21 Qershor 2025 Faqeja 42
542 rezultate u gjendën
Kultivuan 400 bimë narkotike, arrest në burg për dy vëllezërit në Shkodër

Kultivuan 400 bimë narkotike, arrest në burg për dy vëllezërit në Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të një hetimi të ndjekur me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, siguruan informacion dhe prova për autorët e dyshuar të bimëve narkotike në fshatin Sheldi. Bazuar në këto prova, Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy vëllezërit. Në […]
Aksident i rëndë/ Përplasja e dy automjeteve shkakton dëme të konsiderueshme, raportohen të plagosur

Aksident i rëndë/ Përplasja e dy automjeteve shkakton dëme të konsiderueshme, raportohen të plagosur

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës. Dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e rrugës Onhezmi me rrugën Adem Sheme, në Lagjen nr. 2 të Sarandës. Nga aksidenti, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, por fatmirësisht, të dy drejtuesit e mjeteve, të rinj në moshë (rreth 20 vjeç), kanë dalë nga aksidenti me lëndime të lehta. Në […]
Situata aktuale në rajon/ Flet aktivistja: Ka shfaqje të reja të luftës, gjendja nuk është aspak e lehtë

Situata aktuale në rajon/ Flet aktivistja: Ka shfaqje të reja të luftës, gjendja nuk është aspak e lehtë

“Ndonëse ka pasur një ndalim të trajnimeve raketore, kjo nuk do të thotë se kërcënimi është shuar, përkundrazi, ai është bërë më i pranishëm”, kështu shprehet aktivistja Jeta Gani, e ftuar në një intervistë televizive. Gani tregon se situata aktuale në rajon është më e tensionuar se kurrë, duke përmendur se sulmet dhe kërcënimet janë […]
U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për tre të ekstraduarit nga Dubai, miqtë e Talo Çelës. Bëhet fjalë për; Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku- 40 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja […]
Limaj:Të zgjedhur nga populli, por nuk jemi në gjendje të ndërtojmë institucione

Limaj:Të zgjedhur nga populli, por nuk jemi në gjendje të ndërtojmë institucione

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e vullnetit politik mes subjekteve për të dalë nga kriza institucionale që po zgjat prej muajsh.Në një deklaratë për mediat, Limaj tha se kishte shpresuar që seanca e sotme konstituive […]
Dita e Liqenit të Ohrit

Dita e Liqenit të Ohrit

21 qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tri bashkitë që rrethohen nga Liqeni i Ohrit – Struga, Ohri dhe Pogradeci. Për herë të parë Dita e Liqenit të Ohrit është shënuar në vitin 2002, me qëllim kontribuimin në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe përafrimin e mëtejshëm […]
Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër, Emilian dhe Mikelian Filipi, pasi akuzohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Sheldija”, pas një hetimi proaktiv në bashkëpunim me Prokurorinë. Gjykata caktoi ndaj tyre masën “arrest në burg”, ndërsa bimët narkotike u zbuluan gjatë operacionit kombëtar “Koordinata” më […]
OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

Shefi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi, ka bërë thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për Sirinë, me qëllim që të përshpejtohet rindërtimi dhe të mundësohet kthimi i mëtejmë i refugjatëve, pas afër 14 vjetësh luftë civile. “Jam këtu gjithashtu për t’i bërë një apel komunitetit ndërkombëtar që të ofrojë më […]
SYRI TV/ Ndotet plazhi i plepave në Durres, kanali me ujëra të zeza derdhet në det

SYRI TV/ Ndotet plazhi i plepave në Durres, kanali me ujëra të zeza derdhet në det

Në plazhin e Plepave, ndodhet kanali i hapur i ujërave të larta, i cili shkarkon ujra të papërpunuara urbane dhe ujra të zeza, duke shkaktuar një gangrenë ekologjike. Ndotja që shkaktojnë ujrat e zeza përbën rrezik për banorët dhe pushuesit, pasi mund të kthehen në burime infeksioni në lëkurë. Pushuesit shprehen të shqetësuar për shëndetin […]
Kërcënimi i luftës dhe stabiliteti rajonal, Gani: Izraeli ka arritur sukses në luftën kundër grupeve terroriste të Iranit

Kërcënimi i luftës dhe stabiliteti rajonal, Gani: Izraeli ka arritur sukses në luftën kundër grupeve terroriste të Iranit

Në një intervistë për Syri TV, Jeta Gani tregon se situata aktuale në rajon është më e tensionuar se kurrë, duke përmendur se sulmet dhe kërcënimet janë bërë më të shpeshta. Ajo thekson se ndonëse ka pasur një ndalim të trajnimeve raketore, kjo nuk do të thotë se kërcënimi është shuar, përkundrazi, ai është bërë […]