17 Prill 2025 Faqeja 20
890 rezultate u gjendën
Berisha në Berat ironizon premtimin e Ramës: Ishullin e Osumit e mori lumi

Berisha në Berat ironizon premtimin e Ramës: Ishullin e Osumit e mori lumi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet pasditen e sotme në Berat ku po prezanton kandidatët e Aleancës Shqipëria Madhështore.Kryedemokrati ironizoi premtimin e kryeministrit Edi Rama, për një ishull në lumin Osum. Ai akuzoi qeverinë se nuk ka investuar në qytet. “Berati, diamant në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore, këto 12 vite njohu një varfërim të […]
Lezhë/ Vritet me armë zjarri në fshatin Pllanë babai i Roan Brahimit

Lezhë/ Vritet me armë zjarri në fshatin Pllanë babai i Roan Brahimit

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Pllanë të Lezhës. Mësohet se viktima është babai i Roan Brahimit, i vrarë më 9 maj 2024 në Virona të Athinës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e autorit.
Lavrov i shkruan Dodikut, Rusia po merr masa për të ulur tensionet në Ballkan

Lavrov i shkruan Dodikut, Rusia po merr masa për të ulur tensionet në Ballkan

Rusia po merr masa për të ulur tensionet në Ballkanin Perendimor. Kështu thotë shefi i diplomacisë së Moskës në një letër dërguar presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, përmes së cilës shpreh mbështetjen për atë që e quan proces i mbrojtjes së kompetencave kushtetuese të entitetit në Bosnje dhe Hercegovinë.“Unë ndaj vlerësimin tuaj të lartë […]
Berisha: Do të ndërtojmë rrugë dhe vepra publike, të paktën 5 herë më shumë, se sa kanë ndërtuar këta në 12 vite

Berisha: Do të ndërtojmë rrugë dhe vepra publike, të paktën 5 herë më shumë, se sa kanë ndërtuar këta në 12 vite

Lideri i demokratëve Sali Berisha ka deklaruar nga Berati, se qeverisja e re PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të investojë të paktën 5 herë më shumë në rrugë dhe vepra publike, seç ka investuar qeverisja e Edi Ramës në këto vite. ‘Do rikthejmë shpresën, do rikthejmë besimin. Do nderojmë ata që e meritojnë, dhe e […]
Tragjike në Itali! Shkëputen kabllot e teleferikut, humbin jetën katër persona

Tragjike në Itali! Shkëputen kabllot e teleferikut, humbin jetën katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në teleferikun e Monte Faitos në Itali, ku katër persona kanë humbur jetën dhe shoferi i kabinës rezulton ende i zhdukur, si pasoj e shkëputjes së kabllove që mbanin teleferikun. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites të së enjtes, kur një nga kabinat e sipërme ra në tokë, pak […]
Të shtëna në kampusin e një universiteti në Florida, 4 të plagosur, autori ende i lirë në vendngjarje

Të shtëna në kampusin e një universiteti në Florida, 4 të plagosur, autori ende i lirë në vendngjarje

Mesditën e ditës së sotme në Universitetin Shtetëror të Floridës ka pasur të shtëna, sipas burimeve lokale të zbatimit të ligjit. Forcat e policisë u vendosën në kampusin e universitetit në Tallahassee, ndërsa studentët janë paralajmëruar të qëndrojnë larg dritareve dhe të qëndrojnë në dhomat e tyre, pasi “një person i armatosur është i lirë”. […]
Zelensky kërkon shpjegim nga Pekini, presidenti: Po prodhojnë armë dhe po furnizojnë Rusinë

Zelensky kërkon shpjegim nga Pekini, presidenti: Po prodhojnë armë dhe po furnizojnë Rusinë

Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy thotë se Ukraina ka prova se Kina po furnizon Rusinë me artileri dhe barut. Duke folur në një konferencë shtypi sot, presidenti i Ukrainës pohoi gjithashtu se Pekini po ndihmon me prodhimin e armëve të caktuara në territorin rus. “Ne besojmë se përfaqësuesit kinezë janë të angazhuar në prodhimin e disa […]
Si ta ndaloni dhimbjen e veshit në kushte shtëpiake?

Si ta ndaloni dhimbjen e veshit në kushte shtëpiake?

 Infeksionet e veshit mund të jenë shumë të dhimbshme dhe të pakëndshme, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Kur ndodhin, dëshira e parë është që simptomat të zhduken sa më shpejt të jetë e mundur. Trajtimi më i përshtatshëm varet nga lloji i infeksionit të veshit – i cili mund të jetë në […]
Durrës/ ‘Egërsohet’ deti, dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues me dy persona në bord

Durrës/ ‘Egërsohet’ deti, dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues me dy persona në bord

Një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det. Për shkak të erës së fortë që fryn nga drejtimi jugperëndim, mjeti lundrues që ndodhej në radhë është marrë nga rrymat detare dhe ka përfunduar në breg, në zonën e plazhit të Durrësit, mes Agipit e Teutës. Në bord ndodheshin dy […]
“Dumanin s’e mbështete, thjesht s’munde ta ndaloje nga halli që të ka rënë”, Basha ironizon Ramën: Nuk mashtron dot..

“Dumanin s’e mbështete, thjesht s’munde ta ndaloje nga halli që të ka rënë”, Basha ironizon Ramën: Nuk mashtron dot..

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit, i cili sot në Dibër kishte thënë se “ishte PS që ia kishte dhënë shpatën e drejtësisë Altin Dumanit”. Basha shprehet se Rama kërkon t’ua hedh me deklaratat e tij, sepse të gjithë e dinë që bashkë me dyshen e Trekëndëshit të Bermudës […]