Merr fund ngërçi politik/ Votohet konstituimi i Kuvendit, betohen deputetët e rinj!
Pas dy dështimeve, këtë të shtunë është konstituuar legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës. Raporti i përgatitur ka kaluar në Kuvend, ku janë betuar deputetët e rinj, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit Me 119 vota për ka kaluar raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e […]
“Jemi parti e papërlyer”, Agron Shehaj: Do të shohim çudira! Në Vlorë të dytët pas PS
Kryetari I Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, deklaroi se kjo forcë politike do të marrë mandat në të gjitha qarqet, në Vlorë do të jetë surpriza më e madhe. “Partitë politike vazhdojnë të jenë të njëjtat, edhe këngët në fushata janë të njëjta. Ne jemi parti e papërlyer.Ne sigurisht, […]
Rusia kërcënon Gjermaninë: Po dërguat raketat Taurus në Ukrainë, “futemi në luftë”!
Moska kërcënoi për herë të parë Berlinin, duke deklaruar se nëse goditen objektiva ruse me raketat gjermane Taurus, Rusia do ta konsiderojë këtë si përfshirje të drejtpërdrejtë të Gjermanisë në luftë. Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse thotë: “Me dërgimin e raketave Taurus, për në, Gjermania bëhet palë në luftë. Përdorimi i këtyre […]
“Ejani merrni dritë”/ Nisin në Jeruzalem përgatitjet për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë
Kanë nisur në Jeruzalem përgatitjet për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë në prag të Pashkëve. Pelegrinë te krishterë kanë mbushur Kishën e lashtë të Varrit të Shenjtë për të shënuar traditën shekullore, sipas të cilës çdo vit në të shtunën e Madhe të pashkëve ortodokse, zjarri i shenjtë u kalohet me qirinj besimtarëve. Ceremonia do […]
SHBA “goditja” e radhës ndaj Ukrainës, Bloomeberg: E gatshme të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë!
SHBA është e gatshme të njohë kontrollin rus mbi rajonin ukrainas të Krimesë. Lajmin e përcjell media e njohur amerikane Bloomberg, e cila citon burime të pohojnë se Uashingtoni është i hapur ndaj një lëvizjeje të tillë si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë paqeje mes Moskës dhe Kievit. Sipas të njëjtave burime megjithatë, […]
Maratonë me robotët në Kinë, 21 makineri humanoide garojnë me njerëzit dhe ia dalin
Robotët vrapuan së bashku me njerëzit në gjysmëmaratonën Yizhuang në Pekin të Kinës, si dëshmi e qartë e përpjekjeve të Kinës për të kryesuar një garë shumë më të madhe se kaq: atë globale për teknologjinë më të avancuar. Njëzet e një robotë humanoidë, të projektuar nga prodhuesit kinezë, vrapuan së bashku me mijëra njerëz […]
Kosovë/ Votohet raporti për verifikimin e mandateve, betohen deputetët e rinj
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave dhe kuorumit. Raporti u miratua nga 119 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në sallë. Kryesuesi i Komisionit, Artan Abrashi paraqiti para deputetëve raportin për verifikimin e mandateve, bazuar në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, përmban edhe listën […]
“Votuesit e diasporës po kontaktohen me video-call nga stafi i Bashkisë Berat”, Bozdo: SPAK të ndërhyjë urgjentisht
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Eno Bozdo përmes një deklaratë për mediat ka paraqitur fakte të reja se si manipulohet vota e emigrantëve. Bozdo gjatë fjalës së tij u shpreh se i gjithë stafi drejtues i Bashkisë Berat, si dhe i administratës së lartë vendore është përfshirë në këtë aferë. Ai shtoi se […]
“Mbështesim SPAK, sepse s’ka ndryshim pa luftë ndaj korrupsionit”/ Basha: Rama e shndërroi buxhetin në thes për shokët
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për deputetë Abaz Tafa zhvilluan një takim me banorët e Zall Bastarit dhe më pas në një punishte hekuri në zonën e Farkës në Tiranë. Duke folur për korrupsionin qeveritar me banorët e Zall Bastarit, Basha tha se qeveria e Edi Ramës vitin e kaluar […]
Merr flakë matësi i energjisë elektrike, evakuohen banorët e pallatit në Shkodër
Një zjarr ra këtë mesditë në një sahat matës të kabinës elektrike në një pallat në Shkodër. Si pasojë e tymit që ka përfshirë të gjithë pallatin, është bërë edhe evakuimi i disa banorëve. Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të normalizuar situatën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen. Top Channel