Macja parandjeu tërmetin e fuqishëm në Kretë, ja si vrapon për të gjetur strehë të sigurtë (Video)
Tërmeti i fortë që goditi mëngjesin e sotëm Kretën, duke shkaktuar panik tek qytetarët. Në një video të publikuar nga mediat greke dhe e regjistruar në Liqenet e Agios Nikolaos, shfaqet një mace që ecën qetësisht dhe duket se ndjen lëkundjet e tërmetit disa sekonda para se ato të fillojnë. Në një moment, macja ndalet […]
DEA thirrje qytetarëve në Shqipëri: Na informoni për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave
DEA TIRANË- Ambasada Amerikane ka vënë në dispozicion një numër, në të cili qytetarët mund të denoncojnë ose të japin çdo informacion në lidhje me aktivitetet apo trafikimin e drogës. Në një njoftim zyrtar të bërë në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada Amerikane në Shqipëri zbulon se tashmë, DEA do të ketë një zyrë aktive edhe […]
Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja e saj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar një letër kryetares së Komunës së Preshevës në Serbi, Ardita Sinani, ku i shpreh mbështetjen e Tiranës zyrtare për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës. Letra është bërë publike nga vetë kryetarja Sinani, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook falenderon kryeministrin […]
Arritje e madhe edhe për Shqipërinë! Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit, ja se kur do hidhet firma
Igli Tare mund të quhet përfundimisht drejtori i ri sportiv i Milanit. Gjithçka është mbyllur dhe shqiptari do të jetë në kryesim të punës të një prej klubeve më të njohura në Itali dhe në Europë. Kushti i vetëm dhe kryesor i Tares në marrjen e kësaj pune ka qenë liria. Tare ka kërkuar që […]
“Napol-Cagliari 0-0, Como-Inter 0-1″! Inteligjenca artificale parashikon si dalin ndeshjet e fundit, do të ketë tension për titullin e Serisë A
Kush do të fitojë titullin në Serinë A? Gjithcka do të vendoset në javën e fundit, por të gjithë kuotojnë Napolin si favoritin kryesor. Ekipi i Contes luan në shtëpi, përballë një tifozeri të cmendur, kundër Cagliarit që nuk ka asnjë objektiv. Ndërkohë më e vështirë është ndeshja e Interit që do të luajë në […]
VIDEO/ Super pritje, por edhe një dalje e gabuar! Dyshimet për Strakoshën për Serbinë, ja paraqitjet e Etrit Berishës
Teksa afron ndeshja me Serbinë, një prej dyshimeve më të mëdha tek tifozët shqiptarë është mënyra sesi Silvinjo do të zgjedh dhe vendos për portierin. A duhet të vazhdojmë me Strakoshën apo të rikthehet Etrit Berisha? Strakosha ka bërë herë pas here disa gabime dhe në të tjera raste, një ndeshje normale. Por Shqipëria kërkon […]
Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit rikonstruksioni i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku tregon se punimet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë drejt përfundimit. Në vijim postimi i plotë i Ramës në rrjetet sociale: Drejt përfundimit punimet për transformimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” I shtohen Maternitetit:🔹 360 shtretër🔹 7 salla operacioni & 6 lindjeje🔹 Terapi intensive të dyfishuar🔹 Urgjencë dhe triazh […]
Spiropali firmos vendimin, Kuvendi rinis punimet më 29 Maj
Si pasojë e zgjedhjeve dhe pushimit për gati 2 muaj, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00. Vendimi është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik. Kushtetuta parashikon që 60 ditë para […]
Ndarja nga jeta e Artan Lames, Erion Veliaj i shpreh ngushëllimet familjes: Mik i vyer!
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj ka ngushëlluar bashkëshorten e Lames dhe familjen e tij, ndërsa shprehet i pikëlluar për lajmin e hidhur. “I pikëlluar nga lajmi i ndarjes nga jeta i Artan […]
Açka: 140 mijë vota na munguan, faji i Berishës. PD nuk ka një reflektim për sulmet ndaj SPAK-ut
Deputetja Flutura Açka, e cila nuk fitoi në zgjedhjet e 11 Majit, ka ngritur akuza dhe autokritikë ndaj sjelljes së opozitës gjatë fushatës dhe në raport me institucionet e drejtësisë. ”Në fakt nuk ka një reflektim nga opozita në raport me SPAK-un. Edhe kjo më shqetëson. Kur e sheh që pëlqyeshmëria e shqiptarëve ndaj SPAK […]