Çmimet e naftës arrijnë nivele rekord/ A është konflikti Izrael-Iran shkaku kryesor?
Çmimet e naftës vazhduan të rriten ndjeshëm të dielën, duke shtuar rritjen prej 7% nga java e kaluar, ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit thellohet dhe kërcënon furnizimin global me naftë. Çmimi i naftës amerikane u rrit për herë të fundit me 1.2% në 73.85 dollarë për fuçi. Çmimi i naftës Brent, i cili është […]
Padia nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha paraqitet sot në SPAK
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet diten e sotme, në orën 10:00, në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kallëzimit të bërë prej gjyqtares, Irena Gjoka në këtë prokurori. Berisha ka qenë në ambientet e SPAK, lidhur me këtë çështje edhe me datë 10 qershor 2025. […]
Shpërthen Arben Malaj: Kryeministri Rama kërkon të pasurohet mbi gjakun e shqiptarëve të varfër
Ish-ministri i Financave i Partisë Socialiste, Arben Malaj, është shprehur se Partia Socialiste ka promovuar në zgjedhjet e 11 majit kandidatë të lidhur me krimin dhe oligarkët. Komentet Malaj i bëri gjatë një interviste për emisionin ‘Off the Record’, ku tha se edhe SPAK e kishte evidentuar këtë gjë. Ai vijoi më tej duke sulmuar […]
Vetëplagoset me armë zjarri në Vlorë, 35-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
Një 35-vjeçar në Vlorë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën ku jetonte në lagjen “Pavarësia”. Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës. Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në […]
Calhanoglu pranon ofertën, lë Inter për të luajtur në vendlindje, klubet diskutojnë për shifrat
16 Qershor 2025 8:13 Telesport Ardhja e mundshme në Turqi e Hakan Calhanoglu, që kërkohet me ngulm nga Gallatasaraj, po bëhet temë qendrore e merkatos së Inter. Mediat turke deklarojnë se mesfushori është në bisedime serioze me klubin e Stambollit Vetë Hakan Calhanoglu ka konfirmuar: “Jemi në bisedime me Gallatasaraj. Ata më duan mua dhe […]
Botërori për Klube / Botafogo mposht amerikanët, Porto vetëm barazim me brazilianët
16 Qershor 2025 8:13 Alfred Lleshi Debutim fitues për brazilianët e Botafogos në Botërorin për Klube. Ata mposhtën 2-1 amerikanët e Seattle Sounders FC. Golat vendimtarë u shënuan në pjesën e parë; në minutën e 28-të nga Cunha dhe në të 44-ën nga Jesus. Për Seattle ngushtoi diferencën Roldan në minutën e 76-të. Amerikanët humbën […]
Moti për sot me kthjellime, ja sa do shënojë termometri
Për ditën e sotme (16 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa prej orëve të mesditës deri pasdite vonë alternime vranësirash të cilat në relievet malore do të jenë të dendura. Në relievet malore në lindje dhe ato të zonës së […]
Horoskopi i sotëm trazon ujërat/ Ja cilat shenja duhet të kenë kujdes
Dashi Financiarisht, Venusi mbështet fitimet përmes sipërmarrjeve ose bonuseve të papritura. Në punë, aftësitë tuaja diplomatike lehtësojnë tensionet, duke ju ndihmuar të lundroni në situata të vështira. Në dashuri, Venusi siguron që romanca të jetë e gjallë, duke e bërë këtë një ditë ideale për gjeste të përzemërta ose dalje spontane. Demi Financiarisht, këshillohet kujdes; […]
Befasuese, Xhenaro Gatuzo emërohet trajner i kombëtares së futbollit të Italisë
Adriatik BALLA Më në fund, përfaqësuesja e Italisë ka një trajner të ri, i cili vjen një javë pas shkarkimit të Luçiano Spaletit. Ishte një lëvizje emergjente, pasi federata e vendit fqinj dëshironte të kishte sa më parë një trajner në dispozicion që të mund të përgatiste grupin për duelet eliminatore të Botërorit në shtator. […]
Flamurtari po kthehet me zhurmë të madhe në elitë, Vllaznia bën gati ekipin për në garat europiane
Adriatik BALLA Kampionati është mbyllur dhe kampione doli Egnatia e Rrogozhinës, e cila do të luajë në Ligën e Kampioneve. Skuadrat e tjera si Vllaznia (vend i dytë), Partizani (vend i tretë) dhe Dinamo (fituese e Kupës së Shqipërisë), do të luajnë në Ligën e Konferencës. Natyrisht, objektivi është që skuadrat tona të kalojnë disa […]