshëm, menaxhimin e vendgrumbullimeve të […]
Kryemadhi ‘shpërthen’ ndaj Ted Blushit: Nëse do një fustan apo taka, ia jap unë
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar Tedi Blushin, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë. Në një prononcim për gazetarët para se të hynte në kuvend për herë të fundit, Kryemadhi foli për rastin e ri të korrupsionit të zbuluar nga SPAK, lidhur me kartën bankare të dhënë nga biznesmeni i tij kushëri Adrian Shatku, përmes […]