Voton Presidenti Bajram Begaj: Proces i qetë, qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre
Presidenti Bajram Begaj, së bashku me bashkëshorten, Armanda Begaj kanë votuar në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”. Në një mesazh për mediat, Presidenti e cilësoi procesin të qetë dhe theksoi se vullneti i qytetarëve duhet të dëgjohet. Bajram Begaj: Mu duk një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, vendin dhe demokracinë. […]
ZGJEDHJET 2025/ Voton Altin Dumani: Do të komunikojmë pas zgjedhjeve
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organiozuar (SPAK), Altin Dumani, ka votuar pak minuta më parë, i shoqërruar nga bashkëshortja e tij. Pas votimit ai tha për mediat se do të ketë një komunikim pas zgjedhjeve. “Do kemi komunikim pas zgjedhjeve”, tha Dumani ndërsa u pyet nga gazetarët për hetimin zgjedhor.
ZGJEDHJET 2025/ Nga Ferma VIP te kutia e votimit, Frederik Ndoci: E vetmja ditë që ka njeriu në këtë botë është dita e zgjedhjeve
Jo vetëm diaspora, por në këtë 11 maj për herë të parë në Shqiëpri ndodh që garuesit në një reality show si Ferma VIP, të shoqërohen LIVE dhe të shprehin vullnetin e ttyre. Pas Big Bastës, ka qenë radha e Frederik Ndocit që të lërë ambinntet e Ferma VIP dhe të shkojnë në qendrën e votimit […]
KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja në orën e parë të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para për pjesëmarrjen në zgjedhjet që po mbahen sot. Në orën e parë të votimit që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 1.81% nga 937 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ. Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet […]
I shoqëruar nga familja e tij, Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë
Kryedemokrati Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë. Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Liria, djali Shkëlzen Berisha, bashkëshortja e tij Armina Mevlani. Gjithashtu ishin edhe dy fëmijët e Shkëlzen Berishës, të cilët votojnë për herë të parë. Top Channel
VIDEO LAJM/ E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
Një situatë e pazakontë po ndodh në fshatin Zhamë të Lushnjës. Një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë në këtë ditë zgjedhjesh është kthyer në dhomë votimi. Qytetarët janë futur në dollapin e kthyer në dhomë votimi dhe kanë ushtruar të drejtën. Top Channel
Kandidati i PD publikon videon: Patronazhistët e PS orientojnë votuesit afër qendrës së votimit
Kandidati i PD-së në Fier, Luan Baçi ka publikuar një video ku thotë se patronazhistë të PS-së qëndrojnë afër një qendre votimi dhe orientojnë votuesit se si duhet të votojnë. Sipas tij kjo ishte arsyeja përse ka hyrë në qendrën e votimit për të informuar për këtë shkelje. Statusi i Baçit: Ne Fier patronazhistet vazhdojne […]
Probleme me pajisjen e identifikimit, komisionerët bëjnë regjistrime manuale në Peqin
Probleme me pajisjen e identifikimit është raportuar në Peqin. Teksa procesi zgjedhor po vijon, qendra e votimit 2275/01 po haset me problematika. Raportohet se komisionerët po bëjnë regjistrime manuale. Top Channel
Voton në Tiranë kreu i PSD, Tom Doshi: Rezultati do të jetë surprizë! Me Berishën s’bëj koalicion
Kreu i PSD, Tom Doshi ka votuar në Tiranë. Ai u shpreh se rezultati për partinë që ai drejton do të jetë surprizë në këto zgjedhje. Sa mandate kërkoni në këtë zgjedhje? Doshi: Kam shumë shpresë rezultati për partinë do të jetë një surprizë për gjithë Shqipërinë. Me zotin Berisha nuk bëj koalicion, me PS […]
Votimi në burgun e Fushë Krujës! Përjashtohen nga e drejta e votës 56 të dënuar
Në IVEP Fushë Krujë votojnë 282 të burgosur dhe të paraburgosur. Në total në këtë burg janë 338 individë. Pjesa që nuk voton përjashtohet për shkak të veprave penale për të cilët ata akuzohen. Veprat penale që këta përjashtohen nga e drejta kushtetuese janë parashikuar në ligjin 138/2015. Procesi i votimit në IVEP Fushë Krujë […]