Zbulimi i ri! Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë
Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit ka zhvilluar një model të ri të quajtur “Probabiliteti i Zjarrit”, që përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar zjarret në mbarë botën. Ndryshe nga modelet tradicionale që bazohen vetëm në të dhënat e motit, ky sistem i inteligjencës artificiale përfshin informacione mbi thatësirën, burimin e zjarrit, ku jetojnë njerëzit […]
Ja si të shpëtojmë nga të çarat e këmbëve
Thembrat e çara janë një problem i zakonshëm, veçanërisht pas verës kur këmbët janë të ekspozuara ndaj diellit dhe këpucët e hapura. Përveç pamjes së shëmtuar, lëkura e plasaritur mund të bëhet një vend ideal për zhvillimin e infeksioneve kërpudhore dhe baktereve, kështu që kujdesi i rregullt i këmbëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Një nga […]
Zbulohet ‘misteri gjenetik’ i maceve kuqalashe pas 60 viteve
Pothuajse 60 vjet kërkime shkencore janë dashur për të zbuluar gjenin përgjegjës për ngjyrën portokalli ose ‘bjonde’ të macet shtëpiake. Dy ekipe të pavarura studiuesish kanë arritur në përfundimin se çdo gëzof me ngjyrë të zjarrtë tek macet tona të dashura është pasojë e mungesës së një segmenti të ADN-së në një pjesë jo-koduese të […]
PD zbulon detaje për pagesën e LaCivita, Këlliçi: Do të deklarojmë në KQZ gjithë kontratën
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Debat” nga Alba Alishani ka folur për drejtuesin e fushatës, Chris LaCivita. Këlliçi tha se përveç rolit të konsulentit, LaCivita është dhe një zyrtar i lartë i Partisë Republikane. Sa i përket pagesës së Chris LaCivita, Këlliçi deklaroi se ai është paguar nga […]
‘Synimi, kursimi i 1 miliard eurove’, Shehaj: Administratën do ta kthej me ‘kokën poshtë’, do t’i ‘shtrydh’
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, gjatë një takimi me qytetarët e degës nr. 7 në Tiranë, u shpreh se ai dhe forca e tij politike përfaqësojnë një model ndryshe nga partitë tradicionale. Ai theksoi se është i “papërlyer”, “i pakapur”, “i pakapshëm” dhe “i pakorruptueshëm”, duke theksuar se ka arritur gjithçka me punën e […]
Apartamenti “mister” mbi Veliajt, Lala zbulon detajet: Përdorej nga Gaz Paja, ja çfarë u zbulua
Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga kontrolli i SPAK në një apartament mbi banesën e Erion Veliajt. Lala tha se apartamenti është përdorur edhe nga Gazmend Paja, ndërkohë që aktualisht është marrë me qira nga dy shtetas të huaj, por edhe pse ka një kontratë qiraje, hetuesit dyshojnë se ky apartament përdorej nga Erion Veliaj dhe […]
Atentat me armë zjarri në Tiranë! Katër të plagosur, dy në gjendje të rëndë
Një atentat tronditi këtë mbrëmje kryeqytetin. Sipas informacioneve paraprake, katër persona të moshave 11, 17, 19 dhe 34 vjeç kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata po marrin trajtim në Spitalin e Traumës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ndërkohë që pritet […]
‘Zgjedhjet e 11 majit ofrojnë më shumë se dy alternativa’, Abilekaj: Partitë e reja janë serioze
Gazetari Enton Abilekaj deklaroi këtë të enjte, gjatë një interviste televizive, se zgjedhjet e 11 majit shënojnë një moment të rëndësishëm, pasi për herë të parë nuk kufizohen vetëm në dy alternativa politike. Sipas tij, qytetarët që nuk dëshirojnë të votojnë më as Sali Berishën dhe as Edi Ramën, tashmë kanë mundësi reale për të […]
Atentati me armë zjarri në Tiranë, policia: Katër të plagosur, dy prej tyre të mitur, 11 dhe 17 vjeç
Tirana është tronditur mbrëmjen e sotme një atentat me armë zjarri, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagpsur katër persona. Policia bën me dije se të plagosurit janë të moshës 11, 17, 19 dhe 34 vjeç. “Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë […]
Siria/ Tërhiqen qindra ushtarë amerikanë, mbyllen tri baza ne rajonin verilindor
Ushtria amerikane ka filluar një tërheqje të trupave të saj nga Siria verilindore. Sipas New York Times, Ushtria amerikane po mbyll tri nga tetë bazat e saj operacionale në rajonin verilindor të Sirisë, duke i zvogëluar praninë e trupave ushtarake nga 2000 në 1400. Sipas të njëjtit burim, këto janë MSS Green Village, bazat e […]