Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Niko Hyka, zëvendësministër i Shëndetësisë […]
Nga një kreqytet shqiptar në një tjetër, Gjelbrim Taipi i jep fund me Partizanin dhe zyrtarizohet në ekipin e ri
Gjelbrim Taipi nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Ky futbollist kaloi dy sezone me të kuqtë dhe tani ka bërë një tjetër kalim, duke shkuar në Superligën e Kosovës. Pak më parë është bërë edhe zyrtarizimi i këtij lojtari nga Prishtina. Pikërisht në këtë skuadër, 32-vjeçari do të luajë në sezonin e ardhshëm. […]
Braçe kërkon ndërprerje të punës në ambientet e hapura: Shkon deri në 40 gradë, ministritë ta marrin këtë vendim
Deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkon ndërprerjen e punës në ambientet e hapura. Ai i bën thirrje qeverisë ku për të puna duhet ndaluar në sektorin e ndërtimit gjatë orëve të pikut të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve. ”Mbroni punëtorët! Ndërpritni punën në ambient të hapur në orët e pikut […]
Zjarri në landfillin e Elbasanit, Lapaj: Tym dhe ndotje me paratë e korrupsionit
Kreu i nismës ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka shkuar në Elbasan, aty ku nga afër ka denoncuar situatën pas zjarrit që ka rënë në landfillin e mbetjeve në këtë qytet. Ai thotë se janë paguar 26 milionë euro për ndotje dhe jo për mjedis të pastër. Për të tymi që ngrihet nga fusha e mbetjeve […]
Ambasada amerikane apel qytetarëve: Lindja e fëmijëve në SHBA me vizë turistike është e ndaluar
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se përdorimi i vizave turistike me qëllim për të udhëtuar drejt SHBA-ve për të lindur fëmijë dhe për të siguruar shtetësinë amerikane për ta, është i ndaluar. Paralajmërimin Ambasada e bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ky veprim mund të […]
Policia në ndjekje të një automjeti në rrugën “Myslym Shyri”, përplasen 4 makina
Policia ka ndjekur një automjet nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, pasi dyshohej për një armë zjarri. Pas ndjekjes, është kapur një person, ndërsa është sekuestruar një armë zjarri. Sakaq gjatë ndjekjes, janë përplasur 4 makina. Automjeti që drejtonte i arrestuari është i tipit Audi Q8. […]
PD në depresion pas humbjes së katërt, Lefter Maliqi: Na duhet dikush si Sokol Olldashi
Lefter Maliqi ka publikuar disa fotografi krah të ndjerit Sokol Olldashi dhe thotë se opozita, Partia Demokratike dhe gjithë opozita ka nevojë për njeriun orator, intelektualin dhe liderin largpamës që ai ishte. “I mungon politikes, i mungon opozites, i mungon demokratëve. Orator, intelektual, kurajoz, largpamës, frymëzues, njeri i sfidave, shembull frymëzimi për të gjithë”, shkruan Lefter […]
Rama emëron Ina Majkon zv.ministre
Ina Majko, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Delvinë, është emëruar sot zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vendimi është zbardhur nga Kryeministria. Majko vjen si përfaqësuese e komunitet rom. Ajo garonte në listën e hapur të PS-së, por nuk arriti të zgjidhej deputete.
Ambasada gjermane i përgjigjet Serbisë: Thirrjet për uljen e tensioneve me Kosovën duhet të vlejnë për të gjithë njëlloj
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, i ka kërkuar Serbisë të bëjë më shumë në uljen e tensioneve me Kosovën në vend se vetëm të bëjë thirrje për ndaljen e veprimeve e Prishtinës, duke thënë se thirrjet duhet të vlejnë për të dyja palët njëlloj. Në një reagim të mërkurën, Ambasada gjermane tha se e mori […]
Dyshime se kishte armë zjarri, policia vihet në ndjekje të një automjeti në rrugën “Myslym Shyri”
Policia e Tiranës ka ndjekur dhe ndaluar një automjet të dyshimtë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, pasi dyshohej se posedonte armë zjarri. Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e një personi, ndërsa është sekuestruar edhe një armë zjarri. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes […]