Djegia e transformatorit në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes, rikthehet energjia elektrike në Lezhë dhe Kurbin
Pas vendosjes së transformatorit të ri në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes, furnizimi me energji elektrike është rikthyer për qindra banorë në zonat e Lezhës dhe Kurbinit. Operacioni teknik u krye nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), i cili punoi pa ndërprerje deri në orët e para të mëngjesit të së dielës. Transformatori i ri […]
Policia godet kultivimin e kanabisit në Fier, arrestohet një 48-vjeçar, nën hetim i ati
Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi është kapur duke kultivuar 1000 bimë narkotike kanabis përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë. Arrestimi u bë gjatë një operacioni të koduar “Koordinata”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Eduart Gjikoli u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, ndërkohë që babai i tij 77-vjeç […]
Zjarr pranë magazinave të Bashkisë Lezhë, tymi shqetëson banorët dhe qarkullimin në autostradën drejt Milotit
Mëngjesin e sotëm, një zjarr ka përfshirë zonën rreth magazinave të Bashkisë Lezhë, pranë kryqëzimit të Rriles, përgjatë autostradës Lezhë-Milot. Flakët kanë kapluar një hapësirë ku depozitohen inertet dhe mbeturina ndërtimi. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, ndërkohë që shtëllungat e tymit janë përhapur në zonën e […]
Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do përballet me forcë edhe më të madhe
Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e presidentit Donald Trump, pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit. Trump shkruan se në rast kundërpërgjigje, Teherani do të përballet me një forcë ushtarake edhe më të madhe se ajo e mbrëmjes së kaluar. Mesazhi i Trump: “Çdo hakmarrje nga irani […]
Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj
Vapa përvëluese e verës ka mbushur plazhet shqiptare me mijëra pushues. Nga Currilat e Durrësit e deri përtej Golemit të Kavajës, vija bregdetare është kthyer në një destinacion të preferuar për vendasit dhe turistët e huaj. Pushues nga Kosova dhe vende të ndryshme të Europës janë parë masivisht në brigjet shqiptare. Të tërhequr jo vetëm […]
Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja ndaj njëri-tjetrit
Izraeli dhe Irani kanë kryer një valë të re sulmesh ndaj njëri-tjetrit më 22 qershor, pasi Shtetet e Bashkuara kanë goditur objektet kryesore bërthamore të Republikës Islamike. Ushtria izraelite tha se ka kryer një valë të re sulmesh të dielën, që kanë shënjestruar caqe ushtarake, përfshirë raketahedhës në perëndim të Iranit. Forcat ajrore nisën “një […]
Kryeministri britanik: Irani duhet të kthehet në tryezën e negociatave, SHBA veprime për të zbutur kërcënimin nga programi bërthamor
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer tha se SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të “zbutur” “kërcënimin e rëndë” të programit bërthamor të Iranit, pas sulmeve të Amerikës ndaj tre centraleve bërthamore të Iranit. Në një deklaratë Starmer tha: “Programi bërthamor i Iranit është një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të […]
“Trump bëri shkelje të rëndë Kushtetuese”/ Senatorët demokratë kritikojnë vendimin e presidentit amerikan për të sulmuar Iranin: S’mund të veprojë pa miratimin e Kongresit
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e quajti “përshkallëzim të rrezikshëm”, sulmin e SHBA-së. “Tani ka një rrezik të madh që konflikti në mënyrë të shpejtë mund të dalë nga kontrolli, me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën. Duhet të evitohet spiralja e kaosit. Nuk ka zgjidhje ushtarake. Mënyra e vetme është diplomacia. […]
16 të plagosur në Tel Aviv nga sulmi iranian sipas autoriteteve izraelite, banorët flasin për Top Channel: Në 08:15 hymë në dhomat e sigurisë, më pas…
16 persona u lënduan nga sulmet iraniane që u raportuan këtë mëngjes në Tel Aviv, sipas autoriteteve izraelite. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, ndodhet në lagjen Ramat Aviv në kryeqytetin izraelit, ku një raketë iraniane goditi një bllok banimi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Banorët e lagjes po evakuohen, po dërgohen në qendrat e […]
Kanabis në kanalet kulluese të Povelçës, kapet mat 48-vjeçari në Fier! Kujdesej për bimët bashkë me të atin
Hapësirat pranë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë të Fierit, një 48-vjeçar, së bashku me të atin kishte vendosur t’i shfrytëzonte për kultivim kanabisi. Eduart Gjikoli u kap nga policia, duke u kujdesur për bimët narkotike. Ai u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit […]