Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy banesa dhe një kishë pranë lagunës së Nartës
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Zvërnec, ku janë duke u djegur shkurre, por dhe duke u rrezikuar dy banesa dhe një kishë që ndodhet anës lagunës se Nartës. Dy zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat ndihmohen dhe nga era. Top Channel
Samiti i NATO-s, Rama mes liderëve botërorë, publikon foton familjare nga nisja e punimeve në Hagë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër foto familjare të liderëve në samitin e NATO-s që po mbahet në Hagë. Kreu i qeverisë është fotografuar në rreshtin e parë, krah kryeministrit të Belgjikës, Alexander De Croo. Liderët e vendeve të NATO-s u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe Kryeministri i Mbretërisë […]
SYRI TV/ Zgjerohet harta e murtajës në Shqipëri, deri tani 11 vatra pozitive në vend
Në qarkun e Gjirokastrës është konfirmuar vatra e parë e murtajës, një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Rasti është identifikuasr në një fermë në qytetin e Libohovës e cila është izoluar dhe karantinuar e gjithë tufa. Në të gjithë vendin rezultojnë 13 ferma pozitive të shpërndarë në 11 vatra. Harta e murtajës […]
Berisha: Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Ramaduros dhe karteleve të tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vendimin e fundit të ShBA për të shtyrë edhe me një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor. ‘Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Ramaduros dhe karteleve të tij’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët në selinë blu. […]
India dërgon astronautin e saj të parë në hapësirë pas 41 vitesh
India ka shënuar një moment historik në programin e saj hapësinor me dërgimin e pilotit ushtarak Shubhanshu Shukla në hapësirë si pjesë e misionit shumëkombësh Axiom-4 (Ax-4). Me këtë nisje, Shukla bëhet indiani i dytë që udhëton në hapësirë, pas Rakesh Sharma në vitin 1984, dhe i pari që do të vizitojë Stacionin Ndërkombëtar të […]
Plagosi me thikë të riun, arrestohet 18-vjeçari në Tropojë
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plagosjes së një 23-vjeçari, i cili u qëllua me thikë dje në fshatin Dojan. Specialistët e Hetimit të Krimeve të Rënda në DVP Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Kukësit, arrestuan 18-vjeçarin O.L., nga Bajram Curri, i dyshuar për tentativë vrasjeje, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me […]
Rinumërimi i votave në Tiranë/ Erion Braçe publikon votën me simbolin e “dyshimtë” të shpallur të pavlefshme nga KAS
Përmes një eagimi në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, i cili po kryen procesin e rinumërimit të votave të Tiranës për 11 majin.Ankesa konkrete e Braçes, ka të bëjë me shpalljen prej KAS si të pavlefshme të një vote për Partinë Socialiste. Shenja […]
Kuvendi i Kosovës vazhdon të dështojë në konstituimin e tij, edhe votimi i 37- të nuk prodhoi rezultat
Për herë të 37-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë […]
FOTO – Kampionati Europian i Basketbollit U-16 në Shkodër, punime për kushte optimale në “Qazim Dervishi”
Në prag të Kampionatit Europian të Basketbollit U16 që do të zhvillohet në Shkodër, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” po kryhen punime për të garantuar kushte optimale për të gjithë sportistët pjesëmarrës. Punonjësit e Drejtorisë së Menaxhimit të Objekteve Publike po punojnë intensivisht për përmirësimin e elementeve kyçe sportive, parketi i fushës së lojës, […]
Superliga vijon me formatin aktual, FSHF konfirmon zhvillimin e “Final 4” edhe për këtë sezon…
Federata Shqiptare e Futbollit po mban sot Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme. Aldi Topçiu, drejtori administrativ i FSHF-së ka konfirmuar vijimin e Final Four. “Kampionati pati histori suksesi, vlen të tregohet, meriton gjithashtu që kjo strukturë të mbështetet dhe të përforcohet për vitin që vjen. Bashkë me ju kemi planifikuar një analizë të këtij sezoni. […]