Rama premton pasaportë europiane, por ja ku votojnë në Shqipëri (Foto)
Në një prej skenave më të pazakonta të ditës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, një dollap i vjetër rrobash është kthyer në dhomë të fshehtë votimi në qendrën shëndetësore të fshatit Zhamë, në bashkinë e Lushnjës. Pamjet që kanë qarkulluar në rrjet tregojnë një hapësirë të improvizuar, ku votuesit futen me radhë brenda dollapit […]
E pazakontë! Karta ID të ndryshme gjenden të hedhura në rrugët e Petrelës
Një akt i paprecedentë është konstatuar mëngjesin e sotëm në rrugët e Petrelës. Në redaksinë e nje TV, është denoncuar gjetja e një tufë me karta ID, të qytetarëve të ndryshëm, te hedhura në rrugë. Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, dhe pse këto karta identifikimi janë hedhur në rrugë. Po ashtu, nuk dihet se […]
Nuk nis votimi në dy qendra të Finiqit, komisionerët s’kishin tërhequr materialet
Në Kardhikaq dhe Grava të Finiqit nuk janë tërhequr materialet zgjedhore. Si pasojë e këtyre problemeve procesi zgjedhor në këto qendra votimi nuk ka nisur ende Në KZAZ 92 në Finiq, po shkon oficeri i policisë gjyqësore për të marrë në dorëzim materialet dhe të referojë ngjarjen për ndjekje penale për komisionerët që nuk u […]
Policia e Gjirokastrës: Dorëzuam pa problem të gjitha objektet ku janë qendrat e votimit
POLICIA E SHTETIT Policia e qarkut Gjirokastër përfundon pa probleme dorëzimin e të gjitha objekteve që do të shërbejnë si qendra votimi. Shërbimet e Policisë, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem. Dorëzimi i qendrave të votimit, nga shërbimet e Policisë, ka filluar që prej orës 06:00 […]
Voton Adriatik Lapaj, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht!
Kreu i nismës “Shqipëria Bëhet” ka votuar në Shkollën e Mesme të Ekonomikut në Tiranë. Lapaj: Sigurisht që votova numrin 6 uroj që të mos e marrë si fushatë është një ditë e bukur sot, besoj fort që vendi ka një mundësi reale për një ndryshim të madh, i uroj që të dalin në votime […]
Monika Kryemadhi voton me të birin dhe nënën: Ta shpëtojmë këtë demokraci të brishtë
Monika Kryemadhi TIRANË-Deputetja Monika Kryemadhi, e cila nuk kandidon për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, ka votuar. Kryemadhi shoqërohej nga e ëma dhe djali i saj. Monika Kryemadhi: E vetmja mënyrë për të shpëtuar këtë demokraci të brishtë është të shkojmë të votojmë. Në radhë të parë, ju falënderoj juve gazetarëve, sepse jeni ju që do të përcillni […]
Ka nisur pa problem votimi në qarkun Gjirokastër, mbi 7 mijë votues më pak se katër vite më parë
Procesi i votimit në Qarkun e Gjirokastrës ka nisur në përgjithësi pa probleme të mëdha. Qendrat e votimit janë hapur në oraret e parashikuara, me përjashtim të disa qendrave në Bashkinë Dropull, ku për shkak të vonesës së komisionerëve dhe mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, procesi nisi me rreth 35 minuta vonesë. Në disa […]
E pazakontë! Në Zhamë të Lushnjës qytetarët votojnë brenda një…dollapi!
Vendi i votimit LUSHNJE- Një mënyrë votimi e pazakontë po ndodh në fshatin Zhamë të Lushnjes. Qytetarët nuk janë pajisur me një dhomë të fshehtë votimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kështu, janë vendosur për të votuar nga një dollap. Për këto zgjedhje, dollapi ka funksionin e dhomës sekrete të votimit. votimet votimet
Zgjedhjet/ Voton Altin Dumani
Altin Dumani TIRANË- Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani. Kreu i SPAK, Dumani voton në qendrën e votimit në shkollën “At Zef Pëllumbi”, pranë njësisë numër 5 në Tiranë, së bashku me bashkëshorten e tij. I pyetur për strategjinë […]
PD letër KQZ-së: Boja fshihet lehtë nga gishti i votuesve, merrni masa
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me një letër, ku ka denoncuar problematika me procesin e votimit. LETRA: I nderuar Z. Komisioner,Nga anëtarët dhe vëzhguesit tanë në Qendrat e Votimit kemi marrë raportime të shumta se zgjedhësve nuk iu është bërë timbrosja dhe në rastet kur është bërë boja e timbrit […]