15 Maj 2025 Faqeja 30
692 rezultate u gjendën
Dhuna në qendrën e numërimit në Yrshek, Celibashi përjashton të gjithë vëzhguesit në Kashar

Dhuna në qendrën e numërimit në Yrshek, Celibashi përjashton të gjithë vëzhguesit në Kashar

Pas incidentit të rëndë të ndodhur në qendrën e numërimit në Yrshek, ku një vëzhgues i kandidatit të PS-së, Ornaldo Rakipi, ka dhunuar kreun e KZAZ-së, Remzi Mehmeti, ka reaguar menjëherë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Në një masë të menjëhershme, Celibashi ka urdhëruar përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në njësinë administrative Kashar. […]
1500 efektivë në gatishmëri për Samitin Europian, ja rrugët që do bllokohen

1500 efektivë në gatishmëri për Samitin Europian, ja rrugët që do bllokohen

Rreth 1500 efektivë të Policisë së Shtetit do të jenë në gatishmëri për garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të Samitit Europian që do të mbahet në Tiranë. Që prej orëve të para të mëngjesit, njësi të specializuara si Antiterrori, Antieksplozivi dhe Reparti RENEA janë vendosur në Aeroportin e Rinasit, si dhe në pika të tjera kufitare, ku pritet të mbërrijnë liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ndërkohë, e gjithë zona e Tiranës do të jetë nën monitorimin e forcave speciale dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit, për arsye sigurie. Kufizime të përkohshme në qarkullimin rrugor: Policia ka parashikuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, veçanërisht në ato që lidhin Aeroportin e Rinasit me qytetin e Tiranës. Konkretisht, më datë 16 maj, nga ora 06:30 deri në orën 11:30, do të bllokohen segmentet e mëposhtme: Aeroporti i Rinasit Hyrja në autostradën e re “Thumanë–Kashar” Mbikalimi i Kasharit Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” Unaza e Re (krahu i Astirit) Rrethrrotullimi i Saukut Deri te hotelet ku do të akomodohen liderët europianë Pas orës 11:30, ky aks do të hapet pjesërisht, për t’u bllokuar sërish nga ora 13:00 deri në orën 18:00. Rrugët e bllokuara brenda Tiranës, më 16.05.2025 (ora 06:00–18:00): Sheshi “Skënderbej”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri në kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Rruga “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri te Rruga e Kavajës Rruga “Ded Gjo Luli” Rruga “Urani Pano”, në vijim deri te Rruga e Barrikadave dhe kryqëzimi me rrugën “George W. Bush” Bulevardi “Zogu I” Masat e Policisë edhe për protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha Përveç masave të sigurisë për Samitin, Policia e Tiranës është angazhuar edhe për menaxhimin e protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha. Autoritetet kanë vendosur të zhvendosin me 300 metra më tej vendin e antimitingut të thirrur për pasditen e së premtes, për shkak të afërsisë me zhvillimet e samitit dhe pranisë së liderëve europianë në qytet. Partia Demokratike nuk mori leje për të protestuar në Bulevardin “Zogu I”, pasi Policia vlerësoi se kjo do të cënonte sigurinë e aktivitetit. Në vend të kësaj, protestës iu propozua zhvillimi në Bulevardin e Ri, pranë zonës së Paskuqanit — aty ku u mbyll edhe fushata elektorale e PD-së. Fillimisht, PD kishte njoftuar protestën në këtë vend, por një ditë më parë Berisha deklaroi se do ta zhvendoste më pranë zonës ku mbahet samiti, vendim i cili u kundërshtua nga Policia për arsye sigurie.
Besnikëri! Mbrojtësi i Shqipërisë nuk do të harrohet lehtë nga tifozët, Ardian Ismajli kap shifrën që flet shumë 

Besnikëri! Mbrojtësi i Shqipërisë nuk do të harrohet lehtë nga tifozët, Ardian Ismajli kap shifrën që flet shumë 

Ardian Ismajli ka besnikëri! Tifozët e Empolit nuk do ta harrojnë lehtë kontributin e dhënë nga ky mbrojtës, për këtë fanellë. Lojtari i Shqipërisë është rikthyer nga dëmtimi dhe Empoli është rikthyer te fitorja.  Në javën e fundit të kampionatit, Empoli fitoi në shifrat 2-1 ndaj Parmës dhe është ende në lojë për të shpëtuar […]
Humbja në finalen e Kupës ndaj Bologna, tifozët e Milanit braktisin ekipin: Do iu lëmë vetëm në Romë, bashkë me turpin tuaj… 

Humbja në finalen e Kupës ndaj Bologna, tifozët e Milanit braktisin ekipin: Do iu lëmë vetëm në Romë, bashkë me turpin tuaj… 

Milani ka zhgënjyer tërësisht në këtë sezon. Në mbrëmjen e djeshme, kjo skuadër i vuri kapakun historisë teksa humbi edhe në finalen e Kupës së Italisë kundër Bologna, në shifrat 0-1.  Një ditë pas kësaj humbje, ka ardhur edhe reagimi i ashpër i ultrasve të Milanit. “Curva Sud” ka ardhur me një njoftim në rrjetet […]
Tirana-kryeqendra e Europës për një ditë, Keir Starmer “krushku” i parë në Shqipëri

Tirana-kryeqendra e Europës për një ditë, Keir Starmer “krushku” i parë në Shqipëri

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer arriti sot në Shqipëri. Kjo është hera e parë që një kryeministër britanik vjen në Shqipëri në një vizitë zyrtare. Por Keir Starmer është edhe “krushku” i parë që ka mbërritur në Tiranë për takimin e madh europian në kryeqytetin e Shqipërisë. Sot liderët europianë dhe ata të […]
PD dhe policia gjejnë gjuhën për protestën, ja ku do të mbahet

PD dhe policia gjejnë gjuhën për protestën, ja ku do të mbahet

Policia e Tiranës dhe Partia Demokratike kanë arritur një dakordësi, duke ndryshuar disa kushte të protestës së kësaj force politike që do të mbahet ditën e nesërme në kryeqytet, që përkon dhe me Samitin Politik Evropian. Protesta do të mbahet në Bulevardin e Ri. Kjo zonë do të merret përsipër nga policia e kryeqytetit duke […]
PS-ja i kërkon KQZ të vendosë lidhur me votat nga Greqia

PS-ja i kërkon KQZ të vendosë lidhur me votat nga Greqia

PS i ka kërkuar sërish këtë të enjte KQZ-së që të vendosë përfundimisht nisjen e numërimit të votave të ardhura me postë nga shqiptarët në Greqi. Kërkesa e socialistëve vjen pasi prej disa orësh KAS ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e numërimit të votave nga Greqia, por ende nuk ka një reagim konkret nga KQZ. […]
Goditi sekretarin e KZAZ, autori shoqërohet në polici. Vëzhguesit nxirren jashtë

Goditi sekretarin e KZAZ, autori shoqërohet në polici. Vëzhguesit nxirren jashtë

Rei Nozlli është shoqëruar në polici pas një përplasjeje fizike, pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar. Nozlli ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat […]
UNICEF: Holanda, vendi më i mirë në botë për rritjen e fëmijëve

UNICEF: Holanda, vendi më i mirë në botë për rritjen e fëmijëve

Holanda është renditur si vendi më i mirë për rritjen dhe mirëqenien e fëmijëve ndër 43 shtete të anketuara, në një raport të publikuar së fundmi nga UNICEF. Sipas raportit, ky vend ofron kushtet më të larta për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, shëndetin mendor dhe fizik, arritjet akademike dhe përgatitjen për të ardhmen. Pas Holandës, […]
Video – Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar, ndërpritet numërimi

Video – Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar, ndërpritet numërimi

Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit. Raportohet se një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, […]