Spanjë-Portugali, kthehet energjia, autoritetet nuk e dinë ende shkakun e ndërprerjes së pazakontë
Rikthehet energjia elektrike në Spanjë dhe Portugali, pas blackout-it që përfshiu gadishullin Iberik për 12 orë me radhë. Dritat u ndezën sërish në Madrid dhe në Lisbonë. Metrotë janë në funksion, edhe pse me vonesë. Shkollat janë rihapur dhe spitalet kanë rinisur operacionet e planifikuara, duke u përpjekur t’u përgjigjen në vijim të gjitha takimeve […]
Berisha takon Zëvendëspresidentin e PPE në Valencia: Diskutuam për rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Spanjë. Ai ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane (PPE), i cili po zhvillohet në Valencia. Në kuadër të këtij aktiviteti, Berisha zhvilloi një takim bilateral me Zëvendëspresidentin e PPE-së, Siegfried Mureșan, ku u theksua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri dhe Rumani, si […]
OKB ngre alarmin, publikon raportin: Mbi 72,000 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur që nga viti 2014
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin pas publikimit të raportit se më shumë se 72,000 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur përgjatë rrugëve të migracionit në të gjithë botën gjatë dekadës së fundit. OKB thekson se numri më i madh i vdekjeve vjen nga vendet e prekura nga krizat ekonomike. “Që nga viti […]
Në Gjadër nuk ka të zhdukur! Emigrantë janë riatdhesuar nga italianët në vendet e tyre të origjinës
Në kampin e Gjadrit nuk ka emigrantë të zhdukur. Burime të sigurta për Top Channel nga brenda kampit por dhe jashtë konfirmojnë faktin se 16 emigrantë janë larguar nga kampi i Gjadrit drejt Italisë. Sipas burimeve thonë se emigrantët janë larguar grupe në ditë të ndryshme nga aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit drejt […]
“Do bashkëpunojmë me PS”, kreu i PSD: S’më vjen mirë që bëjnë presion për votën. Nuk shkohet kështu në BE!
“Partia Social Demokrate, është shtëpia e të gjithë shqiptarëve, të majtë e të djathtë”, kështu u shpreh nga Korça, teksa prezantoi kandidatet e tij, kryetari i PSD Tom Doshi. “Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë/ Po luftojmë për mandatet tonë, por jo për të sjellë Berishën […]
Më shumë borxhlinj e më pak kursimtarë, rritet kredia e re për ekonominë në 36.2 mld lekë, depozitat ranë
Bizneset por dhe individët kanë trokitur më shpesh pranë dyerve të bankave këtë fillimvit për të marrë hua. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi i ekonomisë arriti në nivele historike duke arritur në 36.2 miliardë lekë kredi të reja nga 30 miliardë në mars 2024. “Gjithë rritja e stokut të kredisë vijnë […]
“Kur s’mëson nga gabimet, përsëriten në përmasa edhe më të mëdha”, Sula për lobimin e PD në SHBA: Historia përsëritet
Deputeti Dashnor Sula ka komentuar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook kontratën e lobimit të PD në SHBA. Ai u shpreh se historia përsëritet, pasi ish kryetari Lulzim Basha para disa muajsh u vendos në qendër të vëmendjes dhe përballë akuzave për burimin e parave të dyshimta për të lobuar në […]
“Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit”, raporti i OSBE/ODIHR: Disa rekomandime nuk janë zbatuar, partitë politike…
ODIHR ka publikuar raportin e përkohshëm për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Raporti përfshin periudhën 1 – 21 prill 2025. Në raport theksohet se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 po zhvillohen në një kontekst ndryshimesh të rëndësishme në sistemin zgjedhor, përfshirë për herë të parë mundësinë e votimit nga jashtë vendit. Ky zhvillim konsiderohet […]
“Historia po përsëritet”, gazetari i “Mother Jones” që zbuloi kontratën e Bashës reagon për lobimin e Berishës në SHBA: Po përpiqet të heqë ‘non gratën’
Jehona e kontratës lobuese dy vjeçare me vlerë 6 milion dollarë të PD-s, mbërrin edhe në SHBA. Komentohet si ujdi mes demokratëve shqiptarë me kompaninë “Continental Strategy LLC” duke synuar në të vërtetë heqjen Sali Berishës Nongeratën amerikane vendosur në Maj 2021 nga administrata Biden. Daniel Friedman një prej tre gazetarëve të revistës Modher Jones, […]
‘PD në 100 ditë mund të bëjë një ndyshim radikal’/ Alimehmeti: Problemi i shëndetësisë në Shqipëri ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama
Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Ilir Alimehmeti, deklaroi në edicionin e mesditës në Syri TV se shëndetësia në Shqipëri është e shkatërruar dhe qytetarët paguajnë nga xhepi për gjithçka. Ai theksoi se ndërsa qeveria pretendon ndërtimin e 53 spitaleve, sipas INSTAT ekzistojnë vetëm 43. Sipas tij, Edi Rama dhe qeveria e tij gënjejnë […]