Qershori më i nxehtë në histori/ E regjistron Spanja e Anglia! Deri në fund të shekullit, temperaturat 50 gradë celsius
Tashmë është zyrtare! Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin e tyre më të nxehtë në histori. Shërbimi meteorologjik spajoll, Aemet, tha se qershori “jashtëzakonisht i nxehtë” – me një temperaturë mesatare prej 23.6 gradësh Celsius – “ka shënuar rekorde”, duke tejkaluar mesataren normale për korrikun dhe gushtin. Në Angli, Zyra Meteorologjike tha se temperatura mesatare e […]
Përplasen dy makina në Fushë-Krujë! Një viktimë dhe tre të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Fushë-Krujë – Thumanë. Dy automjete tip “Mercedez-Benz” janë përplasur, ku ka mbetur e vdekur një grua dhe janë plagosur tre persona të tjerë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë. “Rreth orës 11:00, në aksin rrugor […]
Në prag të ditës së pavarësisë së Bjellorusisë, Lukashenko fal 16 të burgosur
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ka falur 16 persona të dënuar për krime të ndryshme, përfshirë ekstremizmin, përpara ditës së pavarësisë së vendit, sipas medias shtetërore Belta. Të falurit përfshijnë tetë gra dhe tetë burra, disa prej të cilëve vuajnë nga sëmundje kronike, janë me aftësi të kufizuara ose kanë fëmijë nën moshën 18 vjeç. Lajmi […]
“S’ka më peshq në det”/ Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri: Rrezikohet peshkimi
Europa po përvëlohet nën valën e parë të nxehtësisë së kësaj vere, dhe Shqipëria nuk përbën përjashtim. Por vapa është vetëm pjesa e dukshme e problemit; temperaturat e detit po rriten gjithashtu. Në një reportazh të gjatë për vendin tonë, AFP nënvizon rrezikun e heshtur që buron nga kjo situatë. Peshkatarë si Viktor Kocaj kanë […]
Situata nga zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 28 vatra në 24 orë, dy ende aktive, forcat zjarrfikëse në terren
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Durrësit, Vlirës, Finiqit, Selenicës, Himarës, Delvinës, Skraparit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës, Korçës e Lezhës. Aktualisht mbeten aktive vatrat: Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në […]
Qeverisë pleh i digjen plehrat pa incenerator!
Nga Petrit Vasili/ Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë. Pa vënë këmbën në qeveri Rama ju lëshua plehrave, nxori ministrat, nxori ushtrinë, plasi puna vullnetare, u hodhën gjithë televizionet të filmonin dhe të gjithë thanë: e zgjidhi ky, mbaroi kjo punë. Por një vit më pas […]
‘Magjia’ e mjaltit/ Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e tij të freskët për kaq gjatë
Mjalti është një ëmbëlsues natyral dhe bakteret pëlqejnë të ushqehen me sheqer. Por mjalti është jashtëzakonisht rezistent ndaj prishjes. Çfarë fshihet pas aftësisë së tij për të luftuar bakteret? Shumica e ëmbëlsirave në kavanoza kanë një afat të kufizuar ruajtjeje – ato janë vetëm një lugë e vogël larg rritjes së një kulture të shijshme […]
Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash
Në moshën 124-vjeçare, Henry është zyrtarisht krokodili më i vjetër i njohur në botë, dhe historia e tij është thjesht e jashtëzakonshme. Ky zvarranik i madh jo vetëm që ka jetuar një jetë të gjatë, por gjithashtu ka lindur mijëra pasardhës gjatë udhëtimit të tij të jashtëzakonshëm. Sot, Henry banon në Qendrën e Konservimit Crocworld […]
Helikopteri ushtarak ugandas rrëzohet në aeroportin e Somalisë, nuk dihet numri i viktimave
Një helikopter ushtarak ugandas me tetë persona në bord është rrëzuar në aeroportin kryesor ndërkombëtar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, tha një zyrtar i aviacionit për BBC-në. Agjencia shtetërore e lajmeve raportoi se një zjarr shpërtheu pasi helikopteri u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar Aden Adde, por ai u vu në kontroll shpejt nga shërbimet e […]
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar. Çfarë po ndodh në Beograd?
Protestat me bllokim të rrugëve vazhduan në Serbi edhe më 2 korrik. Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë […]