Adriatik BALLA
Lojtarët e Kombëtares në këtë moment po shqyrtojnë ofertat që kanë ardhur në adresë të tyre dhe në këtë listë të lojtarëve që janë në treg janë emrat më të spikatur si Asllani, Ismajli, Broja e ndonjë tjetër. Duhet thënë se diskutimet mes tyre e klubeve që i kërkojnë vijojnë dhe ende nuk kemi ndonjë lëvizje të bujshme e zyrtare.
Gripshi spikat në Kazakistan
Futbollisti shqiptar Nazmi Gripshi vazhdon të jetë një nga emrat kryesorë të skuadrës së Astanës në Kazakistan, ku shumë shpejt me paraqitjet e tij është kthyer ndër idhujt e tifozerisë. Mesfushori i cili u transferua një vit më parë në radhët e kësaj skuadre nga Ballkani, e ka nisur edicionin aktual me shumë vrull dhe sot ka gjetur golin e tij të pestë në vetëm 13 ndeshje të luajtura nga Astana në sezonin i cili në Kazakistan zhvillohet mes marsit dhe nëntorit. Në ndeshjen ndaj Okzhtepes, ai mori një harkim nga e djathta në shtyllën e dytë dhe me një goditje fluturimthi spektakolare çoi sferën në rrjetë për të barazuar përkohësisht shifrat në 2-2 për skuadrën e Astanës e cila që pas javëve të para të kampionatit është në kryesimin e tij.
Asllani nuk është në projektin e Fiorentinës
E ardhmja e Kristjan Asllanit është në ajër. Më saktësisht, pas Botërorit të Klubeve do të mësohet nëse Kristian Kivu do e ketë në planet e tij mesfushorin e Kombëtares shqiptare apo jo te Interi, ndërsa interesimi nga skuadra të tjera nuk ka munguar. Por sipas ekspertit të merkatos në Itali, Alfredo Pedulla, një nga skuadrat që përflitej se ishte më afër tij, në fakt nuk e ka në listat e saj Asllanin. Në ditët e kaluara u përfol shpesh se te Fiorentina e shohin me shumë interes mesfushorin kuqezi dhe Stefano Pioli e kishte kërkuar si përforcim gjatë verës. “Një emër në ditë nuk është se largon mjekun, por krijon vetëm konfuzion. Pasi me një emër në ditë, tifozi mesatar nuk është se qartësohet, kalon në vështirësi”, ishte komenti i Alfredo Pedulla rreth çështjes. “Që dje ju thamë se Asllani, talent i shkëlqyer i cili mund të largohet nga Interi, nuk është në listën e Fiorentinës. i njëjti diskutim vlen për Ismael Benaser i cili vlerësohet si përforcimi perfekt i dëshiruar nga Pioli”, tha eksperti i merkatos italiane, duke insistuar kësisoj se Asllani nuk hyn në planet e skuadrës së qytetit të Firences, për të hedhur më shumë hije dyshime rreth të ardhmes së mesfushorit.
Ismajli te Beshiktashi s’është gënjeshtër
E ardhmja e Ardian Ismajlit pritet të jetë larg Italisë. Zërat e raportuar edhe më parë janë shtuar sot, pasi mbrojtësin e Kombëtares po e dërgojnë te Beshiktashi. Përfundimi i kontratës me Empolin si dhe performanca e sezonit të fundit, bëjnë që të jetë ndër më të kërkuarit nga futbollistët kuqezi. Napoli prej kohësh monitoronte situatën e Ismajlit, por nuk ia doli të konkretizojë diçka me Empolin. Rinovimi është çështje e pamundur ndërkohë, pasi Ismajli e ka refuzuar prej kohësh. Juventusi ka qenë tjetër alternativë po ashtu. Nëse ky transferim konkretizohet, atëherë Ismajli do të bashkohet me Ernest Muçin. Sigurisht nëse ky i fundit nuk transferohet diku tjetër gjatë verës.
Day: June 16, 2025
-

Nazmi Gripshi s’ndalet me gola në Kazakistan, Asllani larg interit por jo tek Fiorentina
-

Ministeriali i Evropës Juglindore, agjenda e ditës së sotme! Ja rrugët që do të bllokohen
Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), do të mbahet ditën e sotme në kryeqytetin tonë, e hënë, 16 qershor 2025.
Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme, përmes një njoftimi nga dita e djeshme, bën me dije se si është planifikuar paraprakisht agjenda e SEECP.
Eventi nis në orën 11:30.
Nga ora 11:30 deri më 11:40, do të bëhet fjala hapëse e Ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani.
Nga ora 11:40 deri më 13:00, do të mbahet turneu i tavolinës sipas radhës së folësve. Tema e diskutimit do të jetë “Rritja e Konkurrueshmërisë së Rajonit dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse si Rrugë drejt Integrimit në BE për Pjesëmarrësit Aspirantë të SEECP-së”.
Më pas, nga ora 13:00 deri më 13:10, parashikohet të mbahet deklarata e këtij samiti.
Për rreth 20 minuta, deri në orën 13:30, do bëhet dorëzimi i kryesisë së SEECP-së.
Pas gjithë këtyre, do të mbahet dhe një foto familjare mes lidërve prezentë.
President Begaj do të presë liderët
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë sot në Tiranë, kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria.
Presidenti Begaj në mbyllje të samitit do t’i kalojë homologut të tij bullgar, Presidentit Radev Kryesinë e radhës të SEECP-së.
Veç mikpritjes së samitit, Presidenti Begaj pritet të zhvillojë takime të veçanta me homologë e liderë pjesëmarrës të procesit të SEECP-së për të thelluar më tej bashkëpunimin e Shqipërisë me këto vende.
Bllokimet e rrugëve
Për shkak të këtij Ministeriali të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, do të ketë dhe disa bllokime të përkohshme të disa prej segmenteve rrugore në kryeqytet.
Në ardhje të delegacioneve, do të bllokohet aksi Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George Ë Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.
Në largim të delegacioneve, do të bllokohen Rruga “George Ë Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.
Gjithashtu, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.
Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.
SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia. -

‘Kërkimi më i madh në historinë e shtetit’, arrestohet i dyshuari për të shtënat me armë në Minesota
Vance Boelter, i dyshuari për të shtënat me armë ndaj dy ligjvënësve të Minesotës dhe bashkëshorteve të tyre, u arrestua të dielën.
Një shef i policisë lokale e përshkroi ndjekjen për të kapur Boelter si “kërkimin më të madh të njeriut në historinë e shtetit”.
Përfaqësuesja e Shtetit Melissa Hortman — demokratja më e lartë në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës — dhe bashkëshorti i saj u qëlluan për vdekje në një “vrasje të motivuar politikisht”, tha guvernatori i Minesotes Tim Walz. Senatori demokrat i Shtetit John Hoffman dhe gruaja e tij u qëlluan nga i njëjti person, tha Walz.
Autoritetet thanë të dielën se kërkimi u ndihmua nga më shumë se 400 informacione nga publiku. Hetuesit gjetën një listë me gati 70 emra në makinën e të dyshuarit, kryesisht me emra demokratësh ose figurash të lidhura me të drejtat e abortit.
Sulmet e fundit ndaj ligjvënësve demokratë të shtetit janë tregues të përçarjeve të thella në vend, tha Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, në një deklaratë me shkrim duke njoftuar arrestimin e Boelter.
“Si vend, nuk mund të bëhemi të pandjeshëm ndaj kësaj dhune. Ne jemi një komb thellësisht i ndarë. Kjo është bërë edhe më e qartë gjatë dy ditëve të fundit”, tha Walz.
“Mënyra se si ecim përpara dhe zgjidhim problemet me të cilat përballet kombi ynë nuk duhet të jenë përmes urrejtjes. Nuk është përmes dhunës. Është përmes përulësisë, mirësisë dhe mirësjelljes.”
Walz pranoi dhimbjen dhe pikëllimin që përjetoi familja Hortman dhe i nxiti anëtarët e komunitetit të gjejnë ngushëllim në kujtimin e çiftit dhe “trashëgiminë e Melissës për shërbim publik vetëmohues, pragmatik dhe të butë”.
«Ndërsa shërohemi, nuk do ta lejojmë frikën të fitojë», tha Walz.
Përfaqësuesja e Shtetit Melissa Hortman — demokratja më e lartë në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës — dhe bashkëshorti i saj u qëlluan për vdekje në një “vrasje të motivuar politikisht”, tha Walz. Senatori demokrat i Shtetit John Hoffman dhe gruaja e tij u qëlluan nga i njëjti person, tha Walz.
Autoritetet thanë të dielën se kërkimi u ndihmua nga më shumë se 400 informacione nga publiku. Hetuesit gjetën një listë me gati 70 emra në makinën e të dyshuarit, kryesisht me emra demokratësh ose figurash të lidhura me të drejtat e abortit.Top Channel
-

Mot i kthjellët në të gjithë territorin, ja parashikimi për këtë të hënë
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Parashikohet që orët e paradites dhe pasdites të jenë me diell, ndërsa në zonat malore mund të ketë kalime të lehta vranësirash gjatë mesditës.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të jetë më e theksuar, duke arritur hera-herës deri në 14 m/s.
Deti do të paraqitet me dallgëzim të ulët deri mesatar, 1 deri në 3 ballë.
Kushtet e motit pritet të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime, veçanërisht përgjatë bregdetit.Top Channel
-

Raporti i OECD/ Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030 një hendek i madh mbetet i hapur në aftësitë e punonjësve shqiptare me ata të BE-s referon një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për konvergjencën e vendeve të Ballkanit me BE-në.
Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian në fushën e shkathtësive (skills) vendoset në 100 pikë, standardi i referencë, Shqipëria arrin vetëm 37 pikë, duke shënuar një deficit prej 63 pikësh që kufizon thellësisht konkurrueshmërinë e vendit, ose vetëm 37% e mesatares së BE-së.
Pikat e dobëta të Shqipërisë lidhen me nivelin e ulët të diplomave në fushat teknike dhe shkencore, aftësi të ulëta digjitale, pjesëmarrje e ulët në arsim gjatë gjithë jetës dhe rezultate të ulëta në testin e PISA, që krahason rezultatet e nxënësve në botë.
Analiza e OECD thekson se Shqipëria ka investime të pamjaftueshme në arsim cilësor, pasi shpenzimet publike për arsimin mbeten nën 3% të PBB-së, krahasuar me 5 % në BE.
Emigrimi i të rinjve me aftësi, “Brain drain” ka ndikuar në thellimin e hendekut të aftësive duke reduktuar grupet e punonjësve me kualifikim.
Gjithashtu vendi ynë ka përputhje e dobët mes kurrikulave dhe nevojave të biznesit. Aftësitë e ulëta të punonjësve pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë. Me fuqi punëtore të pakualifikuar, prodhimi për punonjës mbetet në kuota të ulëta. Kjo gjendje pengon tërheqjen e investime të huaja, pasi investitorët kërkojnë talente që mund të mbështesin teknologji të avancuara.
Hendeku i aftësive ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (BE) paraqet pengesa të mëdha për zhvillimin afatgjatë të vendit, në aspektin ekonomik dhe social.
Mospërputhja midis aftësive që kërkon tregu vendas dhe atyre që zhvillohen nga sistemi arsimor shtyn të rinjtë drejt emigracionit. Shqipëria humbet potencialin njerëzor më produktiv, çka e përkeqëson më tej hendekun e aftësive, siç edhe po ndodh.
Mospërputhja strukturore në arsim, trajnime dhe formim profesional konsiderohet një barrierë për harmonizimin e plotë me acquis communautaire.
Ata që nuk arrijnë të zhvillojnë aftësi të reja përfundojnë të përjashtuar nga tregu i punës ose në sektorin informal. Hendeku i aftësive rrit me tej pabarazinë pasi rritet ndarja mes atyre që përfitojnë nga procesi i digjitalizimit dhe të tjerëve që mbeten pas.
BE po synon të kalojë nga një ekonomi e qëndrueshme në një model të bazuar në teknologji të avancuar (Green Deal, digjitalizimi), por Shqipëria rrezikon të mbetet jashtë këtyre transformimeve për shkak të mungesës së aftësive të fuqisë punëtore.
Hendeku 63-pikësh i Shqipërisë ne aftësitë e forcës së pune me BE-në nuk është thjesht statistikë, por është kufiri që ndan vendin tonë nga ekonomitë me vlerë të shtuar. Ekspertët e OECD-së referojnë se arritja e një përparimi të qëndrueshëm kërkon reformë të thellë në arsim, skema incentivash për sektorin privat dhe një kulturë të re të mësimit gjatë gjithë jetës. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të ngushtojë diferencën dhe të ndërtojë një treg pune pa më shumë konkurrues në dekadën e ardhshme./Monitor
-

Trump: Ka ‘shanse të mira’ për të arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Iranit
Ndërsa Presidenti Donald Trump tha të dielën se dëshiron të shohë një marrëveshje të arritur midis Izraelit dhe Iranit dhe se beson se “ka një shans të mirë” që kjo të ndodhë, ai u tha gazetarëve se “ndonjëherë ata duhet të luftojnë deri në fund”.
I pyetur se si planifikon të ulë tensionet në konfliktin në rritje midis dy kombeve, Trump tha: “Shpresoj se do të ketë një marrëveshje. Mendoj se është koha për një marrëveshje dhe do të shohim se çfarë ndodh, por ndonjëherë ata duhet të luftojnë deri në fund.”
“Mendoj se ka shumë mundësi që të arrihet një marrëveshje”, shtoi ai, ndërsa fliste jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa përgatitej të nisej për në samitin e G7 në Kanada.
Trump tha gjithashtu se “shkojmë shumë mirë” me Iranin dhe se ai mendon se Izraeli dhe Irani “kanë respekt të madh për njëri-tjetrin”.
Megjithatë, Trump nuk pranoi të thoshte nëse i ka kërkuar Izraelit të ndalojë sulmet ajrore në Iran.
«Nuk dua ta them këtë», tha ai.
Fraza “lufto deri në fund” është e ngjashme me mënyrën se si Trump ka folur për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë krahasimin e luftës për pushtimin e Moskës me një luftë midis fëmijëve .
“Ndonjëherë sheh dy fëmijë të vegjël që zihen si të çmendur. Ata e urrejnë njëri-tjetrin dhe po zihen në një park, dhe ti përpiqesh t’i ndash nga njëri-tjetri. Ata nuk duan të tërhiqen, ndonjëherë është më mirë t’i lësh të zihen për pak kohë dhe pastaj t’i ndash nga njëri-tjetri”, tha Trump më parë këtë muaj në Zyrën Ovale.
-

Manovra me Jet Ski te Shkëmbi i Kavajës, 21-vjeçari belg përfundon me urgjencë te ‘Trauma’
Një 21-vjeçar belg gjatë manovrave me një mjet lundrues (të cilin e drejtonte dikush tjetër) në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ai ka shkuar fillimisht për ndihmë në spitalin e Durrësit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale pronarin e mjetit lundrues, shtetasin S. Xh.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, shërbimi i Urgjencës së Spitalit të Durrësit ka njoftuar se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi belg H. K., 21 vjeç.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në spital dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pranë bregdetit, ky shtetas dyshohet se gjatë manovrave ka humbur kontrollin mbi një mjet lundrues (Jet Ski) dhe ka rënë në ujë.
Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe nga Spitali Rajonal i Durrësit është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale pronarin e mjetit lundrues, shtetasin S. Xh.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes