“Mbahet në izolim ekstrem”, PL denoncon: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohet takimi me motrën dhe fëmijët
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dënoncuar ditën e sotme se autoritetet kanë shkelur ligjin, duke mos lejuar Presidentin e PL-së, Ilir Meta, të takohet me motrën dhe fëmijët e tij. Përmes një deklarate për mediat, Blushi tha se këto veprime kundrejt Ilir Metës janë hakmarrje primitive e kryeministrit Edi Rama […]
Kosova futet në kolaps energjetik, nga nesër vetëm energji nga importi
Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kursejnë energjinë elektrike, për shkak se pritet që nga 21 qershori të ketë mungesë të theksuar të prodhimit vendor. Kjo është një situatë e paprecedentë, në 25 vitet e Kosovës së pasluftës. Nga nesër, 21 qershor, e në ditët në […]
Tjetër sukses për FSHF, përmbyllet UEFA CFM. Drejtuesi i Akademisë së UEFA-s: Shpresoj që futbolli shqiptar të përfitojë nga ky program
Me një ceremoni diplomimi të mbajtur në ambientet e stadiumit “Air Albania”, u përmbyll mbrëmjen e së enjtes edicioni i dytë shqiptar i programit të njohur “Certificate in Football Management” (UEFA CFM). Ky program prestigjioz u organizua nga Akademia e UEFA-s dhe Shkolla Zvicerane e Administrimit Publik (IDHEAP) e Universitetit të Lozanës, në bashkëpunim me […]
“Do të ndërtohet ekipi që dominon brenda disa viteve”, pas largimit nga Tirana vjen zyrtarizimi i Bledi Shkëmbit
Bledi Shkëmbi e ka mbyllur eksperiencën e tij me Tiranën. Ky trajner nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve dhe vetëm pak orë pas mbylljes së këtij bashkëpunimi, ka gjetur një aventurë të re. Shkëmbi do të jetë pjesë e Strugës për dy vite, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Zyrtarizimi ka […]
Nuk shkoi ashtu siç pritej, Beshiktashi kërkon të shesë Ernest Muçin për të njëjtën vlerë që e bleu nga Legia Varshavë
Beshiktashi pritet që të mbyll marrëveshjen me Ernest Muçin në këtë merkato vere. Një afrim me shumë bujë te turqit ai i sulmuesit shqiptar, i cili ishte një prej transferimeve më të shtrenjta në historinë e klubit. Fillimi ishte i përkyer në Turqi, por luhatjet e shpeshta të Muçit në performanca kanë bërë që shqiptari […]
KAS rrëzon kërkesën nga PS
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste. Për rinumërimin e votave, PS ka kërkuar që gjatë procesit të rinumërimit, të llogariten si vota për kandidatët edhe rastet kur x ose + është vendosur jashtë kuadratit në fletë, por përbri tij. Kujtojmë se më herët këto fletë votimi, ku x ose + […]
Konflikti Izrael-Iran dhe Amerika
Nga Spartak Ngjela Kjo është çështja me mprehtë dhe e rrezikshme njëherësh në rrafsh botëror. Duhet të jemi të qartë me historinë, sepse ngjarjet e Iranit janë një përsëritje e ngjashme me të gjitha ngjarjet e pushtimeve dhe luftrave për territore që janë bërë gjatë këtij qytetërimi. Dhe na duhet të theksojmë se qytetërimi aktual […]
Tashmë nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Braimllari: Opozita të bashkohet
Pak ditë më parë, Endrit Braimllari i cili ishte në listën e PS-së për deputet më 11 Maj, u zgjodh si nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. ”Ajo çfarë kam kërkuar personalisht si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka qenë që këshilli të ngrihet në një nivel të lartë përfaqësimi për qytetarët. Unë besoj […]
VIDEO/ Përmbytje në pikun e të nxehtit, stuhi e fortë dhe breshër në Belsh
Një çudi po ndodh në vend. Nëse zonat e plazhit janë plot me pushues dhe diell, në Belsh ka breshër, dhe një stuhi të fortë. Moti ekstrem ka sjellë pasoja serioze në infrastrukturë dhe ka paralizuar qarkullimin në disa rrugë të qytetit. Uji i tepërt ka tejkaluar kapacitetin e kolektorëve, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme […]
Vrau Mariglen Gjonajn për një orë “Rolex”, gjykata dënon me burg të përjetshëm Kristian Cenajn
Gjykata ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Kristian Cenajn, i cili akuzohet për vrasjen e Mariglen Gjonajt. Ngjarja tronditëse ndodhi për një orë “Rolex”, që viktima mbante me vete në momentin e krimit. Pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, trupi gjykues e shpalli fajtor Cenajn për veprën penale “vrasje me paramendim”, e kryer […]