Kanabisi u kultivua në Shkodër, do transportohej drejt Greqisë! Kush janë dy të arrestuarit që u kapën me 60 kg drogë
Antidroga e Tiranës ka goditur një rast të transportimit të lëndëve narkotike në aksin rrugor “Mamurras-Kashar-Thumanë. Dy persona kanë rënë në pranga, Enea Tahir dhe Besnik Shabani. Enea Tahir Besnik Shabani Policia gjeti në makinën me të cilën po lëviznin 59 pako me kanabis me peshë totale 60 kilogram. Policia ka dyshime se kanabisi është […]
“Skandali Perrier” trondit qeverinë e Macronit, Nestlé Akuzohet për mashtrim me mbështetje politike
Pallati Presidencial Francez dhe Emmanuel Macron janë në qendër të një skandali të rëndë politik dhe të konsumatorit, pasi zbulohet se Nestlé Waters, kompania që menaxhon markën ikonike Perrier, dyshohet se ka shkelur legjislacionin për ujërat minerale natyrale, me tolerancën – ose edhe bashkëpunimin – e zyrtarëve të lartë qeveritarë. Siç raporton Politico, sipas një […]
Paralajmëron shefi i ndihmave humanitare të OKB-së: 14 mijë foshnja mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve
Shefi i Ndihmave Humanitare të OKB-së ka deklaruar për BBC se 14,000 foshnja mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve nëse nuk arrin ndihma. Tom Fletcher, nënpresidenti i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare, ka folur për programin “Today” për situatën emergjente në Gaza. “Dua të shpëtojmë sa më shumë nga këto 14,000 foshnja […]
Franca e gatshme të njohë shtetin Palestinez, deklarata e fortë e Ministrit të Jashtëm
Parisi është i vendosur të njohë shtetin e Palestinës, tha sot kreu i diplomacisë franceze, duke përsëritur se kjo është në interes të palestinezëve dhe izraelitëve. “Nuk mund t’u lëmë fëmijëve të Gazës një trashëgimi dhune dhe urrejtjeje,” deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Noel Barrot, gjatë një interviste për radion France Inter. “Pra, […]
Trazirë në burgjet e Korfuzit, të burgosurit i vënë flakën dyshekëve, shikoni videon
Disa trazira shpërthyen të martën në mëngjes në burgjet e Korfuzit, kur të burgosurit refuzuan të hynin në qelitë e tyre. Ata madje i vunë flakën dyshekëve, por zjarri u shua pas një kohe të shkurtër falë ndërhyrjes së zjarrfikësve. Në vendngjarje u gjetën drejtori i policisë së ishullit dhe dy negociatorë. Zjarri kishte përfshirë […]
Shpallet vendimi, ish-prokurori i Vlorës dënohet me 2 vite e 8 muaj burg
Gjykata e Posaçme shpall vendimin për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se trupa gjyqësore, e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Bibe Ndreca dhe Rudina Palloj, ka vendosur 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 1/3, me dënim përfundimtar 2 vite e 8 muaj dhe dënim plotësues 5 vjet […]
Tabaku me mbi 20 mijë vota në Tiranë, plas sherri brenda PD, kandidatja e listës së hapur: Është si Sudja, votat ia bleu Rama për të poshtëruar Berishën
Jorida Tabaku mori mbi 20 mijë vota në Tiranë duke u renditur e para në listën e hapur e për rrjedhojë mori edhe mandatin e deputetit. Por brenda selisë blu ka zëra publikë tashmë që numri i madh i votave të saj ka ardhur prej investimit të Edi Ramës. Adriana Kalaja, e cila ishte në […]
Vrasja me armë zjarri e 29-vjeçarit në Durrës/ ‘Skenari’ i njëjtë, gjendet automjeti i djegur në Gërdec
Edhe në atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ‘skenari’ i krimit mbetet i njëjtë- autorët zhduken pa gjurmë dhe djegin automjetin diku larg vendngjarjes. Shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të […]
Autostrada Tiranë – Durrës në mëshirë të fatit, degradimi ‘kërcënon’ sigurinë e përdoruesve
E shtuna kishte nisur qetë për E.S që kishte zgjedhur të udhëtonte nga Tirana drejt Durrësit për të kaluar pak kohë në qytetin bregdetar. Qetësinë e kësaj dite e pasoi paniku kur teksa ecte me 60 km/orë në korsinë e ngadalësimit të autostradës, shoferi para që tentoi të shmangte një gropë për pak doli nga […]
Votat e diasporës, ironia e Dervishit: PS ka qeverisur më mirë në Angli, Greqi, Itali, Gjermani se në Shqipëri!
Gazetari Lutfi Dervishi i njohur për shënimet e tij me satirë dhe thumbuese ka reaguar pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, nga vota e diasporës. Në një shënim të shkurtër ai ka ironizuar reuzltëtin kur thotë se Nga rezultati votave të diasporës është e qartë se PS ka qeverisur më mirë në […]